Mesazhi i NASA-s rrezikon Tokën nga një sulm alien, paralajmërojnë shkencëtarët

18 Prill 2022, 21:00Lifestyle TEMA

Mesazhi i NASA-s rrezikon Tokën nga një sulm alien,

Disa shkencëtarë nga Oxford kanë paralajmëruar se një mesazh i koduar që NASA po planifikon të dërgojë në hapësirë do ta vinte planetin tonë në rrezik nga një sulm alien.

Përgjigja e pyetjes, a jemi vetëm në këtë univers? – i ka munduar gjithnjë shkencëtarët, por të gjitha përpjekjet për të gjetur prova të jetës inteligjente deri tani kanë dështuar.

Dhe ky mesazh ka pikërisht këtë qëllim – vendosjen e një ure komunikimi mes nesh dhe civilizimeve të mundshme aliene.

Para se të vdiste, fizikanti i famshëm Stephen Hawkings ka paralajmëruar vazhdimisht kundër përpjekjeve të tilla të cilat duhet thënë nuk janë të parat.

Mesazhi i parë i kësaj natyre është realizuar në vitin 1974 dhe qëllimi i tij ka qenë pikërisht transmetimi i koordinatave të sakta të vendndodhjes së planetit tonë në galaktikë.

Ky mesazh quhej Arecibo, dhe versionit të tij të përditësuar në vitin 2022, i është dhënë emërtimi “Feneri i Galaktikës”.

Në mesazh tregohet vendndodhja ekzakte e sistemit tonë diellor si dhe një ilustrim i Rrugës së Qumështit, sipërfaqes së tokës, ADN-së tonë si dhe figurave të një burri dhe një gruaje humane.

Gjithashtu, në mesazh përfshihen disa koncepte bazike matematikore dhe fizike si edhe disa informacione rreth përbërjes biokimike të planetit Tokë.

Mesazhi përfundon me një ftesë takimi mes nesh dhe këtyre civilizimeve.

Sipas akademikëve të Oxford ama këto përpjekje po injorojnë tërësisht mundësinë se këto civilizime aliene mund të mos tregohen edhe aq miqësore ndaj nesh.

Sipas disa deklaratave të shkencëtarit Ander Sandberg nga Institutin e të Ardhmes së Njerëzimit në Oxford për The Telegraph, transmetimi i këtyre informacioneve sensitive në hapësirë e përball tokën me një rrezik të konsiderueshëm.

Në vitin 2015, Hawking ishte pjesë e një eventi gjatë të cilit ai tregoi mbështetjen e tij për kërkimet e jetës aliene, ama ai gjithashtu paralajmëroi kundër ekspozimit tonë ndaj tyre duke marrë një shembull konkret nga përballjet e njerëzimit me specie më pak inteligjente se vetja.

“Nëse hedhim një sy kah historia, kontakti mes njerëzve dhe organizmave më pak inteligjente ka provuar të jetë gjithnjë shkatërrues – të paktën nga këndvështrimi i species tjetër – ndaj edhe takimet mes civilizimeve më të avancuara me ato me primitive kanë shkuar gjithnjë keq për ato më pak të avancuarat,” – tha ai.

Hawking shtoi se alienët kanë shumë mundësi të jenë më të fuqishëm dhe më inteligjent se ne dhe se “ata mund të na shohin ne, njësoj siç ne shohim sot bakteret.”

12 Komente

  1. Kosher është ky turkofil që e ka përkthyer këtë tekst duke përdorur fjalën turke "ama" si bukë e djathë??? Drejtshkrimi i shqipes ka fjalën "por" ne ato situata.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      vari trapin se na mbytën si të "diturit" që përdorin fjalë italiane a angleze dhe të paditurit që kanë mbetur në kohën e sulltan salepit!! pakicë kanë mbetur shqiptarët!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artani

        Ke folur si Koco Devole te humori kur shkon te vizitohet ne spital.

        Përgjigjjuni
      2. B
        B.B

        Më mir turkofil se sërbofil

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          i njëjti mut me kutërbim të ndryshëm!! nuk e di përse nuk doni të jeni shqiptarë?? nuk e di se përse duhet të mbani një kar në bythë patjetër?? nuk ju mban vrima pa tapë??

          Përgjigjjuni
        2. m
          mergim tari

          “..... mes civilizimeve më të avancuara me ato me primitive kanë shkuar gjithnjë keq për ato më pak të avancuarat,” Shikoni civilizimin primitiv qe solli alieni Sali Berisha ne Shqiperi, per te vertetuar ate qe thuhet me siper ne shkrim

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Fizikanet ne Shqiperi nuk besojne se alienet kane vizituar Token me pretedimin se largesia me Token ku ato besohet se jetojne, Rruga e Qumeshtit, eshte shume e madhe. Nuk mjafton koha per te arritur ne Toke, edhe sikur te kene shpejtesine e drites, duke patur parasysh jetegjatesine e alieneve qe mendohet deri 400 vjet.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              buje,a ke mësuar ndonjëherë se ku jeton ti?? akoma nuk ta kanë thënë se në kë galaktikë e ke "adresën"?? " largesia me Token ku ato besohet se jetojne, Rruga e Qumeshtit,",tallash dhe ne në të njëjtën galaktikë me këta alienët jemi!!dhe ne në rrugën e qumshtit jemi,or taj!! lene atë muhabet se qelb tepër për ty!!mo ja fut si pela kaut!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan

                Hahaha, edhe jetegjatesia 400 vjet eshte gallate fare.

                Përgjigjjuni
            2. N
              Na u shtua dhe një program tjeter !

              Me sa duket NASA , do ketë mbetur keq me BUXHETIN , duhen ca FONDE për të përballuar REZIKUN e ndonjë sulmi nga ALIENET , njëjt si ata te programeve të ngrohjes , apo të ftohjes të planetit !

              Përgjigjjuni
              1. m
                mik

                Egzistenca e alienve do zevendesoje legjenden e Atlanteve.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  nëse alienët egzistojnë si e përfytyrojmë ne!? nuk kanë shumë nevojë për mesazhe të veçanta të dërguara nga ne kemi mbi 100 vjet që dërgojmë në hapsirë mesazhe radio!! nëse ne po kërkojmë prej gati 70,80 vjetësh për ti gjetur ata!? ata duhet të kenë një përparsi, të paktën, disa shekullore me ne!!prandaj nëse na "gjejnë",duhet të kenë,në radhë të parë dëshirën,në radhë të dytë dhe mundësinë për të lëvizur në drejtimin tonë!nëse i kanë këto dy mudnësi!? atëherë fare thjesht mund të themi ne duhet të bëjmë atë që bëjmë gjithnjë sa herë "bie shi"! në tërë kuptimin e fjalës "sihun e lëmë të bjerë"!! nuk do të kemi asnjë mundsi ti ndalojmë!!përveç filmave!!

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje