
Reperja e njohur Loredana së shpejti do të publikojë një libër autobiografik. Si kurrë më parë, Loredana do e shohim si shkrimtare, të jetës së saj.
“Historia ime është e trishtë”, shkruan Loredana ndërsa ka publikuar kopertinën e librit i cili do të titullohet When My Heart Broke” (“Kur m’u thye zemra”), dhe do të publikohet më 18 nëntor.
“Sigurisht, të gjithë mund ta cilësojnë historinë e tyre si më të trishtën, dramatiken dhe më lënduesen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta, sepse është e imja, më kuptoni? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar atë”, - u shpreh Loredana në postimin e saj.
“Kështu që, dua t’ju mirëpres në historinë time, të cilën e kam shkruar. Edhe pse është lënduese ndonjëherë që t’u rikthehem plagëve të vjetra dhe t’i përjetoj sërish ato”, vijoi ajo.
Loredana thotë se ky libër tregon eksperienca të cilat ajo kurrë më parë nuk i ka bërë publike.

Do flak gjithë koleksionin nga Dostojevski Kafka Kadare Cervantes etj do marr librin e Loredanës dhe Mamaqit si të bëhen milioner me paratë e të tjerëve
Sa vjece eshte kjo
Nuk mbeti prostitute pa shkruar aotobiografi, por ato e kene te thjeshte se vetem hypesat do te numerojne n.q.s. se i kane mbajtur shenim, se per kujtese nuk ka mundesi......jane me qindra.