Një bazë e cila strehonte trupa amerikane në Irak është sulmuar me raketa, ndërsa mediat ndërkombëtare njoftojnë se nuk ka patur viktima dhe as të lënduar.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se baza që gjendej pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është goditur nga disa raketa Katyusha. Megjithatë, sipas “Reuters”, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes amerikane ka mohuar pretendimin se trupat amerikane kanë qenë shenjestër e sulmit.
“I gjithë personeli ushtarak është i sigurt dhe forcat ushtarake [amerikane] nuk kanë qenë shenjestër e sulmit,” tha zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes për Reuters në kushtet e anonimatit.
Incidenti vjen mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, në një kohë kur qarkullojnë spekulime të shumta nëse grupet militante Iraniane ose të mbështetura prej këtij shteti, do t’i materializojnë kërcënimet e tyre për hakmarrje pas sulmeve masive izraelite kundër grupit militant të Hezbollahut në Liban.
“Reuters” njofton gjithashtu se dy burime të forcave të sigurisë së Irakut dekalruan se hetimet paraprake treguan se tre raketa ishin lëshuar dhe një prej tyre ra pranë ndërtesave të përdorura nga forcat e kundër-terrorrizmit të Irakut, pa shkaktuar viktima dhe as të lënduar.
S'e kuptoj pse vazhdojne te kruhen keta?