U mbushën më shumë se dy vjet pa njeriun tuaj të dashur. Si ndiheni?
Ndihemi të pikëlluar dhe të brengosur njësoj si në ditën e parë që ai u vra në pragun e shtëpisë. Përveç dhimbjes që nuk e kemi fizikisht në gjirin e familjes, kjo dhimbje shumëfishohet edhe për shkak se deri tani nuk kemi mësuar se cila ishte dora e zezë që i mori jetën babait tonë. Në këta dy vjet ju si familje keni kontaktuar me shumë personalitete të larta vendore që nga Presidenti e me radhë.
Çfarë ju kanë premtuar?
Që nga Presidenti dhe në prononcimet publike të Kryeministrit Berisha, Kryetares së Parlamentit, ministrave të Brendshëm me radhë, Prokurores së Përgjithshme asgjë nuk kemi mësuar, çka do të thotë se ky shtet nuk ka interes që të zbardhë vrasjen e babait tonë, çka e shton më shumë misterin e kësaj vrasjeje. Ne si familje e kemi humbur besimin totalisht te të gjitha strukturat e shtetit, pavarësisht premtimeve të tyre boshe. E kemi humbur besimin, sepse dy vjet nuk janë pak për të arritur qoftë edhe në një pistë të mundshme dhe pastaj tek autorët. Ky shtet dhe të gjitha strukturat për ne si familje nuk janë serioze, madje, do të thosha të kalbura në thelbin e tyre.
Cili është apeli juaj për strukturat e shtetit?
Për vrasjen e babait tonë nuk ka vend apeli në këtë shtet. Ne si familje të Fatmir Xhindit nuk e humbim besimin në të ardhmen dhe bëjmë premtimin solemn se do të vijë një ditë që kjo vrasje do të zbardhet dhe autorët do të marrin dënimin e merituar. Ne shpresojmë në fuqizimin e shtetit, të strukturave të tij për të arritur tek autorët apo autorin e vërtetë të kësaj vrasjeje makabre, e cila për ne si familjar dhe jo vetëm për ne nuk ka asnjë motiv përveçse motivit të pastër politik. Me këtë rast, ne si familje duam të falënderojmë të gjithë përfaqësuesit e mediave, që kanë pasqyruar kohë pas kohe gjithë këtë ngjarje të rëndë, e cila mbetet edhe sot e kësaj dite mister për strukturat shtetërore.
VETEGJYQESI,,,,,kjo eshte zgjidhja,e dhimbshme por rreale!
Duro mor Xhind, se do ta zbardhi Edi Rama, kur te vije ne pushtet !
Mjere ne ne dore te kujt kemi rene.
Mos u bej cinik me fatin e keq e te tjereve. Ketij i kane vrare babain para deres se shtepise dhe per tre vjet policia e Berishes nuk ka asnje interes per ta zbardhur. Dhe mos harro se viktima nuk ishte qytetar i thjesht, por deputet. Ti thua me cinizem prit ta zbardh Edi Rama! Berisha ka djegur vendin per te vraret e tij. Zaten prandaj ndodhin te tilla gjera, se ka vdekur reagimi qytetar, viktima lihet i vetem perballe dhunes mafioze shteterore. E ti ben ironi!
Eshte per te ardhur keq, me shpresen qe vazhdon te mbaje, djali i te ndjerit Fatmir. Ai kerkon qe ky shtet te gjeje vrasesit e ti ndeshkoje!!!E ke seriozisht mor djale, apo thjesht je i pafuqishem dhe ben nje detyrim sado minimal ne nder te babait tend?!! Ti vrasesin e ke perdite perpara syve, dhe bile ky pushtet ta ka bere dhe me pushtet… e ty te vije radha edhe ti trokasesh ne dere e ti kerkosh te sherbeje si qytetar….. apo jo?!!!! Te mendosh se Fatmiri ishte njeri qe jetonte me punen e tij e te familjareve dhe vajten e vrane pikerisht sapo kthehej nga puna qe kishte bere nga tokat e tij…!!!!! E pra nuk i do ky vend njerezit e djerses, do ata qe te vrasin, te ngrene lapidar e te thone mbylle gojen e bej ate qe urdheroj une perndryshe e peson …Ju te jeni mire mor djale e Fatmiri te kujtohet per te mirat qe kishte, por ndeshkimin harroje, ne mos do duhet ta shikosh edhe deputet nje dite kriminelin( mos qofte e thene…)
ku ta qejn ata e kan vrar vet kriminelat ata vran ne mes te dites i pa gjith bota vetegjyqesi ate duan legenat
Fatmir Xhindi eshte vrare vetem per te hequr vemendjen nga GJyqi i Gerdecit, qe do te hapej te nesermen. Thjesht per te drejtuar median nga kjo vrasje. Vrasesit nuk kane per tu gjetur ndonjehere.
Taktika e vresjes se dikujt per intersa te tjera ka filluar me Arben Brocin. Ai u vra qe turma ‘te ndizej’. Pastaj shume vrasje te tjera jane bere.. deri te Kosta Trebicka qe ju permbys makina me shpejtesi 40km/ore, dhe mbi te gjitha e zuri poshte !!!! Kete genjeshter ‘nuk e ha’ asnje shofer qe ka ecur me 40 km/ore..!!!
Keto vrasje nuk do gjenden asnjehere sa te jetojme ne kete regjim ne shqiperi.
A u zbardh Azem Hajdari???
te gjitha vrasjet qe ka dore shteti nuk zbulohen asnjehere,me rastin hajdari-berrisha per 8vjet sa ishte ne opozite çirrej duke thene se eshte nje vrasje politike,se kur te vijme ne pushtet do zbulojme vrasesit evertet.pas arrjes ne pushtet perse heshti bersha per kete vrasje,sipas vendimit te gjykates qe eshte nje vrasje e kryer per hakmarrje e jo per shkaqe politike atehere perse hajdari shpallet hero,i ngrihen permendore e.t.j se kush ka qene hajdari te hapen dosjet e sigurimit si e vune ne krye te levizjes se studenteve nje njeri qe nuk kishte jetuar asnje dite ne qytetin studenti nga cilat zyra te errta erdhi dhe me 8dhjetor 90 doli perpara studenteve ,nga cilet oficere te sigurimit shoqerohej,kjo pak rendesi ka e rendesishme eshte kush e çoi ne prite me 12shtator azem hajdarin*nga cila zyre ai doli dhe kush i tha qe shko shif ate makinen me targa vlore se asht e dyshimte.a e dinte berisha se kush ndodhej ne makinen me targa vlore-nje i afert i berishes mos valle kur iku ne zyren e dajes i tregoj atij se ne makine gjenden haklajt,dhe pas kesaj thirret ne zyren e doktorit hajdari ku pas 5minutash qendrimi vjen nje person i pd dhe thote qe morem nje telefon qe nje makine e dyshimte me taega vlore pret para pd.kush e beri kete telefon,nje ish punonjes i shikut ku ndodhet ai tani ne amerike,çfare i tha doktori azemit-dil dhe zgjidhe kete pune se ti je profesional pr keto pune.duke dale nga zyra e doktorit azemi ke ka mare ne tel.perse eshte zhdukur nga provat e gjetura ne vendngjarje celulari i azemit.perse berisha kur erdhi ne pushtet tha qe ky eshte nje kapitull i mbyllur.do vije dita qe te vertetat do te dalin ne shesh.
Shqiperia s’eshte shtet ,derisa asnjehere s’ka kryer votime te ndershne.Ala ke ura ngelet?
Zbato kanunin e saliut,sokol thuthuqi e di kush e vrau,pyete pastaj…
Fatmir Xhindi u vra ne maj 2009,ne prag te shtepise e ne prag te zgjedhjeve parlamentare per te terrorizuar te majten e Popullin Opozitar.Per mua eshte e qarte dora vrasese.Nuk mund te besoj qe per te dashurit e tij,pas tre vjetesh,nuk eshte bere e qarte se kush e vrau Fatmirin.Nuk qartesohem dot,jo vetem per vrasjen e F.Xhindit por edhe te dhjetra te tjereve,a kane zemer e duar te afermit e tyre;nese kane ti vene ne pune,jo vetem me intervista.
Pyesni Sokol Olldashin…
mblidh ca leke dhe ble Kallashnikovin..Sali Maloku eshe tabela e pare ,,vazhdo me vrasesit e tjere te babait,nqs je burre dhe leri komentet per median, te presesh drejtesi sa te jete kafsha e felliqur e Vucidolit eshte si te presesh te bijen flori nga qielli
FATMIRIN EVRAU ILIR META ME LSI DHE I MBESHTETUR NGA POLICIA E SALI BERISHES ME OLLDASHIN DHEBSHEN,NISHANIN DHE STRAZIMIRIN.ATA E DINE BASHKE ME ALDO BUMCIN DHE FATMIR MEDIUN QE AI ISHTE KOKA QE DO TREMBTE PS PARA ZGJEDHJEVE TE 2009 SIDOMOS KOMISIONERET LALUCE QE TE BENIN GJURULLDINE KAFSHET E PD TE SJELLA ME ATOBUZE.POR SHARA MBETI NE GOZHDE DHE NUK E ZBARDHIN NGJARJEN SE BIEN PER TRE ORE NGA FRONET E GRABITURA.
Zoti anduel,,!
KY SHTET ESHTE FORMUAR DHE PO DRJTOHET NGA KALBESIRAT E KOMBIT..
MJER SHQIPERIA, MJER POPULLI SHQIPTAR, QE PO UDHEHIQET,
NGA NJE SHARLATAN.,,,,
kUR VOTAT I VJETH E ZGJEDHJET FITON
MENDONI O POPULL, SE KUSH NA DREJTON,,,,
nuk ka nevoje te pyesesh. ta them une: e ka vrare e njejta dore qe vrau ne Gerdec dhjetera te pafajshem! c’do me tepr? emerin e mbiemrin? hap temen dhe e gjen ne cdo koment. Puna eshte, ja e gjete, c’do t’i besh pastaj….?
me keqardhje e simpati per babane!
te denohet sipas ligjeve te keti vendi .