Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte mëngjesin e së shtunës në Gjilan, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në një njoftim për media, Prokuroria tha se ata u arrestuan gjatë një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe vjen pas një hetimi disamujor.
Ata dyshohet se ishin përfshirë në krime lufte si, vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e civilëve në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan REL.
“Në kuadër të këtij aksioni… janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999… me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare”, thuhet në njoftim.
Prokuroria i akuzon ata edhe për rrëmbim, përdhunim, rrahje, troturim fizik dhe psiqik të civilëve, si dhe për plaçkitje, shkatërrim dhe djegie të pronave të shqiptarëve.
Prokuroria shtoi se, për personat e lartcekur. do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.
Po kapen kriminelet edhe pse eshte pritur se do arrestoheshin me moti sidoçoft nuk eshte vone vetem se kam frike se gjykata do te thot kan kaluar vite dhe deshmitaret nuk i kan vuajtjet e fresketa qe gjykata tu beson, ani se kan vrar e djegur luftes ka qene, e te tjera arsyetime sepse ketu behet fjale per serbet e sikur te ishin shqiptar ndryshe do flitej, personalisht nuk près se do te denohen duke pare se si kan shkuar rastet tjera deri mebtash pshe ai bajrioviqi u denua me 12 vite me duket per 13 te vrar e te masakruar kurse komandant Cali 26 vite se ka lejuar nje ushtar ti japi nje shpulle nje shpiuni,apo ai tjetri ushtar Ujku me 18 vite burg se ka uliritur si ujku thone deshmitaret dhe kjo i ka friguar dhe hop 18 vite po sikur ta kishte lshuar zemra ndonje shpiun nga friga e uluritjes ska dyshim se ai do denohej se paku dy tri her ma shum qe i bie 36 ose 44 vjet e sikur ti kishte kallur per se gjalli siq thuhet per keta 5 kriminelet serb ateher sa vite do ishte denuar i gjori, po nejse vrasja dhe kallja e njerezve per se gjalli nuk klasifikohet njejt e sidomos nese viktima eshte shqiptar andaj nuk pres asgje nga ky arrestim ose ne fund do te denohen me nga dy jave burg dhe nga 40 euro gjobe si çdo her se deshmitaret nuk binden gjykaten.