Protestë para Kuvendit, përleshje me policinë

31 Mars 2011, 11:30Rajoni TEMA

Protesta e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, që kundërshton fuqishëm privatizimin e kësaj ndërmarrje, ka eskaluar në dhunë.

Protestuesit e mbledhur në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, kanë nisur të përleshen me policinë, dhe, siç raportohet, disa persona janë arrestuar.

Mësohet gjithashtu se edhe deputetët e Vetëvendosjes, pas përfundimit të seancës së sotme, i janë bashkëngjitur protestës, kurse, mësohet gjithashtu se një gazetare është dërguar në spital, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Përleshja në mes të protestuesve dhe forcave të policisë ka ardhur në momentin kur protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Kuvend me dhunë.

Protestuesit kanë kaluar derën e Kuvendit, mirëpo janë larguar nga forcat e policisë me përdorimin e sprejit. Pas përfundimit të seancës deputetët e Vetëvendosjes i janë bashkangjitur protestës.

1 komente në “Protestë para Kuvendit, përleshje me policinë”

  1. LORA says:

    Mbeshtes fort protesten e Sindikates se puntoreve te PTK-se,mos u ndalni.Mbeshtetja qe ju jep Vetvendosja duhet te kurorezohet me fitoren e kauzes suaj.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje