Petro Koçi mesazh Benet Becit: Ti je i vetmi që mund t’i japësh fund luftës së klasave në Shkodër

12 Maj 2023, 10:30Politika TEMA

 

Petro Koçi mesazh Benet Becit: Ti je i vetmi që mund t’i

Deputeti i Partisë Socialiste ka dërguar një mesazh kandidatin e Shkodrës, Benet Becit për zgjedhjet e 14 majit. Ai i uron fitoren ndërsa e ka cilësuar si profesorin e politikës që do të bëjë të mundur t’i japë fund luftës së klasave në Shkodër.

“I dashur Benet,

E di qe nuk jam i ngarkuar me ndonje pergjegjesi direkte per fushaten ne Shkoder, por nuk mund te rri pa te te shkruar publikisht nja dy rreshta qe deshmojne sa i pershtypur jam nga kultura e re dhe unike e fushates tende ne ate vend te bekuar me emrin Shkoder, ku flitet ndofta dialekti me i bukur i gjuhes shqipe.

Shkodra ka vuajtur 80 vjet nga lufta e klasave.

50 vjet prej tyre u sunduan nga lufta komuniste e klasave. Shkodra nuk i duron dot regjimet. Ka nje popull qe banon ne brigje ujrash qe rrjedhin.

30 vjet u sunduan nga lufta antikomuniste e klasave. Nje vuajtje simetrike e paparashikuar, por qe u aktivizua egersisht me inspirim nga Tirana politike. Nga e njejta politike 50 vjecare pararendese.

Lufte klasash e ndare ne dy faza; e para nen sistemin monist, e dyta nen sistemin pluralist.

E para e ligjeruar de jure, e dyta e ushtruar de facto.

Benet, ti je i pari ne ate vend qe si profesor politik na mesove te gjitheve se si lufta e klasave mund te marre fund ne Shkoder!

Ta baft zoti mbar!”- shkroi Koçi.

3 Komente

  1. T
    Trotski

    Mbeshtetje Benet Becit ! Shkodra do te kete Mbaresi dhe Prosperitet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Eh more Petruc! Ju dilni kaq keq, kaq zbuluar, sa mundoheni te vini vetulla e nxirrni syte! Po pse, ti p.sh nuk heq dot dore nga lufta e klasave, nuk te ben zemra ?!... Po nese eshte keshtu, shkrijeni fare PS-ne ne Shkoder! E keni me lehte keshtu! Dilni ne "merkato" nje here ne kater vjet, nje muaj para zgjedhjeve dhe bini rehat!!!....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rigels Selmanbytha.

        Shkodra e shtypur ne komunizem? Sa industri u ngriten ne Shkoder nuk jane ndertuar ne asnje qytet tjeter. Lufte klasash po, por edhe reaksion sa te duash, me veladon kryesisht.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje