Presidentja e Kosovës me ish- presidentin Bush
Behgjet Pacolli është tërhequr nga rikandidimi për president të Kosovës për të shmangur krizën, ndërsa konfirmoi mbetjen e AKR-së në koalicion qeveritar me PDK-në. Në një intervistë për RTK-në, Pacolli ka falënderuar faktorin ndërkombëtar për kontributin e dhënë në shmangien e krizës politike në vend. Sipas burimeve të KTV-së, marrëveshja parasheh ndryshimin e ligji për zgjedhje, Kushtetutën në pikën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në vitin 2013.
Ndërkohë, zyrtarja e lartë e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga është nominuar si kandidate për presidente të Kosovës, deri në zgjedhjen e presidentit të vendit me vota direkte nga populli.
Kjo u bë e ditur të mërkurën pas një marrëveshjeje të arritur në mes të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaci dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, me ndërmjetësim të ambasadorit amerikan Christopher Dell.
Comments are closed.
urime!sido qe te jete ,kjo eshte nje shprehje e qarte se demokracia ne Kosove po funksionon
Sa kollaj qe behen zgjedhjet e parakohshme kur nuk ka Gadaf dhe Ilira.