Detaje nga takimi me dyer të mbyllura Erdogan-Rama, ja për çfarë biseduan dy liderët

23 Shtator 2024, 09:02Politika TEMA
Detaje nga takimi me dyer të mbyllura Erdogan-Rama, ja për

Zbardhen detaje nga takimi me dyer të mbyllura i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama  të dielën në New York, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


Gjatë takimit të tyre u diskutuan lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale. Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York.

Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiye.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”, transmeton Anadolu.

4 Komente

  1. R
    Rama Zoni

    Ok, po nuk na thate cfare qendrimi mban Rama per masakrat qe po i behen popullsise palestineze, ne vecanti grave dhe femijeve. Apo per sa kohe jane larg b*thes tone, ne jemi ne rregull. Serbia po armatoset e mund ta rifilloje luften ne Kosove, e larg qofte te perseritet e njejta skene sic po behet me Palestinezet,. Atehere do themi obobo .... Po per shtetin e Qerbelase a u fol ndonje fjale more se jemi ne merak te madh. Sikur duket pak keq kjo pune per baba Taipin se vete ato kane qene dikur qe i perzune nga vendi i tyre , e tani baba (Ed) mondi po i ben me shtet sovran. Zot i madh ne cfare kohe po jetojme. Dy fytyresi e dyqind standarte ne cdo ane

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Me sullton regjepin ky i gjati rri si qen i rraf po hajt mo... lol po i ferko qafen sulltoni kti tonit qe u detyru me shpall shtetin islamik ose shkurt uli breket dhe u perkul para sullton regjepit...me demek palestina qe nuk njef kosoven tani u bo motra jone dhe neser bohena me i vlla te ri hezbullaun qe te qetsohet sullton regjepi i ke hy detit n kom o Ram djali .. daj Samiu o tu t pa vonger

      Përgjigjjuni
    2. P
      PRIVATE SESSION

      Turqia po dëbon Sirian familjar nga territori sajë., marrdhëniet tona me këtë supërfuqi të dikurshme janë zbehur, për të mos thënë që janë fikur. Sot Turqia ka përmirsuar marrdhëniet me Sërbin, duke investuar miliarda euro në shumë fusha.

      Përgjigjjuni
      1. R
        REZARTI

        O GAZETAR APO SHKRUSA TE KESAJ GAZETE //// PO NE TITULL THONI TAKIM ME DYER TE MBYLLURA E NGA ANA TJETER PO THONI JA CFAR U DISKUTIU KUSH TI THA TY SE CFAR U DISKUTUAAA ?????????? PORDHET E RRAMES APO TE QENIT ERDOGAN SE RAMA ATJE I KA GROPOS PARRAT NE TURQI OK

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje