Kërkoi divorcin, vëllezërit e gruas ‘zhdëpin në dru’ vlonjatin

1 Korrik 2023, 16:40Kronika TEMA

Kërkoi divorcin, vëllezërit e gruas ‘zhdëpin në

Korrespondenti i “Aldo Morning Show”, Albi ka raportuar këtë të shtunë nga Vlora një rast ku një 40-vjeçar është dhunuar nga vëllezërit e gruas së tij. Kjo sepse ai i kishte kërkuar divorcin.

Mesa duket gruaja nuk ka qenë kurrsesi dakord dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës ka lajmëruar dy vëllezërit e saj.

Albi: Një zotëri rreth të 40-ave është dhunuar nga dy kunetërit, nga vëllezërit e bashkëshortes pasi ai i kishte kërkuar disa herë gruas së tij për t’u ndarë. Por, kjo zakonisht e merrte si lojë dhe nuk donte të ndahej. 

Zotëria ka gjetur momentin që gruaja nuk ishte dhe ka futur të dashurin në shtëpi. Kur ka ardhur, ajo i ka parë dhe ky i ka thënë që të kam thënë se dua të ndahemi. Zonja ka lajmëruar vëllezërit dhe pastaj janë mirëkuptuar. Pas një sqarimi të mirë, janë ulur e kanë biseduar për orë të tëra…

Aldo: Mos më thuaj se janë qerasur.

Albi: Po, po! Aty filloi debati jo i kam unë jo i ke ti…

Albi: Kur doli nga dera e shtëpise ishte pak me sy të nxirë.

2 Komente

  1. e
    edmond koder rreshen

    Ka futur te dashurin ne shtepi ! Dmth ky Tipi donte me u nda me Grun,per te vazhdu jeten me nje Burr tjeter ?! Hej bela ...po pse mbas martese e kuptoj se i perket shoqates tjeter !!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Thone qe druri ka dale nga xheneti , te tregon rrugen kur e humbet ate .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje