
Po të mos ishte më shumë se 51 % e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuara pro tërheqjes së Anglisë nga Bashkimi Evropian, qasja e Britanisë së Madhe karshi Ballkanit Perëndimor, e në veçanti karshi Kosovës do të ishte shumë më ndryshe.
Kështu të paktën ka thënë në një intervistë ekskluzive për Albanian Post, Denis MacShane, ish-ministër i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, duke kujtuar një bisedë të tijën, në atë botë, me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, rreth Ballkanit Perëndimor.
Denis MacShane, i cili ka shërbyer për më shumë se 3 vjet si Ministër për Evropë në kabinetin e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka kujtuar një fakt të hidhur në raport me çështjen e Kosovës gjersa takonte shumë zyrtarë e politikanë evropianë sa drejtonte dikasterin në fjalë.
“Por, të jem i sinqertë, kur kam përmendur Kosovën në shumicën e kryeqyteteve evropiane, politikanët thjesht kanë ngre supet pasi çështjen e Kosovës e kanë parë si një konflikt i cili nuk ka zgjidhje – më tepër si konflikti Izrael-Palestinë”, ka thënë MacShane për Albanian Post.
Më 18 shtator Albanian Post publikoi pjesërisht dokumentin i cili përmban kornizën e re franko-gjermane, i cili më vonë u pagëzua si propozim i BE-së.
Sipas kornizës së re të dialogut, në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.
Në këtë iniciativë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pesë anëtarë të BE-së, Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, duhet ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës.
Kur ka folur për propozimin e lartcekur për dialogun mes Kosovës dhe Serbi, MacShane, i cili ka qenë kategorikisht kundër largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe artikulonte në një ese të tijën “se BREXIT-i e ka kthyer Britaninë në Republikën e 4-të Francës”, ka thënë se pikërisht pesë shtetet mosnjohëse të Unionit kanë minuar fuqinë e BE-së në raport me gjetjen e një zgjidhjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Intervista e plotë e Denis MacShane për Albanian Post:
Albanian Post: Në librin tuaj “Why Kosovo Still Matters” keni argumentuar se politikbërësit evropianë duhet që të ri angazhohen me Ballkanin Perëndimor para se të jetë tepër vonë. Sipas jush Ballkani ose do të evropianizohet ose Evropa do të Ballkanizohet. Ku qëndron Ballkani Perëndimor në sytë e juaj në vitin 2023?
Ka pasur disa përpjekje të mira për ta afruar Ballkanin Perëndimor më afër Evropës, por pengesa kryesore mbetet Serbia, e cila ndjek linjën anti-BE të Vladimir Putin dhe refuzon të pranojë realitetin e ekzistencës së Kosovës. Të paktën Shqipëria ka hapur bisedimet e anëtarësimit dhe Greqia e njohu Maqedoninë duke shtuar një mbiemër përcaktues “Veriu”, por nga ana tjetër Sofja po ngre pyetje të panevojshme për Shkupin duke destabilizuar më tej rajonin. Ende e kam të vështirë të kuptoj pse 20 vjet që nga përfundimi i dekadës së luftës dhe terrorit të Millosheviç’it ende nuk ka zgjidhje. Është si të jesh në Evropë në vitin 1965, njëzet vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe Franca dhe Gjermania të refuzojnë të kenë marrëdhënie normale. Por, rajonet duket se kanë nevojë për urrejtjen e vjetër – shikoni Turqinë dhe Greqinë!
Albanian Post: Kur thoni se do të bëhet tepër vonë, për çfarë e keni fjalën?
Sepse u ndoqën të gjitha ndryshimet e mëdha në Evropë – rindërtimi pas Luftës së Dytë Botërore, fundi i diktaturave fashiste në Spanjë, Portugali dhe Greqi në 1974 ose fundi i imperializmit komunist sovjetik në Evropën Qendrore dhe Juglindore në 1990, në kohën e duhur nga të gjitha vendet të cilët lënë pas shqetësimet dhe armiqësitë e tyre të vjetra për të ndërtuar kështu partneritete të reja fituese si shtete anëtare të BE-së. Por, kjo duket e pamundur për pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor dhe kam frikë se ngurtësia aktuale dhe refuzimi për të bërë kompromise dhe për të shkuar drejt anëtarësimit në BE mund të jenë të mbyllura për një kohë të gjatë në vazhdim.
Albanian Post: Si e keni parë rolin e Britanisë së Madhe dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në veçanti në Kosovë?
Është e qartë se Mbretëria e Bashkuar përmes lidershipit së saj në NATO ishte e rëndësishme për t’i dhënë fund sulmeve serbe ndaj kosovarëve në vitet 1998-99 dhe për çlirimin e Kosovës nga sundimi kolonial serb. Mbretëria e Bashkuar u përpoq shumë që ta nxiste pjesën tjetër të Evropës që të angazhohej, si dhe Catherine Ashton, e cila ishte Përfaqësuesja e parë e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, punoi shumë fort 2009-14 për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konflikteve të viteve 1990-2000, por kjo doli e pamundur. Boris Johnson më tha në vitin 2020 se donte të përfshihej më shumë në mbështetjen e Kosovës dhe të gjente një zgjidhje për ngërçin e Ballkanit Perëndimor. Por, Brexit do të thotë se Mbretëria e Bashkuar ka humbur pothuajse të gjithë ndikimin në drejtimin e politikës evropiane.
Albanian Post: Kosova dhe Serbia janë të përfshira në një dialog të udhëhequr nga Bashkimi Evropian tash e më shumë se një dekadë. Në bindjen tuaj, a e ka BE-ja fuqinë dhe diplomacinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.
Jo. BE-ja është minuar nga pesë shtete anëtare të saj – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – të cilat refuzojnë të pranojnë ekzistencën e Kosovës si një shtet-komb i vogël i pavarur. Beogradi nuk është nën asnjë lloj presioni për shkak të këtyre lojërave politike të cilat janë për keqardhje që luhen në Madrid, Athinë, Bratislavë, Bukuresht dhe Nikosia. Udhëheqësit e Kosovës janë përqendruar tepër në Uashington. Është e qartë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e rëndësishme, por Prishtina nuk ka ofruar kurrë të njëjtën energji për BE-në.
Albanian Post: Në vitin 2018 John Bolton, pati deklaruar sa ishte ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që i kishte propozuar një ide për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Bëhej fjalë për shkëmbimin e territoreve. A besoni se do të duhej të vazhdohej me atë plan dhe a mendoni që nëse do të implementohej do rezultonte me sukses?
Nëse do të ishim të bllokuar në çdo vend evropian – ose më larg – derisa të hartoheshin kufijtë e përsosur dhe të binin dakord mes dy vendeve me popullsi minoritare, ose mosmarrëveshje të vjetra mbi territorin, BE-ja nuk do të ishte krijuar kurrë. Nuk jam i sigurt nëse zoti Bolton është shumë ekspert për Evropën. Kam vizituar komunitetet serbe në zemër të Kosovës. Ata nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre njëjtë si qytetarët maqedonas që janë shqiptarë e qe duan të jetojnë në shtëpitë dhe vendin e tyre për të krijuar një Maqedoni të pastër etnikisht. Të gjitha vendet në Evropë kanë pakica gjuhësore ose fetare. Ne kemi 13 milionë jo britanikë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. 27% e popullsisë zvicerane ka lindur jashtë Zvicrës. Nëse liderët politikë dhe të komunitetit nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis ose ka presion ideologjik për liderët anti-evropianë si zoti Putin, problemi do të vazhdojë. Lëvizjet e popullsisë janë politika të stilit shumë të vjetër që nuk janë relevante në Evropën e sotme më komplekse e me shumë komunitete.
Albanian Post: Aktualisht ekziston një propozim nga BE, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë, për zgjidhje finale për problemin Kosovë – Serbi. A keni parë propozimin? Çfarë mendoni, a është i duhuri ky tani dhe a duhet ta pranojnë palët?
Sigurisht që propozimi i BE-së i cili gjithashtu ka mbështetjen e administratës [Joe] Biden shkon në drejtimin e duhur. Por, a do të lëvizin Beogradi dhe Prishtina nga pozicionet e tyre? Deri më tani, siç e pamë me çështjen e targave, përgjigja është jo. Serbia nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe ende këmbëngul se Kosova është një krahinë e shkëputur që duhet të kthehet e të sundohet nga Beogradi. Por, të jem i sinqertë, kur kam përmendur Kosovën në shumicën e kryeqyteteve evropiane, politikanët thjesht ngrenë supet pasi çështjen e Kosovës e kanë parë si një konflikt i cili nuk ka zgjidhje – më tepër si konflikti Izrael-Palestinë.
Shpresoj se hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të ndryshojë faktet në terren. Greqia ka marrëdhënie të mira ekonomike me Kosovën dhe punëtorët shqiptarë kanë rol esencial në sektorët e ekonomisë dhe shëndetësisë greke. Qeveria e mëparshme e Demokracisë së Re [Nea Dimokratia] u mbyll në një pozicion mos-njohës qesharak për Shkupin në vitin 1991. Tani Qeveria Demokracia e Re e udhëhequr nga [Kyriakos] Mitsotakis ka marrëdhënie normale shtet-me-shtet me Shkupin. Pse jo Prishtina? Ndërkohë Kosova duhet të mësojë artin e lobimit të suksesshëm në kryeqytetet e BE-së pasi si problem evropian nuk do të zgjidhet në Uashington.
Ça do zgjidhni ju më....do bole ajo punë...! Gjigante edhe me lesh ....si të Klintonit edhe Blair! Ju jeni vetëm burokratë që presin rrogën në fund të muajit
Nje e vertete e hidhur qe e ve Kosoven para situatave jo paqsore me Serbine .Kjo situate gerr- verr po na shpje atje ku me te drejte britaniku e barazon konfliktin Kosove -Serbi si ai midis Izraelit dhe Palestines .Kjo thene ngre pikpyetje te medha per cdo inisjative Evropjane e Amerikane per zgjidhjen e mosmarveshjeve .Ngren super politkanet evropjane dhe kjo nuk eshte pa rendesi . Evropjanet jane ata qe kompozuan, ne zener te Ballkanit Perendimor, nje shtet per interersat e tyre.Ballkani Perendimor eshte nje nga perlat e Evropes e lakmuar nga fuqite Evropjane .Franca,Gjermanija dhe Britanija pa perjashtuar dhe Rusine kane qene te interresuar dhe vazhdojne ta kene nen kontroll kete rajon.Kalimi i Sllovenise ,Kroacise dhe me pare e Greqise ne BE ,nuk i kane zgjidhiur gropat e se shkuares . Jane pikerishte keto shtete qe sot po perplasen forte se kush duhet te kontrolloje pjeset qe i kane mbetur Ballkanit Peendimor .Nese Britanija ka ndryshuar qendrimin e saj pozitivishte ,per nje stabilitet ne Ballkanin Perendimor ,kete se kane bere Franca ,Gjermanija dhe Rusija .Dy te parat kane interesa veteme konomike .Rusija vec atyre ekonomike dhe ato gjeostrategjike. Ne keto rethana, kur kemi dhe nje superfuqi SH.B.A teper aktive ne Ballkanin Perendimor, behet edhe me e komplikuar zgjidhja e ceshtjeve te mbetura pezull pas shperberjes se ish Jugosllavise . Nje gje eshte e qarte e bie ne sy ,sa here acarohen mardhenjet midis Serbise e Kosoves , si Evropa ,SH.B.A dhe Rusija imponojne vullentin e tyre per zgjidhjen e konflikteve.Evropjanet nuk e pelqejne diktatin e politkes se SH.B.A prandaj dhe ngren supet. Rusija tani ,qe eshte ne konflikte te armatosur me Ukrainen por dhe me BE e SH.B.A,qe mbeshtesin Ukrainen ,ushtron presjon kercenues ndaj udheheqjes serbe .Serbija eshte me shume ne daren e Rusise se sa te BE e SH.B.A. BE i shtyne se ska klleqe ti zgjidhi. mbasi ndihet dhe fajtore per ato cka bere ne te shkuaren ne Ballkanin Perendimor .Rusise i pelqene kjo influence qe ka ne Serbi ndersa SH.B.A se prish shume qetesine e saj.I pelqen si Kosova dhe Serbija .SH.B.A eshte me prane ne Rajon se sa BE dhe Rusija edhe nese procesi i afrimit te Serbise kerkon kohe .Historija ka treguar se amerikanet ngulin nje gozhde sot per ti gezuar fitoreve mbas shume viteve . Kontrolli i politkave, ne shume shtete te Ballkanit Perendimor e bene ate me komode te presi proceset per ndryshimet e se ardhmes . Ne keto situata rendesi kane politkat e qendrueshme ne Kosove , Shqiperi ,Maqedonine e Veriut por dhe ne Greqi ,Kroaci e Slloveni .Ne keto vende SH.B.A kane bere investime strategjike qe e garantojne ate te realizoje politkat e saja . Ne vecanti shqiptaret duhet te kuptojne se SH.B.A kane nje angazhim serjoz e jo lajka si BE . Detyrat e politkanve si ne Shqiperi e Kosove eshte ti lexojne mire e ti kuptojne serjozishte ato qe sot po rekomandone SH.B.A .Popujt duhet te kuptojne se tani ceshtja jone eshte dhe e SH.B.A .Sjelljet primitive te politkanve tane po behen pengesa serjoze per zgjidhjen perfundimishte te problemit shqiptare .Eshte idjotizem qe spo kuptohet mire se pa bashkpunimin amerikan ne nuk dote kishim kete pozicjon qe ndodhemi sot . Problemet e brendshme po mbajne penge shume ceshtje te mireqenjes se popujve tane ne Shqiperi e Kosove . Brenda radhve te politkes shqiptare ka politkane qe mbeshtesin veprime antikombetare per te shpetuar nga gabimet e ndeshkimi . Clirimi i popullit shqiptare nga kjo klase hajdute e kriminale do te ndryshoje raportet ne tere Rajonin .Ndeshkimi i tyre dote hapi rrugen e zgjidhjes se ceshtjeve te mbajtura penge nga historija . Per nje gje jami sigurte .Po se beri populli shqiptare do ta bejne djem te talentuar e patriot me SH.B.A e do ti hedhin ne koshin e plehrave keta te pandreqshem.Athereshqiptaret ne Kosove ,Shqiperi e kudo do te marrin fryme lirshem e do te jene zoter ne teritoret e tyre .