
Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm. Duke marrë parasysh pretendimin e saj se paratë që i vodhi pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi, ia kishte lënë xhaxhai për t’i mobiluar banesën, hetuesin kanë vendosur që ta verifikojnë deri në fund.
Ndaj kanë nisur që të kontrollojnë pasurinë e xhaxhait të saj, që sipas Klosit ndodhet në Amerikë ku edhe po kurohet nga një sëmundje e rëndë.
Sipas informacioneve pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë të domosdoshme pas deklarimeve dhe dokumentave që Klosi ka paraqitur përpara hetuesve për të justifikuar shumën prej 120 mijë eurosh që u pretendua se ia kishte marrë pastruesja.
Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se paratë e vjedhura janë të tijat dhe nëse mund që t’i provojë se vijnë nga burime të ligjshme.
Ndërkohë që mister mbetet se kujt i përkasin 400 mijë eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.
Deri tani, as për sendet me vlerë nuk është interesuar askush, ndërsa personat që janë marrë në pyetje kanë mohuar si pronësinë e tyre, por është vendosur që të kontrollohen nëse në kartmonedha ka shenja gishtash që mund të çojnë tek pronarët e parave. E teksa hetimet vazhdojnë, Rozeta Dobi dhe i biri i saj, Havieri, ndodhen në ambientet e paraburgimit pasi akuzohen për vjedhje.
Ne tjerëve kushërijtë po na nxjerrin sytë për 5 mt tokë ,kurse këtyre hunderrave të administratës i dhurojnë me miljona lekë ?
Do cohet sindikata e pastruesve ne mbrojtje te Dobit.
Po c’kushurinj ore?! Vellai vellait thuaj!
Te lumte goja ketu ku banoj un vellai i mbolli hashash vellait per ta fut ne burg jo me te te japin leket .
sa goxe e omel duhet te jesh mi Alda qe te le xhaxhesha gjithe ato pare.... ne xhaxheshat mire qe s'na hedhin helm minjsh kur u shkojme per vizite nje here ne vit
Hahaa, e madhe je.
Hajdutet qe vodhen hajdutet sot jane ne burg! Te shohim çfare ka per te ndodhur me hajdutet qe vjedhin shtetin…! Historite e te gjithe ketyre njelloj jane, asnje nuk i justifikon te ardhuarat, dhe askush nuk eshte ne burg
Po mire moj zonje nuk e di ti qe Amerika nuk perdore Euro por dollare dhe me qe i kishe te ligjshme keto para pse nuk i fute ne banke?
Ja u gjen vendin ajo parave.Pas disa ditesh del nje ngjarje e re dhe kalojne tek tjetra dhe kjo lihet ne harrese.Kurre nuk behet ky vend i ndyre hajdutesh dhe te korruptuar deri ne palce!
po salih brisha ,familja e tij perse nuk hetohet ,por ilir mutaj qe kane bo pasuri sheikesh dhe kane disa Vila Hotele Resorse Prona , te kujt i kan ? Perse nuk i Heton Spak ? Ka frik apo i sherben Dyshes Krimit Politike dhe sjkaterruesve te Shqiperise ? Perse nuk ndihen Pushtat ne Qeverri dhe kerkojne nga Spak hetime per gjithcka kane salih brisha e ilyer mutaj ? Cfra Drejtesie eshte kjo qe nuk heton Kriminelet e Politkes qe kan Pasuri Sheikesh dhe hetojne ne menyre tinzare mbasi i kan futur Pastruesen te Palcike Shtepine e nji punonjese te X Dikasteri te Qeverrise ? Kto s'jan metoda Drejtesie por veprime mafioze .Qeverria e leshit duhet te reagoje dhe kerkoje nga drejtesia drejtesi e jo lojra mafiozesh .Mos te harrojme se shumica e Gjyqtareve dhe Prokuroreve jane shkarkuar per korrupsion e pse jo lidhje me krimin e organizuar per Pasurite qe s'i justifikojne dot . Kta te Soakut nuk ndryshojne aspak nga Koleget e tyre te qit jasht Dreqesise Shqiptare
O kokedele clidhja ka ketu Berisha dhe Meta?! Po flasim per ata qe po na vjedhin tani e jo ata qe kane vjedh para 10 vjeteve
pse atyre meqe paskan vjedh para 10 vjeteve tjua falim thua ti?
Pyet Ramen sepse nuk hetohet Saliu dhe Iliri. Ai nuk do qe te hetohen se kane marrveshje midis njeri tjeterit qe te vjedhin popullin. Rama e ka filluar vjedhjen ne nje kohe me Saliun. Ata vidhnin shtetin dhe ky vidhte biznesmenet e ndertimit ne Tirane kur ishte kryetar bashkie
Shenja gishtash ne kartmonedha !!!!!
Cfar te them moj Baxhelle? Lum ti e mjer une, apo Mjere ti dhe Lum une? Xhaxhai jot te len Mijera euro, ai imi Rahmet past thoshe: ato qe nuk do qe ti bejne ty, mos ja bei te tjereve. Nqs ke mundesi ti ndihmoshe te tjeret, ndimoi, nqs nuk mundesh me i ndihmu, leri ne Hallin e tyre. Ata Rq e Opozites kur ishin ne Pushtet, Vran e Pren, Vodhen dhe e Bastisen Shqiperin, por edhe ju Rq e Ripjelljes perjashto Vrasjet, me te tjerat nuk ja keni len Manget.
Ripjellja i ka kapur dhe ne vrasje.. mos harro Klodian Rashen dhe viktimat e tjera. Ne vjedhje i kane kaluar, vetem Becchetti ka vajte mbi 100 mln euro
Xhaxha 'Tigri' i la 'mbesë' koteles një cironkë..
Kushedi SA leke I Ka lene xhaxhesha Rames.....?
Qe parate te quhen te vjedhura duhet t'i perkasin dikujt. Persa kohe nuk ka asnje denoncim per vjedhje ato para nuk mund te quhen te vjedhura. Mund t'i akuzojne per perfitime te paligjshme dhe per mosdeklarim te ardhurash por kurrsesi per vjedhje. Nese do te kene nje avokat te zotin dalin pa lagur dhe gezojne ato qe morren.