Rruga e Arbrit dhe rrugaçëria në projektimin e saj

4 Gusht 2011, 19:28Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Rruga e Arbrit nuk është dhiare, është rrugë ku kanë lëvizur mjetet me rrota, shumë herët, qysh në kohën e perandorisë Romake, në Mesjetë e deri fillimet e shekullit të kaluar. Nuk ka njeri sot që të kundërshtojë ndërtimin e një arterie të tillë rrugore, që vitalizon jetën e shqiptarëve në një hapësirë fatkeqësisht të prapambetur edhe pse tepër të pasur në burime natyrore. Më tepër se cilido, veç banorëve të këtyre anëve, janë të interesuar ata që besojnë se potenciali i Shqipërisë qëndron tek përmirësimi i jetës së njerëzve në fshatrat e qytetet e vogla ku ata jetojnë (autori i shkrimit bën pjesë në këtë grup) dhe jo tek eksodi drejt mega qyteteve, ide të cilën duket e përkrah fort dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili kohët e fundit po lajthitet se fshatarët duhet të zhvendosen në qytet (“sytë nga bregdeti” ka qenë më herët parulla e tij), madje përmend dhe shifra që nuk do habiteshin dhe në Honkong e Singapor kur thotë që popullsia e fshatit të bëhet 2-3%.

Një nga vlerat shumë të mëdha të rrugës së Arbrit është se ajo vlerësohet si rruga më atraktive turistike në Shqipëri, duke konsideruar peizazhin e mrekullueshëm natyror të saj.

Pikërisht për këto vlera komplekse të rrugës së Arbrit nga njëra anë, dhe nivelit shumë të lartë të arritur në planin teknik e teknologjik të ndërtimit të rrugëve në anën tjetër, nuk mundet, që në rastin më të mirë, të pranohet paaftësia e projektuesve të kësaj rruge. Fjala është për segmentin më të mrekullueshëm  të saj, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, atje kur kanionet e rralla dhe uji i kristaltë i lumit të Tiranës, që hedh nëpër to vallen mijëra vjeçare janë pashmangshmërisht monument natyre.

Sot, ne pas më shumë se 2000 vjetësh i kthehemi asaj rruge për ta adoptuar për mjetet e shpejta me motor. Por kush na e jep ne të drejtën që të masakrojmë natyrën për gjatë kësaj rruge gjoja në emër të sigurimit të një kostoje më të ulët? Themi ‘gjoja’ se shumë padrejtësisht asetet natyrore nuk vlerësohen në vlerë monetare, ndryshe nga si vlerësohet për shembull një truall. Masakra që sa ka filluar në skajin e Tiranës së rrugës së Arbrit, në Shkallën e Tujanit nuk mund të mendohet që të ndodhë nga projektues rrugësh, por vetëm nga rrugeçër-projektues. Ashtu si një rrugaç e merr këtë “titull” nga bëmat e tij jashtë normave në raport me publikun e zakonshëm, po ashtu e meritojnë këtë titull dhe projektuesit e segmentit të rrugës së Arbrit që nuk respektojnë asnjë normë në raport së pari me “publikun” e projektuesve e specialistëve të rrugëve me specialistët e mjedisit, me specialistët e turizmit, me vendasit, e me publikun në përgjithësi e mbi të gjitha dhunojnë natyrën tmerrësisht keq, duke projektuar një rrugë rrugaçërore e shkatërrimtare. Ky projekt që po zbatohet është produkt i arbërve të sotëm rrugeçër e të paaftë. Themi të paaftë se nuk mund të projektohet një rrugë, pa alternative e më pas të zgjidhet më e mira. Këta projektues (kushdo qofshin dhe nuk më intereson fare t’i njoh) nuk mund të mos konsideronin një tunel në vend të masakrës që po bëhet nga zbatimi i projektit të tyre, duke shkatërruar për pak javë në mënyrë të pakthyeshme një ekosistem që natyra e ka ndërtuar për miliona vjet. Këta projektues duket se janë krejt të paaftë dhe dinë vetëm të heqin vija e të llogarisin sa beton duhet për të betonizuar vijat e le të shkretohet gjithçka në vija e anash tyre. Këta duket qartë nuk dinë të projektojnë një tunel. Duket gjithashtu që janë mjeshtra të tenderave, falë dhe tender vlerësuesve që me gjoja kostot më të vogla ja dalin që të jenë në “rregull” për shkallë më të lartë abuzimi. Porositësit duhet urgjentisht të marrin ekspertë të huaj për të korrigjuar projektin, edhe pse nuk mungojnë dhe ekspertë vendas të talentuar, e ndërkohë të ndërpritet urgjentisht çdo lloj punimi tek Shkalla e Tujanit. Ministria e Mjedisit duhet të zbatojë ligjin e të bllokojë çdo leje mjedisore, edhe sikur ta ketë dhënë atë. Ministria e Turizmit nuk mund të mos prononcohet për këtë dhunim të objekteve që ajo ka të përfshira në guidat turistike të promovuara prej saj. Të mos lejohet të bëhet një ndërtim sot, që as nuk zhbëhet dot më, domethënë që nuk ka projektues më në botë të ribëj kanionet që po hedhim sot në erë me dinamit e po i shqyejmë me fadroma.

Edhe vetëm se kjo rrugë quhet Rruga e Arbrit, duhet të ndërhyhet menjëherë dhe ndalohet kjo barbari arbërore bashkëkohore. Ndryshe, minimalisht, të zhduket emri “Rruga e Arbrit” e të vihet për shembull “Rruga Olldashi” apo “Rruga Masakra”.

14 komente në “Rruga e Arbrit dhe rrugaçëria në projektimin e saj”

  1. Lir Koka says:

    O Sali, o primitiv mos u merr me fjale kjo eshte c’ka po ben ti, ndaloje kete masaker qe neser mos te shtohet ne akuzat.Kjo eshte masaker natyrore.Projektuesit nuk jnae rrugecer jane kriminele.
    Te dhjefsha prokurorine.

  2. ismail kastrati NY says:

    Mbas 21 Janarit dhe 8 Majit shkrimet dhe analizat
    e atdhetarve nga pjesa e shendoshe e intelektualeve
    nuk kane me vlera.
    U vra fjala e lire dhe u masakrua vota e lire pas ketaj
    nuk ka kuptim te flasesh per rruge arberi apo gjarperi.
    Ky shkrim eshte i vlefshem per Kanada apo Suedi.

  3. Search38 says:

    Shqiperia po shkaterrohet totalisht 100%, qe nga Konispoli deri ne Vermosh, kete qe po i ben Sali Kafsha ketij vendi, nuk ja kane bere as pushtuesit me te eger te ketij vendi, prandaj miku im as mos u lodhe fare, as me ministri te mjedisit, as mos harxho frymen kot, E MORI FERRA URATEN, thote populli dhe kjo pune ka marre fund, Shqiperia po shkon drejt katastrofes, EKONOMIKE, EKOLOGJIKE, ETJ, ETJ, iku tani vetem, QAJENI !!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Realiteti says:

      Rroft Sali Berisha

      1. Thana says:

        …..PER TE ZEZEN E SHQIPERISE

  4. tini says:

    ka ikure luli nuke behen rruge se do vjedhi bashkine dhe nuk i duhene rruge se ka para bashkia

  5. argjiro says:

    Ky saliu yne eshte i gjithanshem mor vellezer .Talent i gjithanshem. Nga ullinjte tek lajthite e tek goricat po sidomos per rruget qenka flame fare .Ky sikur eshte ing.per rruge .Ku te fleje lepuri valle.

  6. idal says:

    Nje rruge eshte si nje ekspozite per te nxjere ne pah vlerat me te mira te natyres, te kombit, te atraksioneve etj, etj. Po keshtu eshte lidhje midis trevave, bussines-eve, midis njerzve per lidhje familjare, shoqerore, tradicionale etj.
    Te investosh ne nje rruge te tille qe pervec atyre qe shkrova me lart, ka edhe vlera historike te pallogarithshme, do te thote ti maresh ne konsiderate te gjitha keto e ndoshta shume faktore te tjere te pa permendur.( Se une nuk bej pjese ke ata me diplome te blere qe i dine te gjitha).Prandaj ju lutem mos e shisni historine e te ardhmen e kombit tone per pak leke qe sado shume te jene, prape jane pak per te bere nje dem te tille historik e antinacionalist.

  7. xha Kasua says:

    Kot e keni se nuk degjon njeri. Do behet muti kala ne Shqiperi dhe shqiptari nuk do ndihet as kur te mbytet prej tij. Na ishte nje here Shqiperia, ndjese paste…..

  8. shezo says:

    O Lavdosh, ketu eshte shkaterruar e gjithe Shqiperia, e ti qan per Shkallen e Tujanit !!! U shkaterruan qytetet (Tirana e para), u masakrua bregdeti, lumenjte, pyjet, dhe me e keqja, u shkaterrua njeriu, shoqeria. E per cfare Shkalle Tujani, flet ti ?!

  9. gezimi says:

    E lexova kete shkrim sepse mendova se mund te thuhej diçka e mire per kete rruge. Ne të kane kaluar breza e breza me rradhe ne kembe e sot presim ta kalojme me automjete bile luksoze. E kisha gabim se argumenti se po te bejme rruge “do te mbyten mizat e dheut, krimbat, do largohen dallendyshet, do te shemben gure, bile mund te zhduken kanionet, do te prishen kishat ( harroni o ditezinj se shperthime ne ate zone ka vite qe behen) etj”, jane dokrra qe sajohen nga dashakqinjte e kesaj rruge, e ketij civilizimi. Sye ju çaplehet te gjitheve kur shohin Saliun qe mban fjalen e dhene per kete rruge e rruge te tjera anembane Shqiperise. Sa keq o mjerane. Shqiperia do behet edhe duke degjuar klithmat e çakenjeve…

  10. Anila says:

    Z.Feruni e keni shprehur shume here shqetesimin Tuaj,per ambjentin dhe pemet,por ne dime qe keni punuar ne fondacione te ndryshme dhe i paguar shume mire,edhe ne vendin tuaj te origjines Dukat,keni bere dhe shume “studime”,por skemi pare te beni asgje vetem fjale.Rruga e Kosove dhe rruga e Arbrit do te mbeten ne histori ,doni apo sdoni Ju, Shqiperia sdo te ri me rruge dhish,nuk prishen kanionet nga rruga ,por Juve po u verbohen syte nga rruget e dritat e qeverise Berisha.

  11. Bubullima says:

    Berisha si cdo njeri pa vlere ka edhe perkrahesit e tij dhe keta pa tjeter jane docet e serbit,cecenet e shpellave qe ju duket parajse zbritja ne qytete.Kjo pjese e popullsise nga injoranca nuk jane ne gjendje te kuptojne shkaterimin e nje kombi,shitjen e tij tek greku e serbi,shkaterimin e vjedhjen e gjithckaje shqipetare por krenohen me bacen injorant.Llumi i kombit eshte ne avantash deri sa te vije dita qe te damkosen me vulen e turpit,Felliqesira.

  12. deni says:

    une e mbaj mend kur fatos nano nisi rrugen e Arberit.
    shtroi 2 Km rruge asfalt mbi asfalt.
    shkoni e shikoni tani, ju qe mbani iso pas cdo shkrimi e qe besoj as nuk e dini nga i bie kjo rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje