
Një kompani me bazë në Kanada prezantoi projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një mjeti udhëtues që i përngjan shumë një treni, i cili do të udhëtojë me shpejtësi deri në 1000 km në orë.
Një maket i “FluxJet” u prezantua nga kompania TransPod në Toronto, dhe për shumë njerëz ky mjet hibrid ‘aeroplan-tren”, mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin.
Shpejtësia e madhe bazohet në parimin e ngjashëm me konceptin “hyperloop” i bërë të famshëm nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk. FluxJet do të lëvizet me shpejtësi të lartë në një tub të mbrojtur duke përdorur teknologjinë inovatorët të “fluksit të fshehtë”
Vagonët ngrihen ‘në ajër’ në mënyrë magnetike dhe tubat e vakumit i lejojnë ata të udhëtojnë me shpejtësi të madhe.
Faza e parë e propozuar e asaj që vlerësohet të jetë një projekt infrastrukturor prej 18 miliardë dollarësh do të lidhë qytetet kanadeze të Calgary dhe Edmonton.
Ky eshte nje projekt i shtrenjte qe kerkon shum nderhyrje ne natyre. Edhe nese realizohet diku, me siguri nuk do te ket shtrirje te gjere.
Kjo teknologji ka filluar te zhvillohet ne Gjermani ne 1969. U ble tekonologjia nga Kina dhe eshte ne pune ne disa segmente (me 500 km/h). Emri ishte Transrapid. https://de.wikipedia.org/wiki/Transrapid Kur u krijua si teknologji Elon Musk as kishte lindur e as kishte ngjizur. Ajo qe beri ai eshte qe po e zhvillon me tej.