Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocionin me debat me Ramën, Balla: Hap i madh, dokumenti nuk kishte firmën e “non gratës”

23 Maj 2022, 10:37Politika TEMA

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocionin me

Kuvendi ka rrëzuar me votat e mazhorancës kërkesën e PD-së dhe LSI-së për mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama, për deklaratat e këtij të fundit se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse në Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se opozita kishte bërë një hap të madh, pasi në dokumentin e paraqitur nuk ishte firma e Sali Berishës. Sipas tij, çdo kërkesë që do të ketë firmën e tij do të refuzohet menjëherë.

“Dy fjalë për aspektin formal lidhur me paraqitjen e kërkesës. Kjo kërkesë nuk përmbush atë që përcakton neni i rregullores, dhe aspekti formal nuk përmbushet. Dua ta falenderoj propozuesin dhe propozuesit, se në kërkesë që është në Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media, këtu nuk është firma e non gratës, te ajo që ka qarkulluar në media është. 

Bëni mirë që keni reflektuar se nëse është firma e non gratës ajo refuzohet direkt. Në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë Shqipëria të ketë të drejtën të kërkojë ndarjen nga ajo është në të drejtën tonë”, tha Balla.

 

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Nëse vazhdon misteri në zgjedhjen e Presidentit nga parlamenti, atëher kuptohet që kësaj here zgjidhet Gramoz Ruçi nga PS dhe herën tjetër Jozefina Topalli te PD.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje