Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

9 Maj 2026, 08:25Politika TEMA
Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar

“Pas tetë protestave, në të cilat pjesëmarrja vetëm ulej vazhdimisht, ajo e radhës mund te jëtë pas kampionatit botëror të futbollit ose pas sezonit të plazhit”.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu. i cili në një intervistë për Report Tv shtoi se protestat i realizuan 2 qëllimet kryesore të Sali Berishës.

“Dy ishin qëllimet e protestës, e para për të hequr Adriatik Lapajn nga bulevardi si konkurrent opozitar. Dikush mund të thotë se ka frikë Adriatikun, në politikë Berisha dhe Rama kanë një strategji tjetër, Berisha ka qenë gjithmonë keqësues i këtyre partive të reja. E rivaloi me protesta dhe pastaj e joshi me marrëveshje deri t’i djegë fare. Qëllimi i dytë, lanë në hije partinë e Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Në perceptimin e publikut dhe opinionit, kush ka njerëz më shumë, ai është më i fortë, nëpërmjet protestave eliminoi protestat e brendshme. Atëherë kur Salianji filloi foltoret, tentoi të dalë në shesh për të rivalizuar foltoret e Saliut”, tha Spahiu,

3 Komente

  1. M
    Munika

    Pra, ka ardhur koha qe demokratet e mashtruar te protestojne fuqishem para SHQUPIT, derisa ta heqin zvarre kufomen non grata qe mban te ozurpuar opoziten.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ***_*****Straits

      eh , Adriatiku i shkrete , nga njera ane nuk e do Saliu ,...nga ana tjeter nuk e duan edhe legenat e Temes qe e masakruan kur dilte ne proteste.........o Kreshnik , nje gje nuk kuptoj , cfare vlere ka te komentosh varrimin e nje "te vdekuri" te pakallur ???? Me mire merruni me te gjallet qe na e shkerdhejne jeten cdo dite !!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. ○○○○○

      Protesta e 8-tē kombetare e opozitës dhe km i fundit, nga zyra ish kryeministrit Berisha te ish zyra ministrit tē brēndshēm Noka.PD rrezikon tē mos kapi 4% nē zgjedhjet bashkiake tē pranverēs 2027 dhe legjislativet tē 2029.Siq e pohoj dhe vetē doktori qē qēllimi tijē ēshtē tē qendroj kryetar si Mediu i Partis Republikane.Sot numri i tē pa kēnaqurve me politikēn e Ramēs po bie dita ditës pasi ankesat e opozitës, selia rozē ka mundēsi ti korrigjoj dhe kēshtu qē programi PD-sē shembet si kala rēre.Protestave kombetare po ju vjen fundi, pasi Alibeaj, Basha, Bardhi., e kan kuptuar prej kohēsh, ndērsa Berisha i zhvillon pēr tē ulēritur se ja kērkon truri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje