Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj bosit të organizatës mafioze “Ndrangheta” Guseppe Simoneli i cili u arrestua dy ditë më parë në qytetin bregdetar.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Erinda Çela ka lënë në burg pa afat 32-vjeçarin Simoneli derisa ai të ekstradohet drejt Italisë.
Ndërkohë bosi i organizatës kriminale “Ndrangheta” pritet të ekstradohet brenda 40 ditëve në drejtim të Italisë, pasi prokuroria e Bolonjës ka nisur një hetim ndaj 32-vjeçarit .
Simoneli dyshohet si autor i tentativës për të trafikuar nga Kolumbia në Itali një sasi prej 1500 kg kokainë.
32-vjeçari Xhusepe Simonelli i njohur me pseudonimin El Pako, ishte ndër të paktët që nuk u arrestua dot nga antimafia italiane, e cila ju përgjigj një vendimi të gjykatës së Bolonjës për arrestimin e 17 shtetasve italianë të dyshuar për trafik droge dhe lidhje me mafian.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane gjatë një operacioni të përbashkët ndërsa ishte duke pushuar në bregdetin e Vlorës.
nga vajti ajo sashenka