Gjykata e Lartë degradon procesin ndaj Ilir Metës

22 Korrik 2011, 15:08Politika TEMA

Gjykata vendosi te ndryshoje radhën e hetimit gjyqësor në kundërshtim me ligjin, duke shmangur pyetjen e Dritan Priftit dhe duke kërkuar fillimisht hetimin e kasetës.

Gjykata e Lartë po degradon procesin gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta, duke ndryshuar radhën e hetimit gjyqësor në kundërshtim me ligjin dhe duke injoruar dëshmitarin kryesor të akuzës, Dritan Prifti, i cili edhe pse u thirr sot në sallën e gjyqit, nuk e lejua të dëshmojë. Avokatët mbrojtës të Ilir Metës në akordancë të plotë me trupin gjykues, kërkuan fillimin e hetimit gjyqësor nga akt ekspertimi i kasetës, ndërkohë që sipas Kodit të Procedurës Penale, hetimi gjyqësor ndjek radhën që përcakton organi i akuzës. Më konkretisht, në nenin 359 të Kodit të Procedurës Penale hetimi gjyqësor fillon sipas radhës me hetimin e provave të kërkuara nga prokuroria. Prokuroria ka kërkuar të fillohet me dëshminë e ish-ministrit Dritan Prifti, dëshmitari kyç i akuzës dhe më pas me provat mbështetëse të tij, që janë videoja e famshme  dhe disa video të tjera të regjistruara prej tij.

Dritan Prifti ka qëndruar për rreth tri orë në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe nuk ka arritur të dëshmojë, ndërkohë që trupi gjykues u vu në lëvizje nga avokati i Ilir Metës të kërkojë ndryshimin e radhës së hetimit gjyqësor, duke nisur me ekspertimin e  kasetës, e cila është rikthyer për ekspertizë.

Duket qartazi se synimi kryesor duket të jetë lodhja e dëshmitarit kryesor dhe shtyrja në pafundësi e procesit, me qëllim zhdukjen e efektit politik mbi personazhin kryesor të procesit. Ndryshimi i radhës së hetimit gjyqësor mund të bëhet vetëm nëse atë e kërkon organi i akuzës, pra ai që ka hapur procesin penal, dhe jo avokati i të akuzuarit, i cili në këtë rast thjesht duhet të mbrojë klientin nga faktet që dalin gjatë hetimit dhe jo të diktojë hetimin. Siç dihet, në këtë proces prova kryesore është ish-ministri Dritan Prifti, me dëshminë e tij dhe videoja e rregjistruar është fuqizim i provës, por jo provë në vetvete. Përpjekja për ta fokusuar çështjen tek vlerësimi si provë i kasetës, ekspertimi pa fund i saj dhe shtyrja në pafundësi e procesit, tregon qartë tendencën denigruese që ka ndaj procesit vet Gjykata e Lartë, duke shpalosur para kohe skenarin e shpëtimit të Ilir Metës.

 

 

34 komente në “Gjykata e Lartë degradon procesin ndaj Ilir Metës”

  1. tourkofagos says:

    normale per nje gjykate,ne nje vend arab,si Albanistani!!!!
    mjeranet ne vend qe te bashkohen e te ngrihen ne lufte kunder islamisteve te PD,,,,,,,hane fara luledjelli te pjekura dhe pine esspreso,apo luajne bilardo!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Zigur Qarri says:

      turpofagos,
      po i shkuan punet keq Meto Kopanit do ta ndihmosh me nje pashaporte te fallsifikuar ashtu si ke bere me Abdullah Oçalanin?
      http://upload.wikimedia.org/wikipedia/tr/6/6a/Cypruspassportofocalan.jpg

      1. arsen says:

        Mos e vrit menien lale!
        Ka Lul Basha 3-4 pasaporta diplomatike pa emer. Ja jep me qejf te modh.
        Ambasada e Voienes e pret me krahe hapur.
        Darken e pare te goca Shpresa Becajt

      2. tourkofagos says:

        aman o xike,ocalany eshte byrazeri yt dhe duhet te jeshe mirnjohes per kete,por po te bej nje pyetje te vecant; Duke pare gjithe keto ngjarje te turpshme te politikes shqiptare,te ngjarjeve ne shqiperi,te faktorit shqiptar ne pergjithesi edhe ne trevat shqiptare,jemi katandisur karagjozet e ballkanit[e thex.dhe nga nje personalitet ,muaj me pare] totalisht te gjitha keto,qe nuk ndodhin ne asnje shtet evropian,vetem ne bordhellon qe quhet,Shqiperi; A JE KRENAR,QE JE SHQIPTAR!!!!????

        1. Zigur Qarri says:

          tourkofagos thotë:A JE KRENAR,QE JE SHQIPTAR!!!!????

          Kam qene,jam dhe do te jem deri sa Zoti te me marri frymen.
          Politikanet greke vodhen aq sa nuk kushton i gjith Ballkani e ti me flet gjepura.Cdo dash varet nga kembet e veta.
          Shqiperia eshte sofer e vogel,prandaj dhe ka aq brryla.
          Pyetjen ti mund te ma beje edhe keshtu:me gjithe keto tmerre,kete katrahure keto dhimbje qe po kalon kombi Shqiptare,a do ta vazhdoje jeten,a do te gezoheshe ne dasma,a do ta humbje buzeqeshjen?
          Jeta vazhdon Themistites dhe un i gezohem asaj pjese qe me dha Zoti e nuk kam zili te tjeret.
          Kush shan kasollen e vet e zente mbrenda.

          1. tourkofagos says:

            hallall,cok arrnaut,por nuk me rrihet pa te bere dhe nje pyetje;
            A je krenar??? qe je mysliman dhe jeton ne mes te evropes,nuk te duket sikur nuk ke vend ketu,por duhet te kalosh ne pjesen tende arabe,me byrazeret,,,,,!!!!!
            [mos u justiko,se gjoja,nuk je origjinal myslo,,,por je i konvertuar]

        2. Zigur Qarri says:

          Themistites turpofagos,
          besoj se e pe mire Papandreun qe i kishte dhene krahun e majt(zemren) Erdoganit qe te rrasi ty ne burg?
          http://www.greeknewsonline.com/wp-content/uploads/2011/01/papandreou-erdogan.jpg

          Edhe ngrije koken lart e hiqe mjekrren se eshte turp.
          http://www.spiegel.de/fotostrecke/fotostrecke-70091.html

    2. Papulas says:

      Pse ne greqi gjykatat jane me te mira qe vjedhin gjitha diten

    3. Vllazeni says:

      Ore, turkofagos, ti edhe i thua mulli me erë edhe pyet se ku i hy uji.
      Një vend arab pijnë hukah (nargil), jo espresso e të luajnë bilardo. Ku e sheh Albanistanin zotrote. Torturë të madhe po heq o djalë, aty mes shqiptarëve. A nuk ia mbath andej nga soji yt i pederastëve në Greqi? Njeri cinik!

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Fjala drejtesi nuk ka kurrfare lidhje me gjykatat shqiptare.U vrane njerez ne Gerdec,u vrane njerez me 21 Janar dhe askush nuk eshte denuar.Eshte e garantuar qe dhe Meta do shpetoje si te tjeret.

  3. trebeshina says:

    te poshter ,maskarenj, te ndyre, te felliqur,lyrrasher,te pa cipe, te pafytyre, legena, te peshtire,pa din e pa iman, te pa bese, keta jane njerezit e drejtesise shqiptare.

  4. Altin Ketro says:

    Para disa ditësh, Ilir Meta foli hapur dhe u shfry ndaj prokurorisë, e krahasoi me Sigurimin e Shtetit. Mori zemër i paudhi dhe deklaroi se “ajo ka vepruar si celulë politike, ekstremiste, për të dëmtuar personin tim dhe forcën politike që unë drejtoj vetëm për arsye elektorale”.

    Arsye elektorale?! Përse u dashka që kjo çështje të lidhet me zgjedhjet, ndërkohë që aty kishim një shpërdorim të pastër detyre. Atë natë janari kur video u shfaq, Meta ishe në dijeni të ekzistencës së saj. Por jo vetëm ai, edhe shefi i tij i qeverisë. Meta dinte edhe përmbajtjen e videos, sepse ishe pjesë aktive e saj. Ishte mbyllur në zyrën vet në ministri për ta ndjekur, kësaj radhe, me gjithë shqiptarët. Sigurisht, përkrah iu shfaq edhe një personazh i inkriminuar në korrupsion, që kishte mbyllur me procedurë një aferë të madhe korruptive dhe vinte për t’i dhënë solidaritetin dhe eksperiencën e tij në kësi punësh. Meta e mirëpriti në zyrë, sepse miq të tillë, për ditë të tilla duhen. Dhe dolët sëbashku, serbes-serbes, krah për krah, ashtu siç i ka hije një dysheje korrupsioni.

    Ajo natë ishte shumë e gjatë për Meten, ishte finalja e një makthi që e mbante mbërthyer prej një viti. Jo se e kishe për herë të parë që bënte punëra të tilla, të cilat i kishte si bukë me djathë kur ke qenë kaposh në qeverisje, por e parë ishte fakti se ai rezultonte kësaj here me zë e figurë, ashtu i vërtetë dhe i prekshëm për publikun. Metes në fakt, as i skuqej e as i zverdhej ajo e flamosur faqe, sepse si cipëplasur që është, këto vogëlsira nuk i bëjnë përshtypje përpara shumë e shumë zullumeve të tjera të pa faktuara në formatin audio-video.

    E nisi betejën me këtë çështje, pasi kishte kaluar një natë të gjatë duke pritur një ditë të re, një kismet të ri, si njeri i hapur për drejtësinë. U mundua ta anashkaloje e ta konsideroje atë video si montazh. Në ndihmë i erdhi edhe shefi vet. Por, nuk të besoi dynjaja e cila pak ditë më vonë, për atë defter të vogël që ai mbante në xhep e që e shfletonte pasi kishe ngjyer gishtin tregues me pështymë, doli aq masivisht në rrugë për t’i thënë NDAL korrupsionit qeveritar e që fatkeqësisht i ra atij për pjesë të bëhej simbol i tij. Dhe ishte pikërisht ai personazhi i inkriminuar, Lul-i, që iu ndodh pranë atë natë, që për atë defterin e tij bëri gjëmën. Kuptoi se ai defter do nxirrte në skenë shumë defterë të tjerë korrupsioni që nuk rrezikonin më, jo një e dy, por shumë të tjerë, edhe më të rëndësishëm se këta ushtarë të vegjël të perandorisë. Ato plumba që përshkuan 4 jetë të pafajshme ishin as më shumë e as më pak, por mesazhi për mos hapjen e defterëve të tjerë.

    Meta dhe dorëheqjen me shumë vonesë, sepse mund ta kishte bërë qysh atë natë. Por nuk e bëri, sepse kërkonte siguri. Dhe sigurinë ia jepnin ato 4 mandate parlamentare, por që gjithsesi nuk vlenin pa një marrëveshje me shefin. Pas tri ditësh Meta u largua nga detyra, formalisht, me bindjen se do kthehej i rehabilituar shumë shpejt. Sepse, ai kishte shumë detyrime për të shlyer, për angazhime të marra nën rrogoz.

    Sipas skenarëve të mirëdetajuar, Meta deklaroi jashtë aspektit ligjor se “jam i hapur për hetime”! Kërkesë tinzare dhe djallëzore për të futur në kurth prokurorinë. Sepse kjo do ishte shkaku që më vonë të kërkonte në gjykatë pavlefshmërinë e hetimeve të bëra jo sipas ligjit. Prokuroria nuk u ngut, por vetëm administroi provat e denoncuesit Prifti dhe mori deklarimet e tij. Në bazë të tyre ngriti akuzën, për të cilën kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit tënd. Mazhoranca, me nje sforco të madhe, pas një garancie që i kishte dhënë Metes shefi, ia hoqi imunitetin, ç’ka i hapi rrugë edhe hetimin ndaj personit të tij.

    Meta u struk dhe ashtu i frikur po priste me ankth, jo vetëm proçesin hetimor, por edhe afrimin e zgjedhjeve. Figura, emri i tij kishin filluar të ngjallnin neveri. Këtë nuk e kishte kuptuar vetëm shefi yt, Berisha, por fatmirësisht edhe Meta. Kjo ishte një nga shenjat më kuptimplotë të vërtetësisë së asaj videoje. Ishte vetë fushata e zgjedhjeve vendore ajo që ia çorri maskën e trimit. Meta fshehu fytyrën e turpit nga ekspozimi në publik dhe e nxorri vetëm në dy-tri raste sa për të thënë se jam ende gjallë, por vetëm kaq. Asnjë metropol nuk e pranoi, por edhe në provinca vetëm servilët e shoqëruan. Meta nuk prezantoi asnjë nga kandidatët e vet, por i’a la aleatëve ta bëjnë këtë. Sa e turpshme për një lider partie, por sa e sinqertë në raport me vërtetësinë e videos!

    Në përfundim të zgjedhjeve kapi diçka, që varion midis milionave që rrjedhin nga defterët e pazbuluar me të cilat u ble vota, tek mos perceptimi i saktë i një pjese se korrupsioni ndëshkohet me votë (atë me burg e bën drejtësia), tek përdorimi i 20% të pushtetit që të takon nga marrëveshja duke shfrytëzuar drejtorët e deri tek mbështetja e shefit për të rritur në zona të veçanta numrin e mbështetësve në mënyrë artificiale, model Dushku, pjesë e marrëveshjes.

    Dhe vimë tashmë kur çështja ka marrë udhë në Gjykatën e Lartë, kompetente për sërën e tij. Në këtë gjykatë fillimisht Meta kërkoi pavlefshmërinë e provave dhe mbylljen e çështjes me procedurë, njësoj si ai personazhi. Mori sinjale se kjo ishte e pamundur dhe për t’i paraprirë, si një skile e vjetër, doli e deklaroi se “heq dorë nga kërkesa për palvlefshmëri dhe kërkoj zhvillimin e gjyqit deri në fund”, duke menduar se del faqebardhë përballë publikut. Kjo gjykatë vendosi të pranojë provat, të rrëzojë kërkesën tënde për pavlefshmëri, por kërkoi nga prokuroria një tjetër akt-ekspertimi për videon. Meta menjëherë doli e deklaroi se “kjo është një fitore sepse vërteton veprimet politike të prokurorisë”. Afërmend që në këtë sistemin tonë të drejtësisë as Gjykata e Lartë nuk do bënte përjashtim dhe sigurisht do të të bënte një favor të vogël, aq më tepër që kryetarja e saj është në borxh me ty. Por, bërja e një ekspertize të tretë, nuk do të thotë se dy ekspertizat e para, angleze dhe amerikane ja kanë futur kot. Përndryshe gjykata do e kishte mbyllur aty për aty çështjen. Por, ajo të dha kohë të marrësh veten, të kakarisësh, të bësh presion. Sot kjo gjykatë përsëri e avantazhoi duke mos marrë në pyetje dëshmitarin kryesor, duke shkelur kësisoj hapur nenet e Kodit të Procedurës Penale. Qëllimi është të thyhet prokuroria me metodat e shefit të Metës. Por, sado kohë të të japë gjykata, nuk do i mjaftojë për t’ia arritur qëllimit dhe ai nder që Meta po shpreson t’i kthehet mbrapsht, nuk do i pijë ujë.

    Kjo çështje mund të ishte mbyllur kohë më parë dhe Meta të ishte tashmë shembulli i parë sesi një qeveritar përfundon në mënyrë shembullore pas hekura kur abuzon me pushtetin që i jep detyra shtetërore. Por, siç thashë janë ato 4 mandate të arta që e mbajnë në lojë atë që për ironi të fatit po mban në lojë vet një qeveri të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.

  5. luis says:

    Kam menduar se ti Turkofagos mos je pak teper ekstremist,por me duhet te pohoj se jane plotesisht te verteta ato qe thua.Shqiptaret vetem gjuhen e kane ndryshe nga vendet islamike se metodat dhe poshtersite i kane te njejta me ta.Troc muhabeti islamiket nuk mund ta cojne para kete vend.Si po shihen punet ata kane lidhur aleanca te fshehta vetem e vetem qe te jene ata perjetesisht ne pushtet.Besoj se do i bej qejfin nje fare Rajmondi turkoshak me brire.

    1. tourkofagos says:

      kjo eshte e verteta,,,,islamistet shqiptar,ruajne arabin brenda vehtes!

  6. Bujar says:

    Koment shume i sakte nga redaksia e gazetes suaj: pikerisht zvarritjen e procesit synon Ilir Meta dhe Shpresa Becaj, se ciles i ka ardhur koha te shperbleje bamiresin e saj per emerimin e vajzes ne Vjene.

  7. vertino says:

    Drejtesi e munguar,drejtesi e mohuar.Drejtesi e vdekur e pa mbuluar.
    Megjithate populli eshte ne gjume letargjik,por e cuditeshme ne kohe vere e jo ne kohe dimri si ariu!!!
    Q…moj breshke q… se te paska ardh dita jote.”Il Duce a sempre ragione”.
    Kjo don me thane :”Duro shqipo te durojme sic duron mali me bore”Po kanuni a nuk eshte ne fuqi?
    Life or death for freedom!
    v-tino

  8. Brazili says:

    Pse prisni te denohet Ilir Kokemadhi,prisni qe te behet gjyq i rregullt?Mos jeni ne Suedi apo Angli?Likja del i pafajshem dhe Dritan Prifti denohet me gjobe,dhe jeta vazhdon perseri

  9. ALBAN DEGA says:

    KUR KUSARET BEJNE PROKURORIN !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Diten qe filloi gjykimi i kusarit te kapur ne kamera e flagrance totale ish- zevendekryeministrit dhe ish- Minister i jashtem i Shqieprise Ilir Meta ne Gjykaten e Larte , te gjithe prisnim qe me e pakta qe ai mund te bente ishte heshtja. Heshtja eshte kapak floriri , thote sovrani per raste te tilla.
    Ndodhi krejt e kunderta. Zevendesi i Sales, njesoj si bosi i tij shpirteror e politik, Padrinoja Berisha, u hodh ne sulm. I njejti parim i bosit te tij: mbrojtja me e mire eshte sulmi. Tamam ushtare te “baba Stalinit” dhe “Xhaxhi Enverit”. E njejta mendesi! E njejta taktike! E njejta rruge!
    Ministri i tij i Ekonomise dhe farketuesi i koalicionit te kusarise se Sali Berishes me Ilir Meten, Dritan Prifti e njofton ne menyre konfidenciale kryeministrin per megakorrupsionin e zevendesit te tij dhe pese ministrave te tjere te rregjistruar drejtepersedrejti ne mikrokamera…
    Ne cdo vend demorkatik apo gjysem demokratik te Botes, cdo kryeminister do te jepte menjehere alarmin dhe njoftonte kryeprokuroren e shtetit te vet per venien e tyre ne pranga ne kushtet e flagrances…Krejt e kunderta. Sali Berisha ben Kumbaren e Mafias kusare dhe orvatet me te gjitha mjetet e rruget per te mbuluar kete megakusari…
    Ishte kjo kusari flagrante e Metes shkendija qe i vuri flaken revoltes popullore te 21 janarit 2011 ne Tirane e mbare Shqiperine.. Kusarise se votave dhe kusarise se pasurive te Shqiperise me 21 janar i shtohet edhe nje krim madhor kunder njerezimit: ekzekutimi i kater, plagosja e 27, arrestimi dhe torturimi i kunderligjshem i mbi 131 protestuesve paqesore qe ngriten zerin kunder kesaj megakusarie.
    Nje krim i shumefishte kunder njerezimit ne baze te ligjeve shqiptare dhe atyre ndekrombetare, ne baze te kodit penal shqiptar dhe deri edhe Konventes se Gjeneves per krime kunder njerezimit.
    Denohen viktimat! Dekorohen e pasurohen me tej ekzekutoret me Berishen e Meten ne krye. Ne vend te bejne fajtorin, ne vend te kerkojne falje e meshire njga drejtesia per krimet e tyre te kapura ne flagrance e ne kamera , ata bejne jo vetem garipin, te fortin por edhe te plotfuqishmin !
    Ne vend te beje te burgosurin, kusari Ilir Meta ben prokurorin. Njesoj e se bashku me Berishen ata bejne edhe shiun edhe Diellin, edhe ligjin edhe Saliqin!
    Ne vend te bente xhiro ne dhomat e ajrimit te 313-es, zevendes- Padrinoja i kesaj kusarie e megakorrupsioni Ilir Meta i kapur ne flagrance live ne kamera, ben prokurorin. Ai akuzon jo vetem prokuroret e drejtesine shqiptare, por edhe specialistet amerikane dhe britanike, pa dyshim me te miret ne Bote, se kane tjetersuar e keqinterpretuar videon e kusarise se tij. Pike per pike ne shembullin e gjurmet e kryehajdutit Berisha, edhe zevendesi i tij Ilir Meta therret ne kupe te Qiellit : Kapeni hajdutin!
    Jo vetem Berisha e Meta , por edhe krejt banda e tyre e gangstereve dhe kusareve jane hedhur tash e gati dy muaj ne sulm e ofensive per te vjedhur edhe fitoren e mirefillte e te certifikuar jo vetem nga syte e shqiptareve dhe nderkombetareve, jo vetem te monitoreve por edhe ambasadoreve qe asistuan deri ne numerimin e votes se fundit per Tiranen…
    Pse!? Duke vjedhur voten, duke vjedhur zgjedhjet, duke vjedhur pushtetin ata i sigurojne vetes dhe bandes se tyre te kusareve impunitetin, pandeshkueshmerine nga ligji!
    Pse !? Vetem me pushtetin ata i japin dhe sigurojne vetvetes dhe klanit te tyre kusar impunitetin. Vjedhin votat per te vjedhur Shqiperine. Vjedhin Shqiperine per te vjedhur voten… Harxhet e ketij rrethi kriminal vicioz gjithnje i paguan objekti dhe subjekti i demokracise, demosi, populli shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja qe pa filluar ende gjyqi i kusarise se Metes, LSI njofton se Berisha tashme e ka ftuar Ilir Meten per tu rikthyer ne qeveri… Cfare vendi tjeter me te mire ka e mund te kete per nje kusar si Ilir Meta pervecse ne nje qeveri kusaresh!? Ndaj ai i jep vetes kompetencat jo vetem te prokurorit por edhe te krye- gjykatesit njesoj si Padrinoja i tij Sali Berisha!

  10. leonardi says:

    Kjo maskarade qe behet mire eshte ti kaloje kufijte e shqiperise per te kuptuar bota se ne cfare niveli eshte demokracia e ashtuquajtur ne vendin tone.Dhe pastaj te shohim me cfare interesi do ta shohi amerika dhe europa shqiperine per interesat e saj

  11. Rani says:

    Atje ka marre fund çdo gje. Nje shok qe erdhi nga Shqiperia me tregoi disa gjera te pabesueshme se si disa injorante dhe hajdute pa shkolle dhe negative ne kulm jane bere drejtore ujesjellesash dhe mesues ne shkolle, ky eshte fundi i atij vendi te pjerdhur qe nuk do te behet me kurre.

    1. tourkofagos says:

      a je krenar qe je shqiptar?????

      1. Rani says:

        Po jam krenar qe s’jam grek dhe me vjen turp qe nje njeri gjakprishur si ti dhe adhurues i nje populli pederast si greket, flet te njejten gjuhe me mua.

        1. tourkofagos says:

          pa shikohu dhe njehere ne pasqyre dhe pastaj,mu pergjigj prape!!
          do te lutesha te mos nxitohesh,,,,ade cok gyzel,,,,,

          1. Vllazeni says:

            Një gjë më pëlqen rreth teje, turkofagos:
            Bukur torturë po ha mes shqiptarëve.
            Dhe nuk më çudit më fakti që të pëlqen tortura (edhe pse qahesh). Ndryshe ia kishe mbathur atje, tek pederastat e llojit tënd, Greqi.

          2. tourkofagos says:

            korrak vllazeni,ku kalohet mes plehrave,mjafton te zesh hundet dhe nuk torturohesh nga era e keqe,,,,,,,,,,!

    2. leonardi says:

      Rani une i kam lexuar shkrimet e tua dhe ne te shumten e rasteve disa kane dhe mendim por emocioni mbizoteron tek ju sepse eshte ajo cfar te gjitheve neve na ben ta ndjejme si pjesetare te njerzve shqipfoles pavaresisht se ku ndodhemi.Dua te them se cdo gje qe con ne ndryshime ka kufirin e ngjarjeve na sasi dhe pastaj shkon ne cilesi domethene njerezit ne shqiperi akoma nuk jane bere te ndergjegjshem pra nuk i ka ardhur veza te bytha per me teper ato jane pjesa pasive e shoqerise shqipetare sepse ajo aktive ka ikur jashte por afrimi i krizes boterore do te perfshije ne vorbullen esaj dhe shqipetaret emigrante te cilet me kthimin ne shqiperi do te sjellin shperthime sociale me pasoja qe dihet si ajo e femijes qe lind nga dhimbjet e forta te nenes.

  12. Ndoc Sukaj says:

    Gjykata e larte eshte ne ,,rregull,,me ligjin sipas klimes politike qe dominon ,,arenen,, kombetare qe prej kohesh.Ekspertet Amerikane dhe Angleze perdorin teknologji perendimore dhe ekspertiza e tyre po ta degjoje gjykata ka shume mundesi ta dergoje njeriun e pasur dhe te rendesishem Meta ne nje nga ,,Burgjet me me lageshtire,, te Shqiperise Blu.Atehere si shume ,,marifete,, qe u gjenden per te tjere ,,krapuliqa me pushtet,,kane nisur ,,manovrat akrobatike,, per te shpetuar ,,shpetimtarin e qeverise Berisha,, i cili e ,,meriton,, te shpetohet pasi aleanca me Berishen do te zgjase derisa te krijoje parti politike Presidenti bamir Topi me shume te ,,Persekutuar,,te tjere te cilet do ti japin mundesine Shqiperise te shkeputet nga diktatura e ,,Nji-shit Budall,,

  13. flarenc lala says:

    Kam degjuar nje histori qe ka ndodhur ne fshatin e Ilir Metes, ne cepan te skraparit;
    Nje burre dhe nje grua benin dashuri ne fushen e mbjelle me miser ne Cepan te Skraparit, ne fshatin e Metes. Nje dite, mbasi ishin duke bere seks, gruaja i thote te dashurit,:
    – Jane hapur fjale ne fshat se ne te dy bredhim bashke, zjen i gjithe fshati.
    Mos e vrit mendjen , ja ktheu i dashuri, jane llafe.
    Kjo me ngjan me historin e vidjos se Metes. Sa i peshtire ky brumbull, ky krimb plehu, na vjen zor te themi qe jemi nga shrapari. sa birxh ja ka bere asaj krahine te mrekullueshme.

  14. iliri says:

    shqiperise i nevojitet nje s prokurator ant mafie,,xhovani falkone,,ose borselino,,,ne jemi katandisur me ina rama ,,sashenka e tom ndreca,,,

  15. nastradini says:

    Shpresa Becaj si Kryetare fuqiplote e gjykates se Larte nuk ka si te leje ne balte Ilir Meta Shalqinin. Per “bamiresite” qe i kishte bere me pare ishministri i jashtem mafioz shqiptar me familjen dhe vajzen e saj te semure. Duke e cuar ne ambasade ne Vjene qe te “sherohet” nga semundja shqiptare. Tani ka ardhur koha qe Kryetarja Shpresa Becaj INTERESI t’i ktheje gjestin Ilir Mete DALLAVERES. Se si Kryetare fuqiplote qe eshte nuk pyet as zevendesin Kreshno Brilantinen KUQ e ZI, as Bamir PRESIDENTIN qe i ka ikur ngjyra prej kohe. Qe nga mashtrimi me GERDECIN. Dhe bashke me ngjyren edhe nderi si BABA i Kombit tone. I vetmi BOS qe ka frike dhe i bindet Kryetarja vetullzeze Shpresa Becaj eshte Sali Berisha. Prandaj kote e ka Prokuroria qe zoritet me ankesa pa vlere. Se fatin e Ilir Shalqinit e ka ne dore vete BOSI i shqiptareve: Sali DEMONI.

  16. ona says:

    hahahah me shkrive flarenc me kete histori,dhe ky mostr i thote monikes vazhdon ti shko me tosin,salen,lulin me ke mund qe une te shpetoj ,se te gjitha keto jane llafe

    1. jimmy says:

      monikes i ka rone kanceri eshte duke u kurue po zbesuat pysni ilijan

  17. inf says:

    Sado qe vjen verrdale meta kot e ka ,tani e di e gjithe Albania
    qe meta ,ja ka kaluar dhe Familjes per pasuri dhe prona te vjedhura.
    meten e njef i gjithe Glopi,si hajdutin me te digjeneruar qe ka
    prodhuar ,lsi.
    Meta e ka te humur ç’do gje ,
    populli thote ,,me mier te dali Syri se Nami ,pik.
    Metes i ka dale nami si nji hajn dhe nji rrugaç,, keshtu meta
    nuk ka ku shkon me andej ,eshte i dhjere kok e kembe dhe nuk
    ja rregullon dot imazhin e felliqur qe ka ,as shpresa beçaj
    dhe as sali halabaku.
    Meta dihet kush eshte,, mire i tha Dritan Prifti ,me mua
    i tha ti betejen e ke te humbur.
    Vjen verrdalle i biri i Rexhep Kapterrit ,megjithse e ka
    te fituar me proçedure ,prap se prap ,po i dridhen leqet
    e komve ,ketij trullaqi dhe derdimeni.
    Nuk i mungon Babzija dhe mashtrimi,post nuk ka por de
    jure ,vazhdon te administroje kater Ministri ,te cilat po i
    Vjel ,per Bukuri te Zotit.
    Ky eshte integrimi i lsi ,i kesaj shoqate horrash e kurvash
    ku po gllaberojne bashke me Marrshallin Berrisha
    te gjitha asetet e Shtetit ,ALBANIA.
    Do shpetosh sot po pastaj ku do futesh,, te Gopi i
    sateme ,or idjot po kush ta fal Ty ,te gjitha ato
    mozerrabla qe i ke bere dhe po i ben ALBANISE..
    Kush ti fal ty te gjitha ato vjedhje qysh, nga Floriri
    e deri te ,Gllaberimiet e fundit qe po ben .
    Trego sa para te thata ,ke futur ne emer te Bijes
    tende Bora Ilir Meta ????? SA trego o leshko
    o Derri Qimeshkurrterr.trego o i pa bese, o i pa fe ,o
    rrugaç, dhe goje QELBUR ,qe te ka ngele ne gojen
    tende ,te Ndyre vetem fjala K…. po ku ke turp ti
    Ti je dhe do ngelesh nji paçavure e ALBANISE O DERR
    ME ZILE.pik

  18. Tirona_ime says:

    Te dy jon per ne burg,jo ky jo ai,.Futi nga 30 vjet secilin,e ky te jete ligji i ri shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje