Ka humbur Edi Rama. Ka javë të tëra, që nuk është bërë i gjallë për publikun. Personalisht, me ca empathi, edhe mund ta kuptoj këtë arratisje personale; ia morën Tiranën kaçakçe, sy për sy, në sytë e të gjithëve, dhe afërmendsh, pas një ngjarjeje të tillë, shumëkujt në vend të tij do t’i duhej ca kohë të merrte veten. E në këtë kuptim, e keqja nuk është këtu. Pastaj, është dhe stina e verës. Ca relaks pas një traume kësodore do të ishte shumë e kuptueshme dhe shumë këshillueshme, ndërkohë që politika, kudo në botë, funksionon me agjendë të lehtësuar, në regjimin e “gjërave të domosdoshme”.
Atëherë? Atëherë problemi nuk qëndron domosdoshmërisht tek arratia e përkohshme e leader-it të opozitës. Problemi qëndron tek arratia e opozitës. Rama ka ikur, duke marrë dhe opozitën me vete. Nuk flet askush në emër të tij e në vend të tij. Praktikisht, në Shqipërinë e këtyre kohëve janë bërë të gjallë të gjithë, me përjashtim të opozitës.
Shyqyr që është verë, duhet thënë? Por prapëseprapë, na duhet opozita. Dikush duhet ta përfaqësojë atë. Dikush duhet ta thotë të vetën lidhur me “gjërat e domosdoshme”, dhe me emergjencat e verës. Dikush duhet të luajë në anën tjetër të peshores. Dikush duhet të thotë, që “opozita mendon kështu” lidhur me të gjitha çështjet që janë shtruar për debat publik e lidhur me të gjitha paudhësitë e maxhorancës, që ka pushtuar të gjithë hapësirën.
Ja disa çështje, për të cilat opozita nuk ka folur e do duhej të fliste. Se s’bën. Shumica parlamentare manipuloi votimin në momentin e miratimit të ligjit me regjistrimin e popullsisë. Nuk bëhej kuorumi, por dikush, me urdhër, votoi në emër të deputetëve që mungonin, dhe projektligji u bë ligj. Kjo gjë u denoncua, por nga media e nga ata që e gjykojnë ligjin problematik. Opozita bëri një belbëzim me gojën e një deputeti, dhe kaq.
Vimë tek vetë ligji tani. Ka një debat të madh, që ka nisur prej kohësh lidhur me ligjin për regjistrimin e popullsisë. Promotorr është bërë zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili po i prin një aleance të pagëzuar “Kuqezi”. Po flasin për një ligj që, sipas tyre, ka konsekuenca, në mos dhe synime, antikombëtare. Qeveria është pjesë e debatit, i cili, nga momenti që në lojë u fut Berisha, po dominohet nga tone të egra. Momentalisht kemi një konflikt të fortë presidencë-qeveri. Nuk është se s’e kemi pasur këtë konflikt, por tani, për shkak të këtij argumenti, ka marrë trajtën e një lufte civile në botën e institucioneve. Dhe opozita nuk ka folur ndonjë fjalë as për ligjin, as për kacafytjen midis presidentit e kryeministrit.
Tjetër? Ngjarja më e madhe e këtyre ditëve është greva e urisë e minatorëve brenda në galeri, qindra metra poshtë sipërfaqes së tokës, mbi të cilën ne të tjerët vazhdojmë jetën tonë normalisht, hamë, pimë, shkruajmë, bëjmë sehir, bëjmë qejf, shohim TV, lexojmë gazetat, fitojmë lekë, vjedhim, tradhëtojmë, rrihemi, festojmë, zdërhallemi plazheve, shpifim, shajmë, provokojmë, gajasemi, dëndemi me alkol, etj, etj. Tok me ne dhe opozita. Të gjthë ne të tjerët, që kemi një zë publik, e kemi gjetur një parantezë impenjative mes harbimit të stinës për ta thënë një fjalë për minatorët në zgrip të jetës. Ndërsa opozita nuk është bërë e gjallë. Në këtë pikë, ka imituar sjelljen e qeverisë. Veçse kësaj të fundit ia do puna të heshtë; ndërsa opozitës ia do puna të flasë. E nuk ka folur.
Ka më. Për disa ditë rresht u fol për një arritje të qeverisë në fushën e investimeve të huaja direkte, e cila u konfirmua edhe nga zyra e OKB-së në Tiranë. Na la pak gojëhapur kjo deklaratë. Një pjesë prej nesh e shprehën që mbetën të befasuar, aq sa bënë dhe Berishën të ripërsëriste mburrjet mbi këtë temë. Por opozita nuk bëzajti. Mund të mendohet se s’kanë patur ç’të thonë, pasi kjo arritje është reale, por nuk është kështu. Kam folur me njerëz të opozitës, dhe kanë plot objeksione ndaj këtij pretendimi. Nuk i bëjnë publike objeksionet, pasi nuk ka asnjë aktivizëm opozitar, ku objeksione e kritika të tilla ndaj maxhorancës të inkorporohen; nuk ka asnjë motivim opozitar, gjithashtu.
Dhe në fund, janë zërat nga brenda opozitës, të cilët ose duan largimin e Ramës, ose duan një qasje radikale nga ana e tij. Askush nuk u përgjigjet këtyre zërave. Do ishte rast i mirë për të bërë një debat në radhët e opozitës, por Rama ka zgjedhur t’i shpërfillë këta zëra, ashtu siç ka zgjedhur të mos bëjë opozitë. Deri kur? “Deri në shtator”, thonë. “Po rekuperon forcat e qetësinë e nevojshme, dhe në shtator do t’u përvishet punëve.”
Unë kam frikë se nuk po rekuperon asgjë. Ai thjesht po pushon. Ai thjesht s’po e vë ujin në zjarr. Kush do të dijë se ç’opozitë do të kemi deri në zgjedhjet e vitit 2013, ia them unë: “Do të kemi një opozitë hiq e mos këput; Rama do të presë zgjedhjet mes një pasiviteti të plotë, me shpresën se shqiptarëve, kur të vijë dita e votimit, do t’u ketë ardhur aq shumë në majë të hundës me Berishën, sa do të votojnë në masë kundër tij; do të votojnë aq shumë kundër Berishës, sa këtij s’kanë për t’i hyrë në punë gjykatat e Tomave, KQZ-ërat e Ristanëve e vjedhja e votave”.
Mirëpo, me këtë lloj opozite, Berisha nuk ka fare nevojë të mendojë për manipulime. Me këtë lloj opozite, ai mund të bëjë dhe tre Gërdecë të tjerë, e prapëseprapë ka për t’i fituar zgjedhjet. Kur s’ka opozitë, tjetri fiton vetvetiu.
Bravo Z. Nano,
Njerezit qe votuan per opoziten presin qe opozita te jete opozite dhe te reagoje ndaj te gjitha ceshtjeve thelbesore te vendit., eshte vere e nxehte apo dimer i acarte, e sidomos me ajken e vendit, minatoret tane qe nuk po sakrifikojne vetem per vetveten por edhe per kombin dhe demokracine e Shqipetare. Mungesa e reagimit te PS ne lidhje me greven e tyre eshte nje turp. Rezultati i kesaj greve do tregoje rrjedhen e procesit demokratik Shqiperi.
Zoti Nano ka kohe qe ka marre persiper nje rol qe eshte tejet i madh per staturen e tij si gazetar: ate te kryekontrollorit ose me mire te kryeshpatarit. Me gazetare si Mustafai do te kalojme me siguri ne Mbreterine e Saliut. Eshte e kote te merresh me “argumentet” e tij se pas asaj qe thote sot, shkruan tamam te kunderten neser.
Sokol,
Mendoj se jeni i padrejte ne kete rast. Ate c’ka po thote M. Nano po e mendojme qe te gjithe kohet e fundit. Detyra e nje gazetari nuk eshte te atakoje vetem maxhorancen ne pushtet, por edhe opoziten nqs opozita nuk eshte ne ate pozicion qe duhet dhe nuk po lufton ashtu sic duhet ne kete moment kaq sensitiv ku jemi ne sot si komb. Opozita ke nje mision teper delikat ne kete moment ne Shqiperi. Ne do te shkojme perseri 500 vjet mbrapsht nqs berishjanet vazhdojne te mbajne pushtetin me gjate. T’i thuash opozites te behet e gjalle e te veproje, te shkoje me pushime por te lere zedhenesa qe te pronocohen me probelemt qe ka kombi, nuk do te thote qe con uje ne mulli te sales. Faktet jane fakte, dhe Nanua s’po sajon gjera. Une s’i di motivet e Nanos, por ai thote ato qe te gjithe ne i kemi vene re. Ai thjesht po i shkruan ato. Ka ikur koha kur ‘nuk duhet te kritikojme partine’ qe mbeshtesin. Kur njerezit nuk i thone te vertetat per hi te “unitetit” atehere fillon “renia” dhe “kalbezimi” i nje force politike. Sic thote dhe nje komentuese me poshte, ( tiransja) :
“””””Keta mire qe kane ra ne gjume vete, po na kane vene ne gjume edhe neve.. Na ka ra aq shume shpirti i kundershtimit opozitar, sa mezi i shkruajme edhe dy rreshta.”””’
-opozita si perfaqesuese dhe udheheqese e popullit me kete pasivitet,me levizje politike prej adoloshenti dhe me friken e kaurit—eshte shkaktarje e te gjitha gjerave qe kan ndodhur qe kur u mbush kupa me vjedhjet e 2009-tes…pse esht shkaktarja?
-sepse heshtja kur nuk duhet te heshtesh tregon se i miraton te gjitha ato qe ben kjo qeveri..qe te themi te verteten esht e detyruar te qendroj ne pushtet me cdo kusht qete ruaj veten dhe pasurine
ja te marrim nje shembull—-
….kemi nje ceshtje ku une me fakte te forta kam hedhur ne gjyq,nje kriminel,nje hajdut
po kemi nje problem se avokati i tij po me diskrediton mua dhe po i hedh faktet kundra meje
KURSE AVOKATI IM THOT DY LLAFE KOT DHE KAQ—un per vete do beja fajtoj avokatin tim,pra ne kete rast opoziten.
o turko
kete radhe duke vene nje emer turk ke bere mire .
a do shkruash me // raimondi? //
a je tamam budall apo shtihesh?
Z.Nano jane te pakte ata naive qe nuk e kuptojne qe ju me shume se ikja e berishes ju intereson me shume ikja e Rames dhe kur lexoj shkrimet e tua me duket sikur lexoj Kac Islamin apo Andisin e Harasanajve .
Keta mire qe kane ra ne gjume vete, po na kane vene ne gjume edhe neve.. Na ka ra aq shume shpirti i kundershtimit opozitar, sa mezi i shkruajme edhe dy rreshta.
Ke te drejte Tiranse –Na ka ra humor per me ba opzite pertoke looooool hahahahahaha
Nuk eshte koha per te shkruajtur tani
–Eshte kohe plazhi ….per plazh nudo e kam fjalen looooooooooooooooooooool hahahahahaha
Nga titulli qe i ke vene o Mustafa…duket tamam sikur vet’ pyet, vet’ pergjigjesh….nuk ta var Edi ty, se edhe ti nga Skrapari je….bile ne fillim me PD ke qene apo jo??
O NANO PSE BEHESH NANO NE SHKRIME ,SEPSE KE QENE DIKUR GAZETAR I MIRE OPOZITAR,KURSE SOT NE VEND TE SULMOSH HAJDUTET DHE KRIMINELET SULMON ATA QE I LUFTOJE KETA TE FUNDIT,DHE MUNDOHESH TA FSHEHESH SULMIN ME GJOJA ME DEMEK TU DOGJ PRAPANICA QE KREU I OPOZITEES NUK NA QENKA KETU APO NUK DEL HAPUR,EHSTE NE RILAKS APO DHE ME KEQ E KA LENE TUFEN TA CAJE UJKU PA BARI.TURP QE JE GAZETAR KUR FLET ME KETE GJUHE SALISTE.ME SA DUKET TY APO NDONJE FEMIJE TEND I ESHTE LYER ROTA NGA HAJDUTET DHE VRASESIT.XHUXH MBETE DHE TI SI NANOJA TJETER POR TI JE ME RONDOKOP.
Nuk je si MERO BAZE,o MUC NANO!!!Vete mbiemri qe ke te ben te jesh DREDHARAK!!!Ke mbetur pa leke dhe nga frika e Berishes,ben sikur te ha meraku per Edi Ramen!!Ne nje shtepi,qe i vjedhin LOPEN femijet nuk i TURREN babait,si fajtor per vjedhjen deri sa ta shporrin nga shtepia!!!Kjo ndodh vetem ne ato raste kur hajduti i lopes eshte DASHNORI INENES SE TYRE!!!EDHE TI ,O MUC NANO…!!!NUK KE BYTHE T’I SULESH ARMIKUT ME TE MADH AKTUAL TE SHQIPTAREVE SALI BERISHES!!!LUFTA KUNDER EDI RAMES NE OPOZITE ESHTE ME KOMODE: EDHE MERR NDONJE CEK TE MAJME NGA QEVERIA EDHE JE ME REHAT NGA BANDAT E “KOMITETIT TE MALEVE” TE BERISHES,.qe rrethojne Tiranen CEP ME CEP!!!
Shume te drejte ka Nano .Opozita ka vdekur .—Socialistet e thjeshte dueht te vene atje tek selia e PS-se dhe te mos e lejojne Edi FRamen me ata deficentet e tjere ti afroeht Selise se PS-se
-Ndiqeni Edin nga PS-ja , se duke e ndjekur e ndihmoni edhe ate vete -Se edhe ai e shikon qe nuk e ben dot punen e kryetarit ,
Ate e kane mberthyer kaq keq forca te dyshimta saqe ai nuk ben dot asnje levizje …. dhe po diskretitohet fare
— Ndaj edhe eshte paralizuar opozita
.Ai eshte i pa afte, i korruptuar dhe i rekrutuar nga greket — Ndiqeni ate palaco se po i nxjerr bojen PS-se
o arjan eshte e vertete opozita eshte katandisur keq dhe fajtor per kete eshte vetem rama nuk ka faj nano per kete
Me mire kjo opozite e Rames se opozita e ndonje Nano apo Islami-Meta, qe e percakton Saliu kur duhet te vije ne pushtet dhe kur duhet tia lere pushtetin prape Lulit( apo Argites) pastaj. Nderkohe gjyqtare qendrojne gjithmone Tomet apo Sashenkat me shoke lart e poshte.
As njera e as tjetra,ishalla vjen Serbi,e jame i sigurte se do jet me mire se keshtu.
Mua me ben meraku se ku i gjen Edi Rama paret me kaluar kaq shume pushime jashte shtetit se na eshte deklaruar i varfer dhe me habit nje tjeter fakt qe ketu eshte folur per gjoja pushimet e shtrejta te Berishes .Po mire i behet ketyre qe jane benjamine te Edi Rames .me ne fund le te marrin vesh ke kane kryetare.Dhe as mos ti shkoje mendja qe me kete kryetare mund te rrexojne Berishen.Dhe me karnavale si Ngjela si pale e opozites me te cilet ne kemi lare duart.
Nuk vjen e keqja nga pushimet,Ne gjithe boten behen pushime.Ishalla po pushojne e mendojne si do veprojne ne sesionin e ri parlamentar.Me mire te heshtin se te bejne si galat veren e kaluar.Dhe cfar fituan?gjobat qe gjykatat u vune per shpifje,dhe mire jua a bene se ne vend te tellalit ne konferenca shtypi, opozita duhej ne parlament me dokumenta te godiste korrupsionin e qeverise.
Mbase kane vu mend e do sillen pas kesaj me mend si opozite qe i cjerr masken qeverise ne te gjitha aspektet me pergjegjesi politike e profesionale.
Kerkoni Edi Ramen se ju eshte humbur? e ku ishit ju populli opozitar kur Rama ju tha diten qe u mor vendimi per te vjedhur mandatin e Tiranes: ” Populli ka 2 rruge ose te dali ne rrevolte kunder regjimit te Saliut ose te uli koken dhe te pranoj skllaverin ne diktaturen e Saliut” dhe cfare beri populli? Te gjith e dime, pranoj skllaverin! Cdo ushtri ka gjeneralin e vet qe e drejton, por kur ushtria frikacake dezerton gjenerali nuk mund te luftoj i vetem, Rama deshtoj jo per faj te tij por per faj te dezertimit dhe tradhetis se njerzve qe kishte afer, Rama eshte lider me moral qe nuk pranon aleanca te pamoralshme, nuk pranon pakte te pamoralshme, nuk pranon kurva afer vetes qe turren pas interesave personale.
Nuk do habitesha sikur neser te degjoja se Rama terhiqet nga politika se eshte lodhje e madhe ti mbushesh mendjen nje populli se kush eshte e mira dhe kush eshte e keqja, fundja fundit ne popull i till jemi, saliu eshte pasqyra e shumices Shqiptare.
Keto kohet e fundit ka dal ne mode kjo puna e berjes opozit opozites!! Sic i thone nje fjale te urte skan ca ti bejne gomarit (saliut) dhe i bien samarit (Rames) eshte qesharake kjo gje qe po beni duke sulmuar Ramen pa asnje shkak, a ka faje Rama? patjeter askush nuk eshte pa mekate por eshte apsurde te sulmosh ne kete menyre opoziten sic po behet keto kohet e fundit kur ne pushtet ke nje sharlatan qe nuk ka len te keqe pa bere ne kete vend.
Per mua ky vend ka vdekur, ketu gjerat kontrollohen nga dicka me e madhe se Edi Rama e se cdo kush tjeter, e vetmja shpres ishte qe Rames te i jepej nje arme e pamposhtme qe eshte forca e popullit, por populli refuzoj te ja japi, se eshte i lodhur, i friksuar, i korruptuar, injorante, i trembut dhe i paditur, tani ti gezojme keto horra per nje kohe te gjate, do nderrohet dhe presidenti dhe do vihet xhozi ne krye te presidences, si kryetare te parlamentit munde te vendosin, hmm Albana Vokshin pershembull nje mix interesant Topalli & Vokshi apo jo? do nderrojme krye prokuroren dhe ne vend te Ina Rames mund te vendosin pershembull Eduard Halimin, do rinegociohet pakti per detin dhe do i jepet Grekut ate qe kerkon, rregjistrimi i popullsis do nxjerri ne menyre artificiale minoritet me te madh, dhe Shqiperia me ne fund do jete nje shtet multietnik pavarsisht se kufizohet nga te 4 anet e saj me sojne e vete, dhe mbrenda disa viteve gjuha Greke do jete gjuhe e dyte zyrtare ne Shqiperi, ju duket fantazi? asgje nuk eshte e pamundur kur ke ne krye te vendit nje sharlatan antiShqiptar me emrin AY SALI RAM BERISHA,
Prisni deri ne vjeshte sa te gjej Edi te bardhe se eshte krize per te bardhe dhe pastaj do shifni ju ca opozite ka per te ber.
ikni mor legena , Ps e zhgenjeu popullin , a e di valle PS-ja se apatia eshte krim , KRIM KRIM KRIM , Apatia eshte KRIM
Une habitem me ata qe kritikojne gazetarin.Cila nga kritikat eshte e padrejte?Te gjithe kane nevoje per pushime,por nuk i gezojne te gjithe njelloj.Humbesi [duam s’duam ne keshtu u be] nuk mund te pushoje si pushon fituesi.Edhe une jam tejet i majte,por me nje artikull te Pandit [Majkos] nuk behet opozite.Muci i ngre shume drejte problemet,na pelqen ne apo jo.Epo keshtu nuk merret pushteti.Opozite me fushata!!!!!!!!!!!!!
Zoti Mustafa: “Me nje lule s’vjen behari” Ti si gazetar di te kritikosh per te marre diten e punes. Shko dhe ti e perballu me Sali Berishen sic eshte perballur Edi Rama. Llafe llafe e fjale fjale shume fjale e fukarallek. Populli i bashkuar mund te bej ndryshim themelor te heqe ate qeveri kriminelesh, tradheraresh e hajduesh. Berisha ia ka bere “yzmetin” vetes se tij. Ai ka gjetur mbeshtetje nga Europa e perendimi prandaj s’i ben syri terr. “Barku i ngopur nuk pyet per ate te pa ngopur”……
Per z.Mustafa nano,une s’do shtoja dote asnje fjale kete radhe,me bukur se sa ika thene nje komentator ketu me siper ARJANI,me dy rreshta…. Por komenti me me vlere dhe qe te ben te mos lexosh me asnje komente tjeter ne kete faqe eshte ky i (KY VEND ESHTE GJALLE),s’po dua te them KY VEND KA VDEKUR….Komenti juaj eshte llogjik.Te lumt,vecese,nderroje kete lloje autoresie se nuk i shkon…
Analiza e Z.Nano eshte e argumentuar,e plote dhe e sakte persa trajton,por edhe me ka per te thene.Megjithate ,aty trajtohet nje e vertete qe po e shqeteson tere popullin opozitar,por jo eliten e tij.Kjo eshte nje apati e pa justifikuar dhe shume e demshme.Megjitharte une dua ti shtoj analizes se z.Nano se keto lloj qendrimesh apatike nga opozita jane vene re edhe ne shume raste te meparshme.Fjala vjen,per gerdecin opozita nuk e luajti rolin qe i takonte,per ngfjrjet e kufirit detar,opzita qrendroi pothuaj sehirxheshe,per ngjrje te tjera si ato te regjistrimeve,qe ka nje vit qe shume analiste jane angazhuar,opozita s’ka thene snje fjale,poer ngjarjet e vorrezave ne te Korces,po ashtu,per drehyrjen e konsullit grek ne Korce ,opozita nuk u angazhua.Keto qendrime jane jo vetem revoltuese per popullin opozitar,por edhe demtojne vet opoziten.Pike te tilla te nxehta po te cfrytezohen mire nga opozita ,pozita ripet nga dita ne dite dhe vet likujdon vetvehten,pasi shumica e perhrahesve te tradhetise do te reflektojne.Megjithate une kam besim se ,duke degjuar disa zera te opozitareve te vecante,shtatori do te sjelle dicka te re me efekt opozitar te vertete.Ndryshe z.Sali ka ymer per sa te jete gjall te beje si te doje .
Z. Nano, mediat jane opozite dhe ju si pjese e medias jepni mendimin tuaj dhe keshtu mesohet opinioni i opozites. Nuk ka nevoje qe te shprehet opozita zyrtare me ane te zedhenesve te partise socialiste, qe te mesohet opinioni i saj. Ju me kete shkrim i beni opozite opozites. Duket qe jeni i frustruar me pushtenin, po s’po beni gje tjeter, vec po e ndihmoni ate.
Ju dhe une humbim kohen me komente shpesh vulgare. Shihni Greqine apo ne vende te tjera, eshte populli ai qe ngrihet, partite as duken ne protesta. Ku ishit ju kur beheshin protesta te KQZ????? Pse nuk u cuan te pakten 10000 njerez te protestonin ne Tirane kunder vjedhjes se votes? U ngjani atyre shqiptareve nacionalist , sic thote Petro Marko, qe pinin e hanin e benin diskutime te zjarrta per patrootizmin e nacionalizmin gjate viteve te luftes 2 boterore ne Paris a gjetke, por qe mbeteshin me aq. Hidhuni burraaaaaaaa e mos masturboni ne internet. Shqiperia po vidhet po shitet e ju apo ne shfryhemi me ca mesazhe frikacakesh. Trim eshte ai qe vepron e jo ai qe vetem flet.
Anila,
te lumete dora! S’kam me cfare te shtoj!
Po lexoj komentet rreth shkrimit te Muc Islam Harasanit dhe dua t’ju bej nje pyetje ju opozitareve qe jeni bere merak se opoziten e ka zene gjumi :Nese Edi dilte c’do dite dhe bertiste duke i bere thirrje popullit te dilte ne rruge ,kush nga ju qe po ju zenka gjumi do dilte ? Kuptoni nje gje o miq ,sa i interesuar eshte Rama qe te beje nje opozite te forte , nuk eshte asnje nga ne qe kalojme kohen duke bere ndonje koment dhe aq me pak Muci qe mer edhe ndonje lek per ato qe shkruan.