Berisha sulmon sërish Ina Ramën. Gjykata liron shumicën e protestuesve

24 Janar 2011, 11:18Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeprokuroren Ina Rama për shkak se ka lënë të lirë personin që ishte me pistoletë në protestë, dhe ka urdhëruar arrestimin e të tjerëve. Ndërkohë, Berisha shtoi se skenari B i puçit të shtetit, do jetë më i rrezikshëm. Kurse kryetari i PS, Edi Rama, ka takuar presidentin e Republikës. Në një intervistë për mediat italiane, Rama ka kërkuar që BE dhe Italia të dënojnë dhunën e qeverisë.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka filluar që në mëngjesin e së hënës vlerësimin e masave të sigurisë për të 114 të arrestuarit gjatë protestës së 21 janarit.

Deri në mesdite janë dhënë 34 vlerësime të masave të sigurisë, ku vetëm 3 prej tyre kanë marrë masën e 20 ditëve burg, ndërsa tre të tjerë me 15 ditë burg.

Vlerësimet e sigurisë së protestuesve zhvillohen në të dyja godinat e gjykatës së Tiranës, në atë të Cështjeve Penale, si dhe në atë të Cështjeve Civile.

Prokuroria është duke kërkuar në masë për të gjithë të arrestuarit masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, dhe në ndonjë rast sporadik, afatin 20 ditor me burg.

Deputetët socialistë, të cilët janë duke ndjekur këto vlerësime, kanë reaguar duke u shprehur se, prokuroria nuk ka marrë asnjë provë nga policia.

“Prokurorisë s’i është vënë në dispozicion asnjë lloj prove. E kuptoni c’situatë paligjshmërie ka ndodhur? Për 113 të arrestuar nuk u paraqit asnjë raport mjekoligjor për policë të plagosur nga protestuesit”, ka deklaruar Ermonela Felaj.

Ndërsa Sajmir Tahiri akuzoi policinë për montim provash, pasi gjatë dhunës së ushtruar ndaj protestuesve i ka detyruar ata që të nënshkruajnë se kanë marrë para për të marrë pjesë në proteste.

“Policia jo vetëm ka marrë rolin e një gestapoje, por monton edhe provat që i pëlqejnë pushtetit. Është rasti i pandëshkueshmërisë së ministrave që kanë vjedhur qytetarët, që këtë herë është më i kalcifikuar se kurrë”, ka pohuar Tahiri.

6 komente në “Berisha sulmon sërish Ina Ramën. Gjykata liron shumicën e protestuesve”

  1. arbror says:

    Pse permendet Italia vecanerisht? Italia eshte BE.

  2. arsen says:

    Shkelqesia e Tij Z. Sali Rame Berisha, u pa mbreme te fliste (si gjithmone) “me kopetence” te plote, se Shkelqesia e Tij i dinte te gjitha planet puciste. Njifte organizatoret, njifte “horrat” dhe “banditet”, por???
    Por?? Kam kete pyetje:
    PERSE NUK BERI ASGJE QE TI NDALONTE?
    Kam frike se Shkelqesia e Tij, ka kohe qe nuk fle naten.
    Shkoi ne Dajt dhe foli me Zeusin. E dini cfare i tha??
    Bej kujdes nga Ina Rama!
    I joti te ben gjemen!
    Ndersa per Presidentin i tha: “I thuaj te jape doreheqjen sepse vetem ai mund te te shpetoje”!
    I tha edhe te fundit, por….akoma nuk e ka botuar ne Fletoren Zyrtare te Perendive

  3. Ana says:

    Po ky nga i ka marre vesh te gjithe skenaret e pucit, sikur ishte ankuar se SHISH s’kishte dhene asnje informacion?!

    Po Silvia Konti shqiptare c’u be valle per kryeministrin?!

  4. andi says:

    Vet Sali a vet Kadi ka kulture te hershme otomano-komuniste.Baba i ka pas thane se ruju nga “pucet”.Turp per Rame Berishen qe ka sjell ne jete kete krijese mizore qe do jete nje turp ne historine e kombit………

  5. MEMEDHETARI says:

    O Andi,kam degjuar se Rame Berisha eshte malesori qe eshte fotografuar me shokun Enver “Gju me gju me popullin” ne Tropoje.Mua ne fotografi me ngjan burre shume i mire…E c`faj ka baba qe i biri shkoi ne Tirane dhe u be nje TIRAN?…

  6. brace1 says:

    sekretarit i duket e pa besueshme, se shume shpejte do te zere vendin e atyre qe sot i burgosi pa drejtesishte.Mendon se shqiptaret kane vdekur,e munde te beje c/fare te doje,ky komuniste i luajtur mendesh,por jo, kti truri si funksionon me,shikojeni rreagimin e tije eshte hedhur ne shpifje,akuza,intriga,ai mendon se me keto presione,e kanosje do ti fuse frigen opozites popullit shqiptare, e disa institucioneve qe duan te zbatojne ligjet,28 janari do te kete perseri mbare poullin shqiptare ne sheshe per te larguar,BLLOKQENTE e sekretari byrose,dhe te vendoset per zgjedhjet e lira e demokratike,te parakohshme.Zgjidhje tjeter per SHqiperine e shqiptaret ska.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje