Gjatë një vizite në Itali, Presidenti i Republikës nderoi Komunën e Barit me “Medaljen e Mirënjohjes” me këtë motivacion: “Me mirënjohje të thellë Komunës së Barit dhe gjithë popullit të Rajonit të Puljas, për solidaritetin e rrallë dhe përkrahjen e pakufishme që i dhanë në momente të vështira dhe dramatike, 20 vjet më parë, mijëra qytetarëve shqiptarë që mbërritën në Portin e Barit, në kërkim të një jete më të mirë.”
Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar vizituan ekspozitën fotografike “Portrete shqiptarësh – Dritë dhe hije” të çelur me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në brigjet e Italisë.
Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano dhe autoritetet e tjera të larta të pushtetit vendor, nga personalitete të politikës, sipërmarrjes dhe kulturës së këtij qyteti bregdetar si dhe nga shumë qytetarë, mes të cilëve numëroheshin me qindra bashkatdhetarë, Topi vlerësoi faktin se se një ndër pikat kryesore të lidhjeve historike të Shqipërisë me Italinë është pikërisht qyteti i Barit dhe Rajoni i Puljas. Një vlerësim të posaçëm, Presidenti Topi e bëri për bashkësinë shqiptare që jeton në këtë qytet, e cila kanë dëshmuar vlerat më të larta qytetare, duke u integruar me dinjitet e korrektësi në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shoqërore të këtij rajoni. Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “ky integrim nuk do të kishte qenë i mundur pa mikpritjen dhe bujarinë e vetë qytetarëve italianë si dhe pa mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve italiane, të cilët iu gjendën pranë shqiptarëve në ditë të vështira të jetës së tyre, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë tradicionale që ekziston mes dy vendeve dhe popujve tanë.”
po kush ja pagovi bileten ktije e te kete kujdes se po e gjene zyren mbyllur kur te kthehet dhe te mos flasi pa pyte salen ose ne mungese te tije ndonje pastrues te pd ja
Vallaj na kan prit shume mire atehere, si nata me diten me greket e qelbet.
Po ik o njeri i mjere, te priten si te priten, por nga ajo prite po hane buke me qindra mijra shqiptare ne itali e greqi…po ju jeni mosmirenjohes.
Vizita e Presidentit Topi ne Bari u be me ftese se Bashkise se Barit me rastin e 20 vjetorit te eksodit te gushtit 1991 kur me anien VLORA zbarkuan ne Bari rreth 20.000 emigrante shqiptare. Pamjet e anies me ate turme njerezish ne bord sot te ben te mendosh se si ka mundesi te ndodhi nje gje te tille, e pandodhur ne ato permasa edhe ne shkalle boterore. Sot ajo ngjarje eshte ne kufijte e te paimagjinueshmes. Dhe pyetja me e rendomte qe mund te beje çdo njeri me vizion normal per ngjarje te tilla sa tragjike aq edhe te paperseriteshme, eshte: “Po si u drejtua, si u komandua ajo situate?”
Ania kishte nje kapiten, nje njeri te vetem qe ne anie ka nje rol percaktues dhe komandues. Ne nje situate te tille duhet te degjihet fort zeri i tij. Dhe ky ze u degjua, ai udhehoqi, ai komandoi, ai drejtoi, Kapiteni Halim Milaqi. Vetem nje detar mund te imagjinoje ç’do te thote peshtjellim ne anie, edhe nje njeri te vetem rrebel te kesh, eshte shqetesim i madh, jo me 20.000 vete qe jane kudo, edhe ne maje te dyrekut! Puna qe ka bere Kapiten Halim Milaqi duhet vleresuar ne permasat qe ajo ka, por nuk e teproj se ajo eshte nje heroizem i vecante, i rralle, Secili nga ne do te mendonte se Kapiteni duhet te ishte i ftuari i veçante i ketij pervjetori, por fatkeqesisht ai eshte ne Durres, ndersa mendoja se duhet te ishte duke mare konsiderata te veçanta apo edhe ndonje medalje te veçante.
Mirè e keni Ju Zoteri Meti. Por Topi èshtè dhe stafi i tij i ngushtè èshtè top dhe predha pa diegore.Kapiteni i Anijes Halim Maliqi ka bèrè akt heroik. Eshtè hero. Por Topi me salat nuk i do heronjtè se ka frikè. Mènyra mè e mirè pèr tu mbrojtur nga heronjtè èshtè injorimi i heronjve.
Kush i ben kto lapsuse aman?Bari 91 o injorante priti nje anije te vetme dhe i mbylli ne stadium si dhite ne stan dhe ja hidhte buken me helikopter. U vrane u prene me njeri tjetrin dhe i kthyen mbrapsh si zgjebarake. Ne mars te 91 ishte qyteti i brindizit qe na priti 25000vete me krahe hapur hapen shtepite shkollat kishat per tna pritur dhe ushqyer. Na ushqeu na veshi dhe na beri me dokumenta. O top topi brindizi duhej te dekorohej jo bari o pallosh
Kush i ben kto lapsuse aman?Bari 91 o injorante priti nje anije te vetme dhe i mbylli ne stadium si dhite ne stan dhe ja hidhte buken me helikopter. U vrane u prene me njeri tjetrin dhe i kthyen mbrapsh si zgjebarake. Ne mars te 91 ishte qyteti i brindizit qe na priti 25000vete me krahe hapur hapen shtepite shkollat kishat per tna pritur dhe ushqyer. Na ushqeu na veshi dhe na beri me dokumenta. O top topi brindizi duhej te dekorohej jo bari o topi
Nje koment per REFUGJATIN. I dashur refugjat, me duket se ose i ngaterron gjerat ose nuk i ke kuptuar mire. Ata italianet qe te priten ty mire, jane po ata italiane qe mbyten te mjeret ne kanalin e Otrantos. Prandaj mos u nxito te shash greket. Sa per informacion greket ne fillim u hapen shtepite shqipetareve, e i mbajten me buke e rroba, por te babeziturit e diktatures dhe burgjeve qe u hapen, nuk lane ballkon pa vjedhur rroba, shtepi ku hanin e naten vidhnin e perdhunonin. Pra si popull mosmirenjhes qe jemi e treguam veten tone….E mos me fol mua per italianet, pasi nese greket na vrane ata na mbyten. Dhe sa per dijeni edhe italianet jane super racista. Une ne kete rast nuk po mbroj njeri, thjesht si emigrante qe kam hequr ne kurrizin dhe palcen time si racizmin grek edhe ndihmen, mirekuptimin dhe mbeshtetje te madhe nga shume prej tyre(si p.sh., me kane kuruar babane, i cili vuante nga kanceri, e i kane ndenjtur ne koke deri sa dha shpirt, pa asnje kokerr interesi, jo si ne Shqiper, qe te lene te vdesesh pa piken e turpit), thjesht pra duhet te dish qe cdo ceshtje ka dy ane, si puna e monedhes……