Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Prokurorisë, video Prifti- Beqiri nuk pranohet si provë

22 Korrik 2011, 11:55Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ilir Metës për të marrë si provë videon Prifti- Beqiri. Në këtë mënyrë Leonard Beqiri nuk do pranohet si dëshmitar. Por Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve të Metës për të marrë transkriptin e videos. Seanca e ardhshme do jetë më 25 korrik.

Në seancën e sotme të Gjykatës së Lartë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i LSI, Ilir Meta, avokatët e tij kërkuan që si provë të administrohet edhe kaseta mes Dritan Priftit dhe zv/ministrit të Ekonomisë në atë kohë, Leonard Beqiri. Mbrojtja ka kërkuar që të merret si provë kjo kasetë, bashkë me transkriptin. Ata kërkuan gjithashtu që si dëshmitar të thirret Leonard Beqiri. Prokuroria e kundërshtoi një kërkesë të tillë. Për këtë çështje, Gjykata u tërheq për të marrë një vendim nëse ajo do pranohet si provë. Mbrojtja e Metës pretendon se në këtë video, mes Priftit e Beqirit, vetë Prifti shfaqet duke bërë një aferë korruptive.

Në gjykatë kanë mbërritur në orën 11:00 Meta dhe Prifti. Ky i fundit në statusin e dëshmitarit, Meta në statusin e të pandehurit.

Gjykata e Lartë ka nisur kështu sot procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, për video-skandalin e denoncuar nga Dritan Prifti, në të cilën Meta bënte fjalë për përfitimin e 700 mijë eurove.

Gjatë seancës së sotme pritej që të dëshmojë pikërisht Dritan Prifti, i cili bëri të mundur daljen në skenë dhe publikimin e këtij skandali.

Është parashikuar që gjatë procesit gjyqësor të dëshmojnë 40 persona, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë akt ekspertimet e kryera nga ekspertë amerikanë dhe anglezë.

19 komente në “Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Prokurorisë, video Prifti- Beqiri nuk pranohet si provë”

  1. Ton says:

    Te kishte ndodhur kjo ne Amerike ky demi do i kishte ngrene nja 15 vjet. Tani, ne anen tjeter te globit, ne nje vend fakir por me pordhe gjigante, keta do t’ja fusin denoncuesit dhe do lene te lire hajdutin e ndyre.

    1. NY says:

      Ke fol me te reja ti se Blagojecich qe u gjykua per nje ceshtje te ngjashme, kur iu mblodhen vitet e denimit shuma doli 300 vjet.

      1. Ton says:

        Te ishte ketu (USA) ky kushedi sa do kishte ngrene a kushedi sa do t’i kishin dale. Keta do kishin ngrene ”qafen e pates” te tere me ne krye Saliun.
        FBI s’do ndihesh fare. Do merrte videon, do vendoste pergjues ne gjithe qeveritaret, do i kshte bere dosjet me nga 50 mije flete secila qe kur t’i cosh ne gjyq mos te ken goje te hapin. Jo si tek ne, yrysh coje ne gjyq dhe pastaj i le gjykata!

    2. lsisti says:

      Gjykata e Larte do bej punen e saj dhe do ta mbylli ceshtjen sa me shpejt, ndryshe do perballet me mijra nga simpatizantet e LSI. Kaq di te them une…
      Ky gjyqk i ben mire Z. Meta se fiton imunitet po dolen te tjera gjera pastaj. Ju e dini mire si shkojne keto pune prandaj kot lehni tani.

      Kur te mbyllet kjo histori, nje falenderim i vecante do i shkoj dhe Z. Kryeminister kuptohet

    3. SHQIPJA says:

      mjer populli shqiptar qe pret drejtesi nga keta hajduta qe nuk ngopen as nje her .
      Zgjohu popull merr fatet ne duar vete se kusaret e djathte e te majte do na i zene frimen.
      Mos mba shpresa as ke njeri politikan POPULL<POPULL,KERKO TE DREJTAT E TUA .
      NE u japin votatatQE te na vjedhin MJAFT<MJAFT<MJAFT me NUK DUROHEN NUK DUROHEN <ZGJOHU<ZGJOHU<ZGJOHU POPULL<POPULL I PA SHRES

  2. Ton says:

    Nje lumadh qe zune ne Cuyahoga County, konteja ku ndodhet Cleveland, (Frank Russo) i’a rrasen 25 vjet per nje cope graniti dhe nje pale shkalle shtepie. Mire ai po per pak e hengri dhe i biri dhe e bija se kishin nderhyre njehere te i jati per te favorizuar dike. Ndersa keta langot shijne ne mes te dites me diell.

    1. EDI DETROIT says:

      Harrove dhe Mayorin e Detroit. Asgje si kapen , dhe po kalbet ne burg.Ketu jane shume te renda denimet per korrupsion. I. Meta dhe standarti politik qe ai perfaqeson po e shkaterron vendin. Drejton nje parti si sh.p.k. Ai eshte me izi se SB

  3. lola says:

    oooppppaaaaa gjykata e larte u terhoq per te marre vendimin n q s kjo kaste do merret si prove apo jo, filluan dobiclleqet kur ta nxjerrin ilir qenin njeriun me te paster ne shqiperi po cfare provash duan me shume ata apo duan kaseten e argites dhe lulit

  4. MALSOR PRENKA says:

    EKSPERTIZA AMERIKANE ISHTE E DREJTE VETEM PER TREBICKEN.AJO NUK ESHTE E DREJTE PER HAJDUTIN ILIR META.NE SHQIPERI VRET DHE NUK QENOHASH(26 TE VRARET NE GERDEC NGA MEDIU DHE DJALI SALIUT DHE 4 DEMONSTRUESIT E VRARE NGA BASHA) E ME URJO TE DENOHESH PER VJEDHIE TE PASURISE KOMBETARE.VJEDHIA ESHTE PRIORITRTI I QEVERISE BERISHA.ME URDHER TE SALIUT ILIRI DO BEHET MINISTER NJESOJ SI MEDIU.MALSORI.BOSTON.

  5. Petrit Kola says:

    Cdo gje qe e afron zgjidhjen finale eshte e mire se ardhur.
    Hallet do te zgjidhen ne shesh… atje do te vendoset fati.

  6. inf says:

    u Denuan xhim Trafikantin kongresmen gati 10 vjet per nji shume
    te vogel qe gjoja kishte mare nga nji militant,
    Jo ky duhet te denohet dhe ne baze te ligjit te Indicjeve
    ketij duhet ti ,sekreustohen te gjitha pronat qe ka se te ,
    gjitha i ka ,me hajdutlliqe .
    Ta shofim shpresen kryetaren se si do ja shperbleje metes
    por une besoj se do e nxjerri te PASTER ,

  7. iliri_leeds says:

    e kam thene une nje muaj me pare gjykata nuk do pranoje si evidence videon dhe meta do dali i lire kurse prifti do ta haje per shpifje dhe do e fusin ne burg ku shoket e metes do i marrin hakun per pabesine ndaj metes

  8. shqiptar says:

    tani per tani me kete gjendje qe eshte shqiperia nuk ka prokruri ta hetoje dhe gjykates ta denoje iliri meten.eshte milioner dhe prokuror gjykates te gjithe njihen me njeri tjetrin dhe kane bere ndere ndermjet njeri tjetrit.nuk ka shtet ne shqiepri gjykta a prokurore jane per njerzit e theshte ose pabuksat.mos shpresoni se do denohet ky qe eshte nje nga me te pasurit e ballkanit.

  9. lola says:

    hahahahahaha thashe une po u terhoqen keta te gjykates se larte per te marre vendimin presin ndonje sms kush leke ofron me shume meta apo prifti si hijena jane kur skane prova thuan duam prova kur i kane si pranojne hajde drejtesi hajde vetem ne albanistan ndodhin keto gjera

  10. Teuta says:

    O milet gjykata prej kohesh e ka marr udhezimin vet.Tani me ne loz e qesh mafia ne pushtet qe shqiperine e ka cuar per lesh

    1. Dordon says:

      E saktë ! Nuk shpresoj asgjë nga drejtësia ! Pjesa derrmuse me fuqi janë në shërbim të regjimit ! Do ti rregullojnë të gjitha edhe Ilir hajduti me shokë do dalin të “larë” !

  11. DuaPune says:

    Ilir Koklopaaaa.

  12. vlora 1 says:

    Ore trima ne kemi gjykates pa nivel pa integritet dhe hajdute.Mua ma shpifin kur i japin aq rendesi vetes gjate seancave te veshur me te zeza dhe me ate peshoren e drejtesise lart.
    E dini cfare eshte ajo peshore??- Po ju ngrit Saliut(mendja) majtas ve nje koqe(gur peshe)majtas dhe hop drejtesia peshon majtas po ju ngrit per djathtas Sales edhe drejtesia andej peshon.
    Pra gjithe gjykimi i Larte varet nga do i ngrihet Sales.Nqs Sala do ta shpetoje Meten,ky do mare edhe demshperblimin,nqs Sala nuk do ta shpetoje atehere Meta do mare kete timin(prangat pra)

  13. Sociologu says:

    Meta, Nano, Ristani, Basha, Mehdiu, Bode, Bregu, Haxhinasto, Fazllici, Liria, Shkelzeni, Argita, e cdo njeri i kastave te tyre po e kthejne Shqiperine ne nje nevojtore korrupsioni! prandaj mban ere gjithe vendi. e keqja eshte se kjo Arome te kundermon vetem per dhjete minuta, pastaj behet pjese e trupit, dhe njerezit nuk e dallojne dot me…. Bile nile mundet qe te ngaterrohet me parfumet New Channel! N D Y R E S I R A T E kohes sone! Ne burg te perjetshem meritoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje