Al Ittihad vendos të shesë Mario Mitajn, zbulohet lëvizja nga Arabia Saudite

26 Dhjetor 2025, 16:01Sport TEMA
Al Ittihad vendos të shesë Mario Mitajn, zbulohet lëvizja nga

Drejtuesit e klubit Al Ittihad kanë vendosur të shesin Mario Mitajn. Një gazetar i njohur saudit bëri të ditur këtë informacion përmes llogarisë së tij në platformën “X”, duke e paraqitur atë si të dhënë ekskluzive për të ardhmen e lojtarit.

Ai raportoi se klubi ka vendosur ta shesë gjatë afatit dimëror mbrojtësin e majtë 22-vjeçar shqiptar, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Gjatë sezonit aktual, Mitaj ka realizuar 16 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asistime, duke luajtur më shumë se 1,300 minuta.

Lojtari u transferua në Al Ittihad në shtator të vitit 2024 fillimisht si huazim nga Lokomotiva Moskë, për tu blerë më pas në mënyrë të përhershme për një shumë prej afërsisht 4 milionë euro.

Vendimi për shitje lidhet me strategjinë e klubit për të ristrukturuar ekipin. Tregu i transferimeve do të tregojë se cilat klube do të shfaqin interesim për talentin e mitur shqiptar.

 

Lini një Përgjigje