Gene Hackman, aktori amerikan dhe legjenda e Hollivudit, fitues i dy çmimeve Oscar dhe katër Golden Globes ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në New Mexico. Hackman lindi më 30 janar 1930 në qytetin e San Bernardino, Kaliforni. Pas një fëmijërie të vështirë në të cilën i ati i braktisi, ai vendosi të regjistrohej në Marinën në moshën 16-vjeçare, duke gënjyer për moshën e tij. Aktori kalifornian pati një karrierë të suksesshme në botën e aktrimit, duke marrë pjesë në më shumë se 80 projekte, duke përfshirë filmin, teatrin dhe televizionin dhe duke aktruar në filma prestigjioz si “The French Connection”, “Misissippi Burning”, “Unforgiven” ose në sagën “Superman”.
Pika e kthesës në karrierën e tij, siç është shprehur dhe vetë aktori, ishte interpretimi i tij si Buck Barrow në Bonnie and Clyde, film i drejtuar nga Arthur Penn që e vendosi atë në Hollywood dhe për të cilin ai u nominua për aktorin më të mirë dytësor në Oscars 1967. Gene Hackman grumbulloi një pasuri të madhe falë pjesëmarrjes së tij në filma dhe produksione të mëdha, por edhe për investime të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë shtëpitë e tij në Kaliforni dhe New Mexico. Faqja e internetit bioscops.com e vendos vlerën e tij neto në 90 milionë dollarë në vitin 2024, në të cilin ai fitoi një të ardhur mesatare vjetore prej 6 milionë dollarësh. Aktori fitoi, sipas blogut, 30 milionë dollarë në pesë vitet e fundit.
Aktori ka 3 fëmijë me Faye Maltese, me të cilën jetoi mes viteve 1956 dhe 1986, vit kur u divorcuan; Christopher Allen, Elizabeth Jean dhe Leslie Anne. Vdekja e Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, thuhet se është e dyshimtë vetëm disa orë pasi policia tha se nuk dyshonte për vrasje. “Vdekja e dy individëve është mjaft e dyshimtë për të garantuar një hetim të plotë, pasi ankuesi e gjeti derën e përparme të banesës të pasiguruar dhe të hapur”-thuhet në urdhrin e kontrollit. Nga hetimet e deritanishme është konstatuar se nuk ka pasur rrjedhje gazi dhe se janë gjetur pilula të shpërndara.
O shurrat e Dites, nuk thuhet "Trashegimnia milionere", por milionat e trashegimnise.. Ose Trashegimnia shume milioneshe... Trashgimtarja milionere,, Jeni me te meta mendore, o shurrat e gazetes. Mos e tregoni kaq hapur, se na e shpifet gjuhen shqipe