SATIRE/Policia: Bosi i mafies u arrestua ndërsa ishte me pushime. Berisha: Shqipëria destinacion turistik edhe për mafiozët

6 Gusht 2011, 11:59Politika TEMA

Një aksion i policisë ka përfunduar me sukses duke arritur të prangosej një i shumëkërkuar në Itali por që rastësisht ishte me pushime në Shqipëri.

Burime të policisë pranë Ministrit të përBrendshëm Bujar Nishani pohojnë se Xhuzepe Simonelli që ndodhej në Shqipëri për pushime, u arrestua vetëm për qëllime estradimi si kërkesë e drejtësisë italiane.

“Në rast se Italia nuk do të na kërkonte estradim atëherë mafiozi do ti bënte pushimet rehat. Turizmi shqiptar është një privilegj për të gjithë” u shpreh një punonjës krenar por anonim i policisë.

Vetë kryeministri Berisha ka përshëndetur këtë superaksion të policisë duke shtuar se falë punës së palodhur si kryeministër, Shqipëria është kthyer në destinacion turistik jo vetëm për qytetarët e botës por edhe për mafiozët.

Berisha u shpreh se ai ishte i mirëinformuar për prezencën e mafiozit në territorin shqiptar pasi kreut të qeverisë i vijnë qindra sms me lajme edhe kamarierët e lokaleve.

Por Xhuzepja ishte tatimpagues i rregullt, nuk kalonte me makinë me semafor të kuq dhe mbi të gjitha përsa kohë që nuk e kërkonte drejtësia italiane, qeveria shqiptare nuk e ndjente si detyrë ti prishte pushimet një qytetari vëlla europian.

“I bëj thirrje Interpolit, Hagës dhe OKB, në rast se duan të arrestojnë ndonjë të kërkuar ndërkombëtar, le të vijnë në plazhet blu të Shqipërisë. Nëse dëshironi ne mund të arrestojmë edhe Geddafin kur ai të vijë në Dhërmi” u shpreh Berisha.

Këshilli i Ministrave.org

13 komente në “SATIRE/Policia: Bosi i mafies u arrestua ndërsa ishte me pushime. Berisha: Shqipëria destinacion turistik edhe për mafiozët”

  1. dymi says:

    A e dini pse Sal-iu nuk ben pushime jashte? Ka frike se e areston interpoli. Ne Shqiperi eshte i sigurte. ministrin e brendeshem e ka ne grusht, le qe atij nje krah nuk i punon, keshtu qe edhe po e kapi nuk e mban dot Sal-iun.

    1. krenari says:

      …Po mire more Sali;-A po shikone se tek ne po behet kjameti?
      Vrasje,djegie,flak e zjarr,vellezerit tane minatore po shohin vdekjen me sy
      dhe Ti,krihesh dhe notone pa e care prapanicen per asgje?!
      A e kuptone se sa bajat dhe banal qe je bere?
      Vazhdo te thyesh Rekorde noti
      Ato do na japin buke e pune,uje dhe drita,
      Ne mos na afrofshin me Evropen,Jemi te sigurte
      qe largimin prej saj e kemi ne xhep.
      Me siglen me te fundit se;-
      Shqiperia po noton,do na kujtoje edhe notin
      e Lopeve te zonave perreth Shkodres,
      ku fryhet Drini dhe derdhet Buna
      Sala mashtrone per goxha shuma…
      Presin te gjoret nder vite me shprese
      Venecia ne Shkoder,
      Paret e demtimeve,edhe me thelle….

    2. Dean says:

      Sepse eshte i LINDUR INFERIOR dhe kenaqesine e gjen duke qene i pari i fshatit.
      Ai ka frike te shkoje jashte sepse andej eshte ASKUSHI dhe nuk e pjerdh njeri.

  2. fush-miloti says:

    Kur do te vije ajo dite qe ministria e BUJAR NISHANIT te NJOFTOJE per arrestimin kryeministrit SALI .BERISHA. Arsyeja krejt e thjesh, per mesimin e notit gjithe stafit te tije dhe
    horrat qe ka rreth vetes.

  3. lupo says:

    Mafia e përgjithshme e Berishës turizmit! asnjë ligj, asnjë privat shtetit “zonë turistike” janë të vlefshme, nuk ndërtimin e policisë. Salih Berisha bandës kriminale të shkatërruara 100 000 vende pune me reputacion nëpërmjet ndërtesave të paligjshme konkrete. Salih Berisha është terrorist Taliban primitive, ka turizmi si Ilir Meta, Fatos Nano shkatërruar.

  4. Tironci Lugano says:

    Titull apo shkrim qe ska asnje kuptim.Kritikojeni Berishen shajeni sa te mundni kur ky e meriton dhe shume here ne fakt eshte keshtu por qe nje mafioz apo dikush tjeter vjen per te kaluar pushimet apo per te fshehur ne Shqiperi ketu Berisha ska lidhje.Keto jane gjera qe ndodhin ne cdo vend te botes.

    1. Llapushi says:

      Sigurisht qe keto ndodhin ne cdo vend te botes por koha ka treguar se Berisha eshte informuar vetem per martesat dhe grate e Rames dhe nuk ja ka idene se cfare behet ne Shqiperi. Cudi si i kane shpetuar keta mafioze shokut Sali…

  5. tini says:

    cfare mendoni o populle kushe eshte ai njeri qe nuk eshte mafioz ne shqiperi pervec sal budallit

  6. tini says:

    sa te jete ky njeri shqiperia nuk bene perpara do rri ne vend numro

  7. hajduti says:

    dje pashe nje shkrim per parate qe policia merr nga emigrantet por harruan gjakpiresin me te madh qe jane doganieret.Keta monstra sapo ve kemben ne Shqiperi te rrjepin pa meshire.Kam ekpseriencen e nje mikut tim disavjecare.sapo ve kemben ne Durres ne dogane i dalin “trimat: qe nuk te lene te kalosh pa i dhene bakshishin..Se per cfare ata e dine.Ka disa vjet qe ky miku im jep por kete vit pyeti per njerin qe ishte si kapobanda e grupit te doganiereve te Durresit dhe morri informacion si e kishte emrin Dashamir Leka ,lindur ne Librazhd dhe banim ne Tirane.Ky monster para se te futej ne dogane ishte nje rjepacak dhe tani morri vesh qe ishte bere me dy shtepi ne Tirane,makina lluksose dhe femijet i mesojne ne shkolla private.Ku i gjeti ky njeri gjithe keto para,vetem me rrogen e doganierit.Jo mor jo…por me vite ka vjedhur djersen e gjakun e emigranteve qe vijne per te pushur dhe takuar njerzit ne Shqiperi.Ja keto njerez mbeshtet qeveria e Saliut.Keta doganiere duhen denoncuar dhe cuar ne burg bashke me gjithe qeveritaret e deputetet qe cdo dite na pervetesojne djersen e gjakun one.Harram i paci te gjithe ato qe i keni ndertuar mbi bazen e vjedhjes .

    1. raimondi says:

      Tani nqs ti ben tregeti , do u japesh dicka edhe atyre doganiereve se jane shqiptare dhe ata, Jane vellezerit tane,
      dhe duan te ushqejne femijet

      ———–Keshtu qe nuk ka gje te keqe pse te merr nje 5 lekeshe doganieri –Problemi eshte qe njerezit ne dogane te mos rine me shume se 1 vit ne ate vend pune

      ——- –Dmth brenda vitit kap veten doganieri dhe nderohet , te vije tjetri ne vend te tij .
      Ne kete menyre qe te gjithe te kapin veten — hahahahahahahahaha

  8. Tironci Lugano says:

    Hajdut
    Paske dhe nick te bukur.Nese ai shoku jot vjen ne dogane ne rregull ato trimat aty edhe pse jane mostra skane ci bejne.E shumta qe ato mund te bejne gjithmone nese je ne rregull do te vonojne por tjeter gje jo.
    pershendetje

  9. parim musliu says:

    HE more sali qe me suksesyet tua ja plase zemren Meros dhe ca socialisteve fanatik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje