Trump ‘ndërron mendje’: Nuk dua të shoh ndryshim regjimi në Iran

24 Qershor 2025, 15:26Bota TEMA
Trump ‘ndërron mendje’: Nuk dua të shoh ndryshim regjimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po flet në Air Force One ndërsa udhëton për në samitin e NATO-s në Hagë, duke u thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shohë një ndryshim regjimi në Iran, pasi ndryshime të tilla "shkaktojnë kaos".

Sipas mediave të huaja, komentet janë në kundërshtim me atë që tha Presidenti amerikan të dielën kur pyeti: "Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse nuk duhet të kishte një ndryshim të regjimit?"

Trump aktualisht është në rrugën e tij për t'u bashkuar me udhëheqës të tjerë botërorë në samitin dy-ditor të NATO-s.

Kujtojmë se më herët Trump paralajmëroi Izraelin të ndalte sulmet ndaj Iranit, pasi armëpushimi i lajmëruar nga Presidenti i SHBA ka hyrë në fuqi prej disa orësh.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ky mu bë më keq se naltgjatësia jonë!duhet të përgjigjet flakë për flakë se nuk i del shpirti!!naltgjatësia jonë sa herë flet si ky ja bën mutin muhabetit!kur flet endri fuga,ose kur këshillohet me të,naltgjatësia duket një person normal që ka marrë ilaçet rregullisht!kështu dhe ky tallashi portokalli!!mendon me zë!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      E mo, mirë. Do ta ndërrojë mendjen prapë.Ashtu i thonë, ashtu thotë, pastaj s'i beson më.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veshgusi

        Kontrabedal

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje