''Kurti herë ëndërron të jetë si Zelensky, herë si Hegeli'', Vuçiç: Nuk duroj më, po planifikojnë sulm në Veri të Kosovës

30 Qershor 2022, 13:04Rajoni TEMA

''Kurti herë ëndërron të jetë si Zelensky,

Qysh nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të plotë me targa të Serbisë, pajisjen me një letër të çdo qytetari serb kur futet në Kosovë dhe ofertën për veturat me targat serbe që kanë iniciale të qyteteve të Kosovës t’i ndryshojnë në RKS, presidenti serb nuk i ka ndalur ankesat.

Aleksandër Vuçiç thotë se Kosova “po planifikon sulm të përgjithshëm në Veri” dhe se qëllimi është “të kushtëzohen serbët dhe të dëbohen”.

Ai thotë se Kosova këto vendime nuk po i merr e vetme, por me ndihmën e partnerëve perëndimorë.

“Ata mbështeten plotësisht nga Britania e Madhe dhe Gjermania dhe vende të tjera të QUINT-it. Vendimi i tyre ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës”, raporton N1, përcjellë Albanian Post.

Për presidentin serb kjo është një tendencë tjetër “për ta poshtëruar Serbinë”.

“Këto gënjeshtra kam dhjetë vjet që i duroj dhe i dëgjoj, por problemi është se nuk duroj dot më. Nuk ka problem, tani ti ‘po përdor forcën, ndaj le të shohim”.

Për Vuçiç tashmë është e qartë se “tani që nuk ka dialog, as bisedë apo asgjë, do të ketë vetëm shumë probleme”.

“Ne gjithmonë do të shikojmë vetëm të mbajmë paqen. Por, padyshim që disa të tjerë nuk e duan këtë”.

“Jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiç ka provuar ta përqesh edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke deklaruar se ai imagjinon të jetë një person i famshëm.

“Kurti herë ëndërron të jetë si Zelensky, herë ëndërron të jetë si Hegeli. Gjithsesi, unë nuk shqetësohem për të, sepse ai është kalibër i vogël”.

 

5 Komente

  1. j
    janullatos arxidoglyftis

    vate edhe ky

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pune shkijesh!

      Aleksander ,te q*fte Rama ne bythe.Edhe ti ate!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa të forts ka

        KY ështe ballkani o vlla sa mendone se gjërat munde të levizin në drejtimin e duhur dhe se i gjith ballkani mundet të punone se bashkue dhe në bashpunime me njëri tjetin pape fillone ( lufta) njeri thote dua kët tjetri atë me duket se ne ballkanasit jemi të nemur dhe kurre nuke hecim përpara. Veq lufte xhamijat e Turqise dhe kishat Ruse dhe pastaj keto influenca e bën ballkani rrushe e kumbulla

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Ka kafsha serbe vetem gjuhe krimi di te perdor. Nuk e heqin dot krimbin qe kane brenda, ate te kafsherise.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fisnik

            Vuçiçi herë ëndërron të jetë si Millosheviçi, herë si Putini!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje