Zgjedhjet në SHBA dhe kriza e votuesve të bardhë

25 Tetor 2024, 13:11Bota TEMA
Zgjedhjet në SHBA dhe kriza e votuesve të bardhë

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 duhet të shihen si pjesë e një konflikti politik afatgjatë që do të përfundojë ose me zhdukjen, ose me rikthimin e hierarkisë racore historike në SHBA. Rrëshqitja e Partisë Republikane drejt autoritarizmit dhe përpjekja për të vendosur sundimin e një pakice nuk mund të kuptohet ndryshe.

Nga Edoardo Campanella,* Project Syndicate

Kriza e demokracisë në vendet perëndimore shpesh i atribuohet pabarazisë në rritje, dobësimit të klasës së mesme dhe politikave ndaj migrimit masiv. Por një tjetër faktor i rëndësishëm është demografia, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku kërcënimi ndaj demokracisë lidhet me zhvillimet që prekin votuesit e bardhë. Duke qenë se këto trende demografike nuk mund të përmbysen lehtësisht, mosfunksionimi në rritje i Amerikës pritet të jetë një faktor me ndikim afatgjatë në politikën globale.

Pritet që, deri në vitin 2044, amerikanët e bardhë do të përbëjnë 49.7% të popullsisë së SHBA-ve, nga 70% që janë sot dhe gati 90% në vitet 1960. Ky ndryshim mund të ketë pasoja të mëdha nga pikëpamja politike dhe psikologjike. Për herë të parë në historinë e vendit, amerikanët e bardhë do të jenë një pakicë – edhe pse do të mbeten më të shumtë në numër se afro-amerikanët, hispanikët dhe grupe të tjera. Qysh tani, zbehja e ndikimit të votuesve të bardhë po krijon ndjesinë e statusit të humbur dhe të margjinalizimit, çka reflektohet pjesërisht në sondazhe ku rreth 60% e republikanëve shprehen se ndihen "si të huaj në vendin e tyre".

Në këtë kontekst, zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 duhet të shihen si pjesë e një konflikti politik afatgjatë, që do të përfundojë ose me zhdukjen ose me rivendosjen e hierarkisë tradicionale racore të vendit. Thënë më thjesht, demokratët sot përqafojnë idenë e një demokracie shumëracore, ndërsa republikanët duan ta bëjnë Amerikën "sërish të madhe" duke rikthyer elemente të supremacisë së bardhë.

Por ky konflikt nuk filloi me Donald Trump. Kandidatët republikanë për president kanë marrë shumicën e votave të bardha në çdo zgjedhje që nga viti 1964, viti kur Lyndon B. Johnson, një demokrat, fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe firmosi ato që njihen si“Aktet e të Drejtave të Votës dhe të të Drejtave Civile”. Më vonë, fitorja e Barack Obamës në 2008 ishte një moment i rëndësishëm për elektoratin e bardhë, shumë prej të cilëve filluan të përballen me pasojat e ndryshimeve të strukturës demografike të vendit.

Pas rizgjedhjes së Obamës në 2012, Komiteti Kombëtar Republikan përgatiti një raport që vinte në pah nevojën për t’u fokusuar më tepër në tërheqjen e pakicave. Megjithatë, në nivel shtetëror, republikanët ndoqën një drejtim të kundërt, duke dyfishuar përpjekjet për të tërhequr votuesit e bardhë përmes masave për shtypjen e votuesve dhe manipulimeve të zonave elektorale mbi baza raciale. Më pas, në 2016, Trump shfrytëzoi pakënaqësinë e votuesve të bardhë për të fituar nominimin si kandidat presidencial nga Partia Republikane.

Një tjetër presidencë e Trump do të intensifikonte betejën për të rivendosur hierarkitë racore e politike në Amerikë, duke patur parasysh planet e tij për të deportuar miliona emigrantë pa dokumente. Por edhe nëse Trump humbet, lufta do të vazhdojë. Trumpizmi ka gjasa të mbijetojë, pasi doktrina “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish,” tanimë është shndërruar në pjesë thelbësore të identitetit të Partisë Republikane, ndërsa partia i largohet konservatorëve të moderuar.

Mund të duket vetëshkatërruese që një parti ta bazojë të ardhmen e saj tek një grup demografik që është i destinuar ta humbasë peshën e vet politike – edhe pse mbështetja nga votuesit jo të bardhë për republikanët është rritur në vitet e fundit, çka reflekton efikasitetin e mesazheve për ringjalljen e sektorëve të ekonomisë ku edhe pakicat etnike gjejnë punësim. Por kushtetuta amerikane ofron një shpjegim në lidhje me këtë strategji. Siç vërejnë Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt nga Universiteti i Harvardit, sistemi amerikan përfshin disa institucione kundër shumicës, të krijuara me synimin për të garantuar stabilitet, por që mund të fuqizojnë gjithashtu një pakicë politike.

Për shembull, ajo që ka rëndësi në zgjedhjet presidenciale, nuk është vota popullore, por Kolegji Zgjedhor. Kështu fitoi Trump në 2016, edhe pse mori më pak vota se kundërshtarja e tij. Po ashtu, çdo shtet ka dy vende në Senat, pavarësisht nga numri i popullsisë. Deri në vitin 20240, pritet që rreth 70% e amerikanëve do të jetojnë të përqëndruar në vetëm 15 shtete, ndërsa 30% e mbetur, kryesisht të bardhë të moshuar, do të zgjedhin 70 senatorë.

Kombinimi i trendeve demografike, një Parti Republikane e “Trumpizuar”, dhe rregullat kushtetuese kundër shumicave, do ta bëjnë demokracinë amerikane edhe më pak funksionale në vitet e ardhshme. Ndonëse themelet e forta institucionale mund ta parandalojnë SHBA-në nga rënia në autokraci, ajo duket e destinuar të përjetojë periudha tensioni dhe konflikti politik të përshkallëzuar.

Në këtë kontekst, nuk është aspak e pabesueshme të imagjinohen kriza kushtetuese mes qeverisë federale dhe legjislaturave shtetërore në lidhje me administrimin e zgjedhjeve dhe të drejtave të votimit; ose midis Kongresit dhe një Gjykate të Lartë me një qasje gjithmonë e më ekstremiste ndaj të drejtave civile; ose midis Kongresit dhe një presidenti polarizues.

Nuk ka zgjidhje të shpejta. Çdo ndryshim kushtetues për të eliminuar Kolegjin Zgjedhor ose për të reformuar Senatin dhe Gjykatën e Lartë (anëtarët e të cilës kanë mandate të pakufizuara) do të ishte një nismë e vdekur që në nisje, sepse do të kërkonte shumicë të kualifikuar në të dyja dhomat e Kongresit dhe ratifikim nga tre të katërtat e shteteve. A mund të bashkohen amerikanët në qendër dhe të margjinalizojnë ekstremistët e djathtë dhe të majtë? Kjo nuk duket e mundur në një të ardhme të afërt.

Ndërkaq, zgjedhjet e këtij viti nuk do të prodhojnë një rezultat të thellë. Një fitore e Kamala Harris nuk do ta shpëtojë demokracinë amerikane, ashtu siç një fitore e Trump nuk do ta vrasë atë menjëherë. Përkundrazi, do të jetë një kapitull tjetër në konfliktin demografik që filloi gjashtë dekada më parë dhe që nuk duket se po përfundon.


*Edoardo Campanella është pedagog në Qendrën Mossavar-Rahmani për Biznes dhe Qeverisje në Shkollën Kennedy të Harvardit.

3 Komente

  1. P
    Per korrektese

    Pedagogët në universite Jane pergjithesisht të majtë. Edhe ky nuk ndryshon. Pretendon se nuk është racist, por natyrisht që është. Kur u zgjodh Obama president, njerezit dolën neper rrugë duke gëzuar e festuar se mori fund racizmi. Në fakt, gjatë presidencës se Obames Afrikan-Amerikanët nuk është petfituan me shumë te drejta. Me shumë perfituan latino-amerikanet në SHBA nga Obama-care. Dhe u vrane ose u trajtuan keq nga policia me shume zezake se sa kur ishin presidentë të bardhe. Trumpin nuk e kane votuar vetem të bardhet. Plot zezake votojne per Trump. Kjo perçarje është e ndyrë. Corporate America nuk pjerdh çfare ngjyre ka presidenti. Prandaj Obama nuk është se kishte në dorë ndonje gjë. Te tere ata refugjate me ngjyre që emigrojne në SHBA, po që SE duan president me ngjyre, pse nuk emigrojne në Afrikë ose Azi? Po hë pra, është sistemi që ka ndertuar SHBA dhe jo ngjyra që është problem. Sepse po të ishte nga ngjyra e bardhe, do ishin edhe ne apo Rusia demokraci e kulluar. Edhe vetë Gërqia që prodhoi emrin demokraci është një demokraci e dhjerë. Na doli ky "gogu" të na jape verdikt SeE Kamala Harris është shpetimtare e demokracisë, ndersa Donald Trump qenka vrasës i saj. Ky "gogu" Campanella qenka shok me "gogun", tonë Alfred Lela.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Geri NYC

      Cucket liberal si ky do jene shkaku per fundin e Amerikes. Ngadale ngadale po kthehet si Brazili, a shithole.

      Përgjigjjuni
      1. J
        John Smith

        Nuk ka asnje krisze, krize ka vetem ne legenat multi-milardiere qe sperdridhen pro Kamales, a thu siku ajo eshte shpetimtarja (ka 4 vjet qe eshte ne pushtet). Kriza e tyre shpjegohet me ket paragraf: Kur ajo debilja tjeter qe votjone ata ne krize, gruaja Kintoninit, i thote Trumpit qe ti shmang taksat, Trumpi ja kthen: Po, i shmang, ti ke pasur pushtetin dhe mund te besh ligje qe mos shmangen taksat, po nuk e ben sepse nuk te lene miqte dhe ato qe te financojne fushaten.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje