INTERVISTA/ Skënder Gjinushi: Edi Rama, shumë i moderuar si lider i së majtës

4 Gusht 2011, 14:34Politika TEMA

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, flet për zhvillimet e fundit.

 

Nga Vjola Murati

Pas zgjedhjeve lokale të 8 majit jemi në një situatë politike kaotike. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

 

Qëndrimi jonë si parti ka qenë i mirënjohur, se është absurde që të mendohet se kriza politike do të zgjidhet. Kjo situatë përbën një eksperiment dhe Shqipëria për 20 vite me radhë mbahet si një vend eksperimental, ku provohen lloj- lloj lojërash politike në vend të zgjedhjeve politike. E them këtë pas manipulimeve të votës së 2009-s dhe veçanërisht pas djegieve të kutive, ku pushteti i Berishës tregoi qartë ilegjitimitetin e vet dhe mbështeti ilegjitimitetin e votës. Së dyti, korrupsioni pas 2009-s e këtej është 10- fishuar dhe nuk është më turp të vjedhësh për qeverinë, por nder, madje është bërë qartazi, për faktin se nuk mund të bësh karrierë në qeverinë e sotme po nuk je i korruptuar. Dhe kjo vlen si për të djathtët, ashtu dhe për disa të majtë. Po të hedhësh një vështrim në ansamblin e qeverisë, është njësoj si ansambli i babëzisë, njësoj siç kohë më parë quajti Berisha qeverinë “Nano”, kur ndërkohë edhe Xhuveli, Meta, e të gjithë këta ishin në krah të tij. Sot kapot e majtë janë rreshtera në ushtrinë e korrupsionit të së djathtës. Tashmë doli qartazi se Berisha di të qeverisë vetëm nëpërmjet korrupsionit dhe korrupsionit masiv, të përqendruar lart, por të shtrirë në të gjitha qelizat. Ishin pikërisht këto shkaqe që çuan në krizën e viteve 96-97. Ishin këto shkaqe, vjedhje votash dhe vjedhje parash që çuan në rënien e shtetit. Është për t’u çuditur që dashakeqët dhe injorantët pyesin ende dhe sot se çfarë ndodhi në vitin ‘96, sikur nuk ju mjaftoi çfarë ndodhi realisht. Kur shteti ngrihet në themele të rreme, ai shtet rrëzohet, njësoj si në 1996/1997. Ne qeverisemi nga politika më e korruptuar në rajon. Shqipëria vetëm i largohet mesatares europiane dhe bëhet më e varfër edhe në raport me Malin e Zi dhe Maqedoninë apo Bosnjen. Vetëm largohemi, pasi këto vende i rrisin të ardhurat për frymë më shpejt, krahasuar me Shqipërinë. Pra, të gjithë treguesit flasin për atë që kjo qeveri duhet që një orë e më parë të largohet, pasi është një qeveri e korruptuar, që s’ka dalë nga vota e lirë, por nga shitja e Ilirit. Ishte pikërisht Ilir Meta ai që i fali Berishës 4 mandate, që përfaqësojnë 70.000 vota të majta. Është kjo qeveri që dështoi në marrjen e vendit kandidat për në BE, duke vrarë 4 qytetarë të pafajshëm. Edhe në 1997 Berisha bëri të njëjtën gjë, kur e nisi nga Vlora. Më 28 shkurt vrau tre qytetarë, që s’i përmend kush dhe flasin vetëm për pasojat, jo për shkakun. Ndërsa këtë radhë e bëri mes bulevardit, e jo vetëm vrau, por kishte shënjestër dhe kryetarin e opozitës. Dilnin dhe akuzonin se në krye të puçit është presidenti, kryeprokurorja. E në kushte të tilla, përballë një qeverie të tillë, çdo lloj populli që ka sensin e demokracisë, çdo lloj opinioni publik dhe çdo lloj opozite, do kërkonte vetëm largimin e saj dhe do ta detyronte atë. Është krijuar bindja se politika është një llum i plotë dhe pushteti është totalisht i kapur dhe siç thashë, kjo nuk është me ves, por është cilësi, dhe po s’e ke këtë cilësi, nuk mbulohesh nga qeveria e Berishës. Korrupsioni vihet re dhe në pushtetet e tjera. Kjo shtrihet në pushtetin gjyqësor dhe kudo. Këtë fakt e dëshmon edhe Kolegji Zgjedhor. Na u këshillua, edhe pse problemi është në kokë, pra tek pushteti qendror, pra në organet kryesore, të kuronim edhe njëherë këmbët, që është pushteti lokal. Jo për ta nënvlerësuar, por ky pushtet lokal nuk mund të zgjidhë kriza të pushtetit qendror. Nuk mund të zgjidhë as reformat, as korrupsionin, jo vetëm të paluftuar, por dhe të përhapur, as vrasjet e qytetarëve, as arrogancën dhe marrëdhëniet skandaloze ndërinstitucionale. Ndërkohë që kryeministri nuk komunikon. Ai s’ka marrëdhënie normale as me presidentin, as me kryeprokuroren, as me kryetarin e opozitës dhe kjo është traditë e tij e vazhduar në kohë. Të tërë e dinë ku është e keqja. I vijnë rrotull, njësoj si i sëmuri i rëndë, që ka frikë të operohet dhe pi aspirinë.

 

Partia Socialiste dhe koalicioni juaj fituan zgjedhjet në Shqipëri, por nuk fituan atje ku pritej, domethënë në Tiranë…

 

Fitorja në Tiranë ishte me e madhja në Shqipëri, se ndryshe nga ata llogaritarët e kooperativave që janë rrotull Saliut, ishte e qartë se e majta do fitonte. Por, pritej një fitore më e pastër dhe më e ngushtë se në rrethe si Elbasani, Korça, Durrësi etj. Fakt është që LSI në zgjedhjet e 2007-s dhe në zgjedhjet e 2011-s, merr 100.000 vota, duke u kaluar automatikisht nga e majta në të djathtë, me një diferencë njësoj si në zgjedhjet e 2007-s. Pra, me LSI ka ndodhur njësoj sikur je zero dhe kalon me minus, se grupimet kanë ruajtur të njëjtin proporcion votash. Ndërsa në konkurrim të drejtpërdrejtë, aritmetika tregone se, sipas votave të 2007-s, kandidatët e PD-së dhe LSI-së do merrnin 3000 vota më shumë në Elbasan, ndërkohë që morën –8000 vota, në Durrës -2000 e ca etj. Kjo aritmetikë nuk eci. Por, duke e konsideruar LSI-në të majtë për diversion, se në fakt është një parti pazari, atëherë u përqëndruan në Tiranë. Realizuan dopio listat duke qenë se të tërë dinë të bëjnë një diference elektorale, duke qenë se ka qenë 20.000 diferenca në 2007. Eshtë i ditur fakti që Tirana është administrata, në të ndodhen hajdutët e vjetër dhe të rinjtë, të përkedhelurit, karrieristët, ndërsa në Vlorë s’e kishin problem disidencën e Ilirit apo të ndonjë tjetri, Tirana ka qenë gjithmonë aty. Ka qenë aty se ajo është aristokracia dhe kuptohet gjithë detashmenti i LSI është futur në pushtet në mënyrë korruptive me vota të majta dhe arriti të ruajë 10.000 vota. Por për shkak të bëmave dhe gjëmave të kësaj qeverie dhe të punës që ka bërë Rama në Tiranë, prapë kishte diferencë, por kjo u kompensua me listat. Mjafton të numërosh vetëm lista të dubluara, 50 veta në një dhome bashkë, deri edhe prindërit në moshë të thyer i futën në garazh makinash, e të gjitha këto janë detashment prej të paktën 10.000 votash të shtuara artificialisht. Dhe këtu nuk doli saktë kalemi i tyre, pasi dolën rezultatet e para dhe Rama ishte në krye, atëherë filluan lojërat, hiq vota andej, blloko kutitë në Laprakë, mbaj shtrënguar njësinë tek 5-a, që ishte e PS dhe ndërkohë shtoheshin vota të pavlefshme pikërisht nga këta që bërtasin vota- vota, por përfundimisht as këto s’ju dolën. Në mënyrë të përmbledhur Tirana ishte fitore e dyfishtë për këto arsye:

Së pari ajo u çlirua nga pseudo e majta LSI, e cila ka punuar kohë më parë për Berishën. Nano e ka ditur mirë, nuk e di pse ka bërë këtë lojë, ndoshta ka shpresuar se mund të bëhej pishman Ilir Meta duke menduar rikthimin dhe rintegrimin e tij, por Meta s’arriti të shkëputej nga lidhjet me Berishën. Ndërkohë në 2007 Rama hezitoi, pra qe PS të ndante hesapet me LSI dhe mos të harrojmë që Meta ka tradhtuar tre herë votën e majtë, jo Ramën. Këtu hasim dhe një lexim të gabuar të njerëzve se duhet të shohin e kuptojnë se marrëdhëniet janë mes liderve me elektoratin, se këta liderë së pari aty japin llogari, në elektorat, se atij i kërkohet vota, dhe këtu nuk flasim per tradhti të së majtës, por tradhti ndaj votuesit, dhe jo vetem në 2009-ën Meta tradhëtoi të majtët, por e nisi qëe në 2005-ën. E bëri këtë me pretekstin për të hequr Berishën dhe hoqi Nanon kur PS nuk kishte problem heqjen e Nanos, por të mos fitonte Berisha. Prapë në 2007-ën Meta s’mund të ankohej se PS i dha 1/4 e pushtetit, madje të gjitha njësitë, në Lezhë dhe Lushnje, i fitoj me mbështetjen e të majtës, pasi fitoi, filloi bllokimin e këshillave, madje e filloi këtë që në qarkun Vlorë dhe me pas kaloi djathtas. 2011-a është viti që shfaqi provën e parë ku tregoj që e majta pa LSI ishte më e fortë se me LSI. Ky ishte pastrimi që duhej dhe s’i kuptoj zërat për bashkëpunim me LSI-në. Kjo parti që mban qeveria Berisha është më e ekspozuar ndaj korrupsionit, por mbrohet nga imuniteti i Berishës, ashtu siç bën me çdo lloj krimineli, çdo lloj hajduti, e të mendosh bashkëpunim me LSI është njësoj si të bashkëpunosh me Berishën vetë, se në fund të fundit më mirë me origjinalin se me kopjen, më mirë me të zotin se me krriçin. S’mund të flasësh për bashkëpunim me një koalicion të tillë se do të thotë mos të pranosh mesazhin e votuesit, se fitove atje ku mendohej se s’do fitohej, në qarqe më delikate Durres, Elbasan apo Korçë, dhe nëse mendohet për të rifituar Tiranën, rifitohet nëse ti do jesh i vendosur dhe ti nuk bën më gabime. U pranua që zgjedhjet lokale të bëheshin në kushtet e një krize politike gjë që nuk këshillohet, por në Shqipëri u bë për shkak të parave që hedh PD dhe sa kohe që Ristani do jetë arbitër, është si kampionati Flamurtari – Skënderbeu, e ke davanë e humbur, nëqoftëse Flamurtari penalizohet herën e dytë, e ka fajin po kjo skuadër që me të njëjtin arbitër ose federatë vendos të luajë prapë.

 

Eshtë diskutuar gjatë se keni mbajtur qëndrim kritik dhe ndaj ndërkombëtarëve se tregohen të paqartë drejtuar klasës politike?

 

Ndërkombëtarët janë shumë në fakt, dhe ndodh që ngatërrohen qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare. Po këta ndërkombëtare thonë dy gjëra:

-Politikanet duhet të punojnë për popullin dhe jo për vete, por dhe ndërkombëtaret duhet të flasin për popullin dhe jo për vete, qoftë kur vriten 4 qytetarë në mes të Tiranës, atëherë drejtësinë e do ky popull, se janë vrarë bashkëqytetare të tyre nga kjo politikë, qoftë kur bëhet kompromis Berisha- Rama dhe kushdo tjetër që të mbulojnë krimet e njëri-tjetrit. Ndërkombëtaret s’duhet ta pranojnë, dhe nëse themi se populli është i pari, pastaj politika, nëse është kështu, atëherë ti mbro jetën e këtij qytetari dhe kërkoji politikës të zbardhë ngjarjen, aq më tepër që ngjarja është e zbardhur, aq më tepër që vrau qeveria dhe vrasjet nuk i pranon demokracia dhe ai që vret ndëshkohet, minimalja kur është qeveria ajo qe vret, ajo qeveri jep dorëheqjen për 24 orë. Dorëheqja është luks dhe në vendet e tyre këtë do bënin, ndërsa në Shqipëri mesa duket jetën e shqiptarëve nuk e vlerësojne njësoj si jetën në shtetet e tyre.

E dyta, ndërkombëtarët garantojnë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por asnjë s’e kupton që kur flitet për standard zgjedhor flitet a u respektua vota jote? Ky është standardi zgjedhor, që çdo shqiptar është i lirë të votojë pa asnjë pengesë, pa asnjë kufizim, pa qenë i detyruar të tregojë për kë voton, jo si bëjnë këta që trembin dhe presidentin si dhe për kë ke votuar? Do të thotë të shkosh lirshëm për të votuar dhe të votosh vetëm një herë, kjo është të arrish standardin. Por nuk ndodh kështu, sepse kur del Ristani me 700 vota në kuti të gabuara që s’i hodhën qytetarët, por zagarët, këta ndërkombëtarë heshtën. Vendosën gjë qytetaret se kush do drejtojë Tiranën? Jo, vendosën zagarët dhe manipulatorët.

Vendosi Shqipëria se kush do qeveriste në 2009? Jo, vendosi pazari i Ilir Metës dhe Sali Berishës. Ndërkombetarët të flasin në gjuhën e popullit.

Aspekti i trete, janë po këta që thonë shihni axhendën europiane dhe kur vriten 4 qytetare dhe vidhet vota, shihni axhenden, lëviz video game e Ilir Metës, shihni axhenden, po axhenda çfarë thotë?

Axhenda europiane ka vetem dy pika:

-Zgjedhje me standarde dhe

-Luftë ndaj korrupsionit në nivele të larta.

S’pretendohet të mbyllen sytë ndaj vjedhjes së votave dhe të shikojmë axhendën, kjo është lojë fjalësh. Zëri i ndërkombëtarëve duhet të jetë konform standardeve, nëse qeveria nuk i kap standardet, të hapë krahun se kjo qeveri që është sot nuk e çoi dot vendin të marrë statusin kandidat për 6 vjet radhazi, nga korrupsioni dhe zgjedhjet e dështuara.

Atëherë për çfarë e përkrahin Berishën? Çfarë i këshillojnë më këtij populli? Në demokraci nuk ka interes kombëtar më të rëndësishëm se respektimi i votës së lirë, të tjerat janë perralla, vetëm lojëra politike, alibira për të mbrojtur qeverinë e Berishës.

 

Ju personalisht jeni për zgjedhje të parakohshme apo të pritet deri në 2013, dhe a do jetë vullneti i popullit ai që do merret parasysh kësaj here?

 

Qeveria jonë është e dështuar, është turp, qeveri që ka vrare, e korruptuar, dhe tregoj qartazi që është manipulatore e votës dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, madje dhe ndërkombëtarët. Kjo qeveri bëri dhe një autogol në deklarimin se zgjedhja e popullit ishte e shkëlqyer dhe kujtojnë se ishte hera e parë, por në fakt populli kështu është sjellë dhe në vitin 1996, vetëm se horrat e Saliut janë sjellë ndryshe. Opozita duhet të jetë tepër naive ose e paaftë për të menduar që të bëjë zgjedhjet në 2013. Të provosh prapë Saliun do të thotë ta bësh nuse, por nuse bëhesh për të disatën herë, por vajzë jo, ashtu si zgjedhjet me qeverinë Berisha, reforma me qeverinë antireformë është mashtrim për njerëzit.

 

Është Edi Rama lideri i duhur i të majtës?

 

E qarta fare është që Saliu nuk është i duhuri as për të majtën, as për të djathtën. Shqipëria sot përfundimisht luftën nuk e ka me të majtët apo të djathtët se korrupsioni, vjedhja e votës, konflikti ndërinstitucional absolutisht nuk janë program i asnjë partie, janë përtej tyre dhe PD nuk e ka në plan të vjedhë votën apo të shkelë Kushtetutën. Prandaj dhe debati në shume raste është në këto gjera dhe nuk është në alternativat e tyre. Pak diskutohet për politikat e pensioneve të një force ose një tjetre sepse duhet zgjidhur problemi i themelit së pari, dhe në këtë rast qeveria nuk duhet të vjedhë, duhet të garantojë një rritje reale të zhvillimit të ekonomisë dhe pastaj vjen problemi i shpërndarjes, çfarë favorizoj unë dhe cfarë ti, dhe këtu bëhet diferenca.

Përsa i përket pyetjes, Rama ka meritat dhe avantazhet e veta, e ka çuar Tiranen vazhdimisht në fitore, ka dhënë një fryme rigjenerimi të të majtës pas luftës së zgjatur Nano- Meta që ishte lojë e Berishës, veçanërisht e Metës: atëherë doli se Nano ishte me i korruptuari, ndërsa tani korrupsioni i tij është pothuaj inekzistent, s’bie në sy fare përpara gjëmave të Ilirit dhe bëmave të Saliut. Deri në këto zgjedhje ishte në pozitat e duhura, tani duhet të ketë të qartë një gjë: opozitë e moderuar nuk ekziston, nuk bëhet fjalë, se në Shqipëri ngatërrohet një gjë, qëndrimet e prera ndaj veprimeve arbitrare dhe agresive të qeverisë quhen radikalizëm.

Por çfare do të thotë qëndrim i moderuar ndaj vrasësve? Si mund të jesh i moderuar me vrasësin, me vjedhësin e votës, i cili vetëm duhet të largohet?

Si mund të jesh i moderuar ndaj vjedhësit të fondeve publike?

Pse nuk ka mbaruar as rruga e Vlorës, as rruga e Tepelenës? 6 vjet në qeveri. Sepse ikin fondet nga të gjitha anët, vajti një miliard euro rruga Durrës- Kukës, investim që dhe Zvicra mendohet kur e bën.

Opozita fjalën dhe votën ka, s’ka të drejtën e komisionit hetimor, nuk u lejua të hetonte askush kutitë e votimit.

Ne duhet të shkojmë në Kuvend dhe të luftojmë, po çfarë të luftojmë? Ai Kuvend ka rënë. Ai Kuvend mban ende një komision që quan që 21 Janari është puç i opozitës me çadra-pistoleta dhe krye hetuesi u bë ministër Drejtesie dhe Bamiri e firmosi, kur vetë Bamiri është vete i akuzuar si president si pjesëtar i pucit të madh. Atëherë në situata të tilla kur ai ka kapur të gjitha institucionet e shtetit, kur qeveria nuk ka treguar vullnetin me minimal dhe mbi të gjitha nuk respekton as rregullin nr. 1 të garës të ndershme në zgjedhje, bashkëpunimi me të është vetëvrasje.

47 komente në “INTERVISTA/ Skënder Gjinushi: Edi Rama, shumë i moderuar si lider i së majtës”

  1. enofieraku. says:

    Fol me konkretisht o zoteri, pse nuk e thua troc qe edi rama dhe sali berisha gjith tensionet dhe zenkat i bejne per sy e faqe qe te mbajne popullin ne kete eresire shekullore, kjo eshte fjala me e drejte qe i takon gjith ketij teatri te shemtuar !!!

    1. ilir111 says:

      Normal shoku qe per Gjinushin eshte i moderuar, ai eshte mesuar me Enverin
      e hengri me Tosin me Saligedafin etj

      1. hasani says:

        Shiko cben opozita ne itali greqi e ne tere evropen, e do shohesh qe rama eshte me i bute se ata. Por si duket dhe keta opozitaret europiane do jene mesuar me enverin.

    2. Dean says:

      Ik o pirdhu o enofieraku me gjithe keto teorite konspirative.Mos haroni t’a nxirni EDI RAMEN edhe mason,si pjese e 1 konspiracioni internacional.C’a faji ka EDI RAMA pse populli shqiptar eshte Sylesh dhe i pelqen te Pallohet nga eterit e vet dinak????
      Detyra e EDI RAMES eshte t’i trgoje popullit se po e pallojne.Nese popullit i pelqen kur e Pallojne,atehere edhe Krishti dhe Muhameti te vijne ne Shqiperi te kapur dore per dore,prap asgje ska pe te ndryshuar.

      1. enofieraku. says:

        pse te dogji o gagarel , apo do jesh nje nder radhet e ketyre legenave, i bie mire sazeve te ketyre legenave dhe ti nje cerr i ketyre legenave do jesh asgje me shume!!!

        1. Dean says:

          Jam shume larg Shqiperise dhe nuk kam as lidhje dhe as simpati me ndonje parti politike.Duke qene se jetoj ne 1 vend teper demokratik,jam me i cliruar nga subjektiviteti dhe as i detyruar te beje kompromise me menyren time te perceptimit,dhe i krahasoj zhvillimet ne Shqiperi me vendin ku jetoj.Per fatin tend te keq,i vetmi politikan shqiptar qe e meriton te quhet Liberal dhe Demokrat i vertet eshte EDI RAMA.
          Provojeni t’ja jepni freret e drejtimit te PS-se Ben Blushit,Malajt……..dhe kompani,dhe vetem atehere do ta kuptoni se sa ne qafe i keni rene Edit dhe se sa KOMPROMISE te pista kane per te bere keto MONSTRA ne emer te ”dialogut politik”.Cfare ndryshimi ka korupsioni i ”Majte” nga ai i ”Djathte”?????

  2. shezo says:

    Dhelper, skile, cakall, skafist, dinak dhe cinik !

    1. daja says:

      po te kerkosh cik, do gjesh nja 200 faqe me akuza qe sala i ka bere nanos, ilirit, imamit, hajdarit, cekes e gjith atyre qe pastaj i perqafoi e i ka akoma aleate shume te afert. po ju votusit e sales jeni mesu te lepini peshtymen tuaj cdo muaj, kshuqe se keni problem me fol si hajvan tere diten. ne Pd eshte vene kerkes tani qe po s’pate precedent penal smund te futesh ne parti. jeni ber parti e llumit e keni marr peng vendin.

  3. tironsi says:

    Plotesisht dakort me Gjinushin!

  4. jimmy says:

    pune mbeturinash edhe ashtu ngelen keto njerez si plehra

    1. tg usa says:

      bej nje koment te hajrit o tutkun, kundershoji dicka – po ngele gam gam si fuks

  5. shpellarofagos says:

    Ju lutem TEMA pastroni shkrimin nga gabimet….se mezi lexohet

    Flm Z. Gjinushit, i madh je o profesor; shpresojme te te shohim aty ku e meriton, ndoshta si lider i opozites

    1. EDI DETROIt says:

      Bo bo, GJinushi ish-minister arsimi I komunizmit, si pelqeka EDI, ky RUCi, Dokle, ILIR XHelil GJOni I prishin shume pune te majtes shqiptare.

  6. keli says:

    Akoma nuk eshte mbytur tek Lana ky surrat. Gjalle qenka. Bo bo bo sa i peshtire. Para ca javesh sikur deklaroi qe PS i kishte vjedh votat ???!!!

    1. kelka says:

      Mos e ngatron me ilir meten o pedke. Te lana do flakim shpellarin. Po deshi lukunia shpellarve le ti shokj pas aty.

    2. mesila says:

      shko shkruj te 55-a se atje te japin nji cop djath po ishe i peshtir sa far palliu.

      1. Murat Lukunia says:

        Farihiu eshte bure zotni kte e ka treguar me vepra pyesni ne belsh,sa familje ka kamur me para,ai kodosh ku ha buken nuk e permbys kupen,bravo i qofte.

  7. tatanke djali says:

    estebrer ylyver ne ket ver shend e ver me nje femer mu ne themer me pikoi ne zemer

  8. Skela says:

    Ke te drejte Profesor. Ca si juve i duhen si keshilltare e Rames jo ca qe kerkojne hyrjen ne parlamentin formal ku vidhet edhe vota e deputeteve permes zgerdhimave te asaj shushunjes.

  9. Besa,Canada says:

    Edhe nje here; E keqja,fatkeqesia e Shqiperise eshte nje dhe vetem nje SALI RAME BERISHA i lindur dhe rritur ne Vicidol,fshat te cilin e ka turperuar per jete e mot Kush ka bashkepunuar me te eshte plehera e Shqiperise Si kane rrjedhur ngjarjet e vetmja rruge shpetimi eshte ose protesta masive,ose nje plumb ne balle dhe pastaj Rrofte 29 Nentori ! Me quani komunist po deshet!!!!

    1. malokofagos says:

      Shume e sakte. PO nuk ka komunist dhe antikomunist, ka milet, shpellara dhe ant-shpellara

  10. turi says:

    Vetem gjinushi, ngjela e baze kane ngelur opozitare.
    edi rama ka vendosur ti beje fresk berishes deri ne fund. rama genjen njerezit, e u kujtua tani pas 6 vjetesh opozite per te ndertuar alternativen qeverisese. karagjoz.

    1. kulakofagos says:

      Dakord jam per ata qe permende. Po ti japim dhe pak kohe se ndoshta piqet me shume…megjithse athere mund te jete shume vone

  11. Rani says:

    O Gjinush ke te drejte o burre vetem se ke harruar se ju jeni drejtuesit e opozites dhe jo ne, prandaj nqs do qe te ndryshoje diçka duhet te shkosh edhe ti ne balle te protestes dhe jo vetem me artikuj se per artikuj s’ça bythe Saliu. Pastaj sa per nderkombetaret mos na thuaj neve se ça thone ata, po thuaju atyre se ça mendojme ne se kur t’jau plasesh ballit dhe tju thuash “o miq ju kujtoni se jemi budallej ne apo si, çfare jane keto broçkulla qe na thoni as te bardhe as te kuqe” kur tju thuash keshtu atehere ndoshta je munduar te besh diçka. Kur te flasesh me te huajt vjen nje moment kur per hir te interesave te popullit braktiset protokolli i piste dhe thuhen gjerat ashtu siç jane pa i zbukuruar. Te huajt nuk kane shume faj se menyra se si keni diskutuar ju i ka bere te mendojne se nuk e keni seriozisht prandaj s’kane çare bythen te thone gjerat siç jane, ne fund te fundit pse te prishen me Saliun qe i mba me leke dhe biznese te dyshimta. Ke te drejte kur thua “per çfare te shkojme ne parlament” se atje po luhet nje teater gjigand me protagonist kryesor Sali Berishen, vetem se nuk e di a i ka bere llogarite mire Saliu se mos i kthehet ne tragjedi ky teatri.

  12. PATRIOTI says:

    EKEQJA E KETI VENDI KANE QENE DHE MBETEN SALIU, NANUA, ILIRI TOPALLICA DHE GJITHE QEVERITARET AKTUAL. PA USHPORUR KJO QEVERI DHE PA U DENUAR ME BURGIM TE GJITHE ATA PUSHTETAR QE KANE VJEDHUR PASURIN KOMBETARE TA CDO KRAHU QOFSHIN SHQIPERIA QE ESHTE NE MES TE EVROPES DOMBETET E FUNDIT EBALLKANIT DHEEVROPES.

  13. guri says:

    Gjinushi askushi je biri i nje krimineli i cili ne 1948 ne emer te popullit beri gerdin ne Lume.

    1. Lumjani says:

      Mirë j’u a bëri atyre që bashkëpunuan me fashistët dhe nazistët!

  14. rumpalla says:

    I nderuar pseudonim “Patriot”!E keqja e ketij vendi nuk jane as Saliu,as Nano,as Iliri e as Xhozi ,e keqja e ketij vendi eshte niveli i ulet i popullit dhe diplomatet e korruptuar qe luftojne me ç’do kusht mbajtjen e nivelit maksimal te koorupsionit.Shikoni i nderuar ç’fare i behet Mubarakut,tubimet e popullit deri sa ai te marre denimin e merituar.Interesohu e do te shikosh se ambasadores Amerikane ne ate vend i thane “sus” ,e e nxorren jashte loje.Shikoni ketu se ç-fare bejne flokelepiret,apo fallxhoret kur Saliu(sistemi kooruptiv ) eshte ne siklet,s’lene gje pa thene sa qe edhe ne emisionin e perallave nuk mungojne.Jane keta qe s’rreshten se thene qe shqiperia eshte shume prane Europes,se Obama ka thene keshtu,e Hilari ashtu.keto e kesisoj denglash e mbajne “gurin e shahut” ne pushtet.Ne Shqiperi i dashur edhe sikur te heqesh Saliun (diplomatet)do te vene kadiun e jo njeriun qe do populli.Kjo eshte fatkeqesia me e madhe e ketij vendi e populli qe hengri “diktaturen” per “demokraci”,qe edhe kur qeveria hajdute vret ngrihen disa palo diplomate e kryekriminelin e quajne “Burre shteti” dhe se vrau per te mbrojtur institucionet demokratike.Se fundi qeveria Saliniane tashme qendron ne kembe fale patericave,pasi siç e shikojme te gjithe edhe vendet apo perandorite qe dikur ishin ,tashme s’ua vershellen me njeri perveç ndonje vendi si Shqiperia.

  15. AlbinoBlackSheep says:

    Ka nje difirence te madhe midis te TE MODERUARIT dhe INKOMPETENTIT. Edi Rama po tregon qe eshte inkompetent me shume se i moderuar.Javen qe shkoi ndodhen dy skandale te radhes:Gjykata e larte tha qe gardistet nuk vrane protestuesit e 21 Janarit,dhe i arrestuari kryesor per ceshtjen e naftes Virxhin(afere korruptive qeveritare) arratiset. E degjuat Ramen te thote gjysem fjale per keto? Le te mos flasim per veprim se sa per te i ka hyre lepuri ne bark e nuk ia mban bytha te levize jashte deres se selise se PS.

  16. edmond says:

    Jam plotesisht dacord me ate cfar shkruan i nderuari zotni GJINUSHI ,por do doja te shtoja dicka shum interesante qe deri tani pak ose aspak e kan then apo kan deshiren ta thon :problemi i popullit shqiptar per te arritur standartet europiane nuk esht vetem qe te coj ne shtepi qeverin e corruptuar POR:TE BEJ CMOS PER TI DERGUAR TE GJITH TE CORRUPTUARIT PERPARA DREJTESIS QOFSHIN KTO VET DHE TE GJYGJSORIT DHE TE MOS MJAFTOHET VETEM ME KTE POR ME DURIM ,MATURI DHE VENDOSMERI TE ARRIJN QE TI JAPIN DENIMIN E MERITUAR SECILIT QE E MERITON DHE PA ARRITUR KTE ESHTE E KOT QE TE PRETENDOJ PER NJE TE ARRDHME ME TE MIRE………………………………………..FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN .

  17. edmond says:

    Komenti juaj po pret për moderim.
    4 Gusht, 2011 më 6:34 pm Jam plotesisht dakord me ate cfar shkruan i nderuari zotni GJINUSHI ,por do doja te shtoja dicka shum interesante qe deri tani pak ose aspak e kan then apo kan deshiren ta thon :problemi i popullit shqiptar per te arritur standartet europiane nuk esht vetem qe te coj ne shtepi qeverin e korruptuar POR:TE BEJ CMOS PER TI DERGUAR TE GJITH TE KORRUPTUARIT PERPARA DREJTESIS QOFSHIN KTO VET DHE TE GJYGJSORIT DHE TE MOS MJAFTOHET VETEM ME KTE POR ME DURIM ,MATURI DHE VENDOSMERI TE ARRIJN QE TI JAPIN DENIMIN E MERITUAR SECILIT QE E MERITON DHE PA ARRITUR KTE ESHTE E KOT QE TE PRETENDOJ PER NJE TE ARRDHME ME TE MIRE………………………………………..FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN .

  18. E.Vlora says:

    Faleminderit Gjinushi ti e di ku na pikon çatia.Bjeru kokes te shiturve te ketij vendi.

  19. lilolabja says:

    Do doja ta shihja Z Gjinushi ne vend te Bamir Topit ,atehere do shihnim si do funksiononte demokracia .I ka shoket e ralle ,politikane i vertete per mos te thene qe eshte i vetmi qe shpalos inteligjenc ,te tjeret mere me leng se mishi mbaroi jane .

  20. Whatever. says:

    Tema, editojini pak keto intervista/artikuj se na hapet barkun fare. Jo sikur shkruhen nga gazetare por sikur shkruhen nga njerez me 8-vjecare. Gabime drejtshkrimore, fjali te paplotesuara, presje ku nuk duhet, dhe jo kur duhet, etj etj etj. Tung.

  21. robi says:

    Shume drejt e thoni Mr.Dean ! Ketij populli i pelqen te pallohet .Edi Rama po ben bile, me teper se c’duhet kunder ketij fashisti malok qe me falangat e tij te cubave ka uzurpuar Shqiperine.Tek ne nuk behet fjale per politike ,por per lufte per clirimin e vendit nga mafia e malokeve fashiste.

  22. ermal doni says:

    problemi o miq eshte qe keta te gjihe jane njesoj .por shqiperin mund ta bejne vete shqipare .
    Por fatkeqesisht ne jemi nje nga popujt me frikacak ne bot sepse disa nga keta politikane tane duhen terhequr zvare .
    prandaj duhet te gjunjezohemi dhe te themi qe ne jemi dele.
    po pikerisht ato delet qe bejne si i thote bariu.
    O Whatever cke more djali se nuk a shane saliun kesaj here ri i qet se edhe ti dele je OK

  23. klea says:

    Nuk na e kane fajin nderkombetaret neve or zoteri. Ata nuk duan te cajne koken me rremujat tona., as Saliu, as Meta nuk kane faj, fajin e kemi ne si popull qe pas 97′ ne e sollem ne fuqi me Vote Berishen, vertet i bashkoi votat me Meten, por kishte vota qe i bashkoi, ai duhej te jepte llogari para ligjit qe e coi vendin ne katastrofe. E kur e hodhi me 97′ tani do rri ne pushtet deri sa ta shikoje ai te arsyeshme.
    Kane te drejte kur thone se-cdo popull e meriton qeverine e tij.

  24. katarakti says:

    Populli luftoi, u perpoq per demokracine, por u genjye nga te gjithe. Sot eshte i lodhur, ka hallet e veta, nuk i ze me bese kujt. U ngrit ne 90-ten me parullen se “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. U transformua ne Afrike. Uluriti kunder privilegjeve te Bllokut, por Enveri i la femijet e tij pa nje dyshke ne xhep. Sot Shkelzeni, Argita, Ilir Kokelopa, Luli i Bukur e kompani kane bere me qindra milione euro. Populli perseri me gisht ne goje. U genjye nga piramidat e fajdeve dhe e permbysi nje here mashtruesin dhe maskarain. Erdhi barkmadhi Nano. Edhe ai i mbushi mire valixhet dhe tani jeton me “djersen e ballit” ne Vjene. Por me shume se kaq, Na soli perseri ne pushtet Lugatin. Ky i fundit premtoi se do zhdukte korrupsionin, Mamuthin e tij, Padrinon etj etj. Sot po llaçkaviten te dy me Meten ne pushtetine e vjedhur. A ka te drejte ky popull tani te besoje Ramen?! A mos valle do te digjet perseri nga kosi? Rama nuk ka paraqitur ndonje platforme te veçante ekonomike, sociale apo kombetare per te bindur njerezit te sakrifikojne per te. Mjaftohet te shaje Berishen, duke thene se eshte me i mire se ai. Vertet duhet te jete me i mire se Lugati, por kjo eshte pak per nje popull te prere ne bese disa here gjate historise se tij.

  25. fajin e ka saliu says:

    Skender Gjinushi kapet duke vjedhur lekë ne zyren e Milos.

    « më: 22-07-2007, 20:25:26 »

    ——————————————————————————–

    Citim

    Sapo hapa deren pashë skenderin te fuse leket e marra nga syrtari i milos ne xhep.
    – kështu deklaron keshilltari i milos vangjush kocela. Me te arritur milo ne zyre e njoftova dhe ai menjehere e ballafaqoi gjinushin. sipas koceles mësohet se gjinushi dhe milo janë zënë me fjale banale dhe me në fund gjinushi ka pranuar se i ka marrë parate. Kjo është një ngjarje e rëndë pasi gjinushi mbahet si figure e ndritur nga ish mbeshtetesit e nanos.

    « Ndryshimi i fundit: 23-07-2007, 03:01:53 nga M A X »

  26. fajin e ka saliu says:

    Postuar nga Petrit Kola datë 17 Mars 2006 – 00:09:

    DOSSIER

    Ju rrëfej të vërtetën e llahtarshme të rebelimit 1997 (2)

    Komiteti i Vlorës, listë me 111 emra për t’u ekzekutuar

    Nga Kostandin KOLIQI

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Prapë kjo opozitë!

    Agresiviteti i opozitës së majtë në parlament dhe media, po shtohet dita-ditës. Në krye janë vënë sërish ata, më “trimat e ’97-ës”, organizatorët dhe udhëheqësit e rebelimit në Vlorë dhe Jug të vendit, si Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Sabit Brokaj, Stefan Çipa, etj.. Për rastësi, mungojnë Arben Malaj, Luiza Hoxha, Rexhep Meidani…, mungojnë edhe Gjolekë Malaj, Zani Gjinçaushi, Xhevat Koçia, Ridvan Peshkëpia, Qatip Alia, etj., por me zemër janë aty, në Vlorë… dhe në parlament.
    Mbi të gjithë shquhet i kudondodhuri Pandeli, i cili guxoi t’i kujtonte me arrogancë kryeministrit Berisha, 9 Marsin e ’97-ës, por harroi t’u tregonte gazetarëve dhe shqiptarëve se ishte pikërisht ish Presidenti Berisha, që i kish kthyer taborret e enveristëve rebelë nga aeroporti i Rinasit, për të negociuar për paqtim…
    Tani, deputetë-kallashnikvsave, u kanë vjedhur jo “paratë” e fajdeve, por “kutinë e fshehtë dhe votën e lirë në parlamentin tempull të demokracisë…”. Pra kurdoherë gjendet sepebi, për ta përdorur për të marrë pushtetin, sa kohë që shtetin e kanë pothuajse plotësisht në dorë.
    Natyrisht që tamburashët shqiptarë dhe sazexhinjtë-pjestarë të minoriteteve në Kuvend, nën shembullin e serb-fshatarëve të Shumadisë dhe kryengritjes serbofile të Vlorës, (dështuar në vitin 1932, e triumfuese në vitin 1997), jo vetëm që kanë bërë gati tregishtorin-konvencion, por edhe banditë-skafistët e vlonjatë, tashmë me skafe të lidhura në breg dhe drogë të mbetur stok.
    Ata po e përgatisin rebelimin, jo më me pretekst paratë e fajdeve me kryeqendër qytetin që i polli dhe i përdori ato, por me sebep bash “fatet ekologjike të kryeqytetit shqiptar të Jugut…”.
    Gati për ndihmë kanë edhe niko-kolilë-himariotët e Vasil Boleqënit, vorio-epirotët e Harallamb Karathanos, me bajrakë-flamujt grekë të Aleks Andonit dhe hordhitë e Stefan Çipës, të cilit para 8 vjetësh Himara shqiptare i ngriti këngën “Qani motra, nëna qani / na i shoi djemtë Stefani / Stefan Çipë pilurioti / hakën të ta marrtë Zoti…”.
    Po përse Zoti!!??
    Astrit Kola

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Në rreshtin e parë shikoja disa gra të veshura me të zeza, në krye të të cilave qëndronte Luiza Hoxha, (disa muaj më vonë deputete e PS për Vlorën), e shoqëruar nga gratë e familjes Brokaj, që bënin shenja të turpshme duke mbledhur dorën dhe duke lënë të lirë gishtin e mesit. Edhe kjo shenjë e huazuar nga jashtë vendit, e ngjashme me simbolin serb të tre gishtave, që për herë të parë ia pashë Skënder Gjinushit, pastaj të tjerëve që e shoqëronin, apo atyre që erdhën më pas në Vlorë, në kryesim të rebelimit.
    U habita nga kjo shenjë-sharje, sepse ne shqiptarët, shenjën e sharjes e bëjmë ndryshe.
    Kur erdhi koha që turma të lëvizte nga sheshi të Prefektura, Skënder Gjinushi dhe të tjerë politikanë, dolën në krye të turmës. Ata bërtisnin “Duam paratë tona”. Pjesa dërmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte.
    Më datë 13 shkurt filloi djegia e gomave të makinave nëpër rrugë dhe ngritja e barrikadave me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin.
    Më datë 15 shkurt fillojnë kërcënimet me letra poshtë derës dhe vendosja e gjobave ndaj familjeve vlonjate, “sepse duhen për shpenzime të Komitetit të Shpëtimit Publik”, u thoshin.
    Hidhet parrulla e parë “Poshtë Qeveria”, e më pas ajo “Të mbyllen dyqanet, vetëm furrat e bukës të punojnë”. Filluan shenjat e para të urisë. Me t’u krijuar Komiteti i Shpëtimit Publik, punën e parë që bëri, urdhëroi mbylljen e Portit të Vlorës.
    Përfaqësues të tij, disa fëmijë të moshës 12-17 vjeç, por të drejtuar nga disa burra pakashumë të thyer në moshë, me ato kasketat karakteristike në kokë, dërguan vendimin e Komitetit dhe kërkonin zbatimin e tij urgjentisht, “se, përndryshe…”.
    Qëllimi ishte i qartë, qyteti të kalonte, pakashumë në një grevë urie dhe izolim të plotë.
    Më datë 17 shkurt, informohem se në Jug ishte shpërndarë një hartë e Vorio-Epirit, ku në të përfshihej edhe Vlora. Po këtë ditë më vjen edhe harta me shpjegues në gjuhën greke.
    Pikërisht më këtë datë hidhet edhe ideja e rrëzimit të Qeverisë, qoftë edhe me forcë.
    Më datë 18 shkurt, një grup studentësh takohen me z.Pjetër Arbnori.
    Më datë 19 shkurt, po ky grup takon edhe Presidentin e Republikës z.Sali Berisha.
    Skafet ishin në pikun e punës së tyre, duke siguruar fitime të jashtëzakonshme.
    Tashmë, në krye të policisë kishin vënë, me bekimin e Komitetit të Shpëtimit Publik, Skënder Gjinushit dhe Sabit Brokës, një person të quajtur Milto Kordha.
    Po më datë 19 shkurt, rreth orës 11.00, organizohet një miting tek Prefektura.
    Skënder Gjinushi i drejtohet turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Po atë natë kanë vajtur edhe tek Maloku… Ne do ta rrëzojmë Malokun dhe qeverinë e tij, qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë…”. Në këtë çast, një i ri në moshë, i cili imiton Arbnorin dhe prezantohet si pjesëmarrës në takim, që na qënkësh larguar nga delegacioni “ngaqë nuk duronte dot më”, i deklaroi turmës se “Pjetër Arbnori na tha – le ta bajnë vlonjatët xhiron Vlorë-Skelë, se ashtu e kanë ba përherë, dhe u ban mirë…”.
    Britmat e grupimit të parë të turmës, u shoqëruan me parrullat “Poshtë Parlamenti, poshtë Presidenti…”.
    Hartat e Vorio-Epirit, ku përfshihej edhe Vlora, kishin irrituar një pjesë të popullit, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme ndaj shtetit për firmat piramidale. Njëri nga turma thërret “nuk i duam grekërit, jemi me Italinë, poshtë Shqipëria, rroftë Italia, Vlora qytet italian!!!”. Pothuajse ngeli një zë i vetëm. Këto parrulla u përshëndetën me britma dhe duartrokitje vetëm nga Gjinushi, Ceka dhe grupi i tyre i shoqërimit.
    Për të qarë dhe qeshur njëherësh. Për të qeshur kur shikoje përplasjen e agjenturave të huaja, ndaj të cilave predominonte ajo greke. Kush fitoi? Më duket se grekët dolën me të fituar. Në këtë kohë, studentët, në mënyrë ceremoniale, hynë në sallën e grevës së urisë, furnizuar me shampanjë dhe mishra të pjekur.
    Lajmërohemi se një grup komitarësh kishin vajtur në zyrën e Kapitenerisë për të parë edhe një herë zbatimin e urdhërit për të mbyllur Portin. Ata vunë në zbatim të imponuar, edhe një orar pune të reduktuar.
    Në kohën e mitingjeve, puna duhej të lihej me detyrim…
    I bëj shenjë oficerit të Kapitenerisë që të mbyllë zyrën, urdhër të cilin ai e zbaton. Kthehem në Universitet dhe vërej se rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë, ishin vendosur roje të armatosura deri në dhëmbë, rreth 200 veta!?
    Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshatrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorës dhe ishin të armatosur. Organizimin dhe instruktimin e tyre, sipas informacioneve tepër të sakta që më vinin, e bënin Sabit Brokaj dhe Arben Malaj. Shtabi i tyre ishte në vilën e Brokajve, në afërsi të godinës së SHIK-ut. Ata rrinin më tepër të pangrënë se të ngrënë, flinin nëpër bunkerët e shumtë. Kjo jetesë, me fjalimet dhe mitingjet, i egërsonte pa masë dhe për këtë gjendje fajësonin Berishën. Këta ishin kryesisht të moshave të reja, të pashkolluar dhe përpunoheshin lehtë…
    Në afërsi të godinës së SHIK-ut, në pozicion të pjerrët me të, ndodhej vila e Brokajve, e rrethuar me mure të larta. Në oborrin e saj ishin tre skafe të tipit oqeanik, të cilët për 24 orë rresht transportonin klandestinë dhe mallra të tjerë për në bregun italian. Në atë kohë tek kjo vilë bëheshin mbledhjet e shtabit të kryengritjes. Këtu u bë edhe plani i kryengritjes, që do të përfshinte Zonën e Parë Operative të Luftës Partizane, Vlorë-Sarandë-Përmet-Tepelenë, ku përfshiheshin Gjirokastra, Delvina dhe Himara. Ky plan u përpilua më datë 22 shkurt 1997 dhe në përmbajtjen e tij parashikonte kryengritjen në mbarë këtë zonë, për t’u përhapur paskëtaj në të gjithë vendin, “nëse Qeveria dhe Presidenti nuk largoheshin…”.
    Pjesa e parë e këtij plani u realizua plotësisht.
    Në vilën e Brokajve u instalua edhe një radio-transmetuese…, nga ku merreshin detyrat dhe urdhrat tepër sekretë, nga një distancë disa qindra kilometra, në vijë të drejtë…
    Më datë 22 shkurt, në qytet filloi të ndihej uria, e cila kishte treguar shenjat e para që më datat 16 dhe 17 të atij muaji. Ndaj lajmërova Ministrin e Mbrojtjes, se duhej parandaluar uria dhe vetizolimi, dhe se për këtë do të hapja Portin e Vlorës për të prurë disa tragete që sillnin trajlerat e ushqimeve. Ministri Zhulali në fillim më thotë: “po”, pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, nga njerëz që flisnin në emër të tij, sipas të cilave trageti me ushqime duhej të mos hynte në Vlorë, por në Durrës!!
    Deti ishte 8-9 ballësh dhe anija që u nis për në portin e Vlorës, e kishte ngarkesën në kiç (mbrapa), ndaj kthimi për në Durrës do ta mbyste 100 % anijen. Vetë ministri Zhulali nuk më doli më në telefon. Trageti u fut në Vlorë dhe shkarkoi 14 trajlera me ushqime.
    Turmat, një pjesë e të cilave ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni italian, që e fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorin ndezur dhe me cima të lira. Të dërguarit e ministrit, oficerë, në atë kohë ia mbathën nga territori i Portit. Pata fat…, ngaqë turma nuk u urdhërua të sulmonte Portin.
    Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, hoqi gatishmërinë e reparteve ushtarake!!?? Asnjë kapteri nuk do t’ia falja këtë veprim, dhe jo më Gjeneralit kryesor të Ushtrisë.
    Pas kësaj, habitesha sesi vazhdoi ai, në detyrë, deri më 1 Mars!? Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën.
    Më datë 23 shkurt, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. Kjo ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme, shumë më e rëndë në krahasim me ato që kishin ngjarë deri më atë kohë, dhe si të tillë e vlerësova e doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për në Himarë.
    Me të vërtetë, flamuri grek valëvitej në qendër të Himarës. Hyra në një kjoskë-kafe prej llamarine, aty afër. Zonjës që më solli kafenë, i thashë “Na e keni zbukuruar Himarën”. Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha: “Eh zotëri, të ishte për mua, nuk e vija aty, por e digjnja. Po çfarë t’u bëjmë atyre atje”, dhe tregoi nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar. Në mes të tyre hargalisej e krekosej Aleks Andoni.
    I them zonjës: “Leksi është shqiptar moj zonjë!!! Si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë?!”. Zonja m’u përgjigj: “Ku merret vesh Leksi…, sapo ka ardhur nga Greqia…”.
    Nga miqtë e mi që kisha në Himarë, mësova se çdo gjë ishte e vërtetë. Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia. Po kështu, u informova se në Greqi po përgatiteshin edhe gjeneralë të tjerë, të cilët në një periudhë të afërt do të merrnin komandën e kryengritjes në Jug të vendit. Pararoja e këtyre rebelëve gjeneralë, kishte mbërritur në Sarandë, ku kishte filluar aktivitetin kryengritës Gramoz Ruçi.
    Kiço Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte punë. Edhe Qatip Aliaj përgatitesh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes.
    Një nga më aktivët ishte Xhevat Koçia, i përzënë nga Ushtria për probleme tepër ordinere… Po përgatitej me pompozitet të madh nga Greqia, ardhja e krerëve politikë të kryengritjes për zonat e Jugut, si Ritvan Peshkëpia, etj..
    Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditëshit të dytë të shkurtit bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera. Në një nga këto ditë, grupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete si Shkodra, Durrësi dhe Fieri, si dhe në qendrat e këtyre qyteteve, ku lëshonin lepuj të butë. Me këtë u thoshin njerëzve se jeni frikacakë, si lepujt.
    Mendoj se ky veprim e vuri në sedër kryebashkiakun e Shkodrës z.Bari Boriçi, i cili u vu në krye të dy autobuseve të mbushur me djem të rinj, me të cilët edhe zbarkoi në Vlorë, ku hodhi parrullën “Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha”. Në fillim u habitën të gjithë ata që e dëgjuan, sepse ishte e para parrullë e tillë, dhe meqenëse u bë nga një kryebashkiak, pati efekt shumë të madh. Po këtë darkë u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë “serbë”.
    Atë natë u ula me mikun tim Pajtim Ceci, i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, bashkë me Pajtimin po ndiqnim një grup gazetarësh të huaj, të drejtuar nga Zenepe Luka, të cilët po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit. Në këtë kohë na afrohet dikush nga mbrapa, që godet Pajtimin me shkelm dhe e quan “serb i ndyrë”. Pajtimi heq kokoren dhe i thotë: “Ç’po bën, mua labin më quan serb?”.
    Megjithëse nga keto skena ndodhën shumë, prap nëpër kafene dëgjoje të thonin se “Maloku ka prurë ushtarë serbë…!”.
    Më datë 24 shkurt shkoj në Fier se kisha 40 ditët e vdekjes së nënës. Aty takohem edhe me gruan, që vjen nga qyteti ku banoja. Lajmet që shpërndaheshin, ishin nga më të frikshmet. Pasdite kthehem në Vlorë, ku më japin, me shkrim, dënimin tim “me vdekje…”, të vendosur nga Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës. Në listën–vendim, ishim 111 emra të dënuarish… Unë isha i 17–ti në listë…
    Më datë 25 shkurt mora informacionin se, më datë 26 shkurt do të goditej dhe asgjësohej SHIK-u i Vlorës.
    Më datë 26 shkurt ra një shi shumë i madh, sa u duk se qyteti po bashkohej me detin, çka bëri që të shtyhej plani i sulmit mbi SHIK-un.
    Më datë 27 shkurt vjen në Vlorë gjeneral Bujar Rama. E vumë në dijeni për planin që shumë shpejt do të zbatohej nga kryengritësit, si dhe për vendimin e Komitetit të Shpëtimit Publik lidhur me ekzekutimet e personave të shënuar në listë, dhe me këtë rast i sugjerova që të largoheshim nga Vlora me gjithçka kishim. Pak para mesnate, shoferi i Bujarit dhe shoqëruesi u kthyen të rrahur dhe të shqyer nga komshinjtë e të afërmve ku kishin shkuar për të kaluar natën. Agresorët e mirinformuar për lëvizjet dhe detyrat e tyre, i kishin kapur të gjorët poshtë pallatit dhe do t’i kishin vrarë… Ata shpëtuan për pak gjë, thjesht për trill të fatit, ngaqë u dolën në mbrojtje të afërmit, që u lajmëruan rastësisht. Megjithëkëtë incident të rëndë, Bujari prap nuk vendosi t’i tërhiqte vartësit e tij nga Vlora!!!
    Besnik Hidri, një nga oficerët më të mirë të SHIK-ut, e shoqëroi eprorin e vet dhe e nxori nga Vlora, dhe më pas ne lajmëruam policët besnikë për ta shoqëruar gjeneral Ramën, pasi nuk mund t’u besonim policëve të emëruar nga Komiteti i Shpëtimit Publik, e që në krye kishin Milto Kordhën.
    Po më datë 27 shkurt, në Vlorë erdhi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Meidani. Ngarkova njerëz për ta shoqëruar në distancë, derisa ai, i shoqëruar nga udhëheqësit e revoltave, u fut në vilën e Brokajve…
    Të nesërmen, më datë 28 shkurt, paradite, Rexhep Meidani largohet nga Vlora. Më pas informohem se, në vilën e Brokajve, u vendos të asgjësohej SHIK-u.
    Më datë 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, pasi lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalen një furgon dhe një veturë me targa të Lushnjes.
    Nga vetura zbresin 4 persona. Ata shkojnë drejt shkallëve të Universitetit, atje ku ishte drita më e fortë, dhe menjëherë fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet njëri prej “sherrxhinjve”. Tjetri që u “godit” bie në tokë. Tre të tjerët u hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet me zë të lartë “më vranë shikasit…”. E kuptova se po simulonte, sepse një i plagosur me thikë, nuk mund të thërriste aq shumë e të lëvizte me aq zhdërvjelltësi.
    Rreth tij filluan të grumbulloheshin njerëz, dhe ai, meqenëse nuk kishte gjak asgjëkundi në trup, u largua me të shpejtë në errësirë, duke harruar edhe të rënkonte.
    Më vonë u bë e qartë se askush në Vlorë nuk vdiq i vrarë me thikë, as atë mbrëmje dhe as kurrë ndonjëherë gjatë rebelimit.
    Unë menjëherë e kuptova se diçka e përbindshme ishte përgatitur për t’u realizuar atë çast, ndaj shpejtova për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën e SHIK-ut, ku ishin vendosur 16 punonjës. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se “turmat po vijnë drejt godinës, ndaj më shpjego se çfarë po bëjnë…”.
    Leka më thotë se turma po vendoste një makinë riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, siç duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina.
    Raportoj qendrën për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 persona të armatosur. Kishin edhe granatahedhës.
    Hapet zjarr kundër godinës së SHIK-ut. Nga vila e Brokajve qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr i kryqëzuar. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, ndërkohë që punonjësit e SHIK-ut qëllonin në ajër. Ndaj për këtë arsye, nga turma nuk u vra apo plagos askush nga civilët sulmues, atë natë, ndërkohë që sulmuesit qëllonin kundër godinës nga 20 metra distancë.
    Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ato që hapnin zjarr, apo jo? Ai më përgjigjet: “Në dhomat e godinës shoh vetëm tym e flakë, ndërsa jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë janë fshehur pas grave dhe fëmijëve, dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre”.
    Lidhem, me vështirësi, me pjesën tjetër të grupit që ndodhej në vilat e “Ujit të Ftohtë” dhe u kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur, dhe të shihnin nëse mund t’i ndihmonim dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse pjesa tjetër e territorit ishte e mbushur me njerëz të armatosur, prapavijë dhe rezervë e sulmonjësve.
    Nga porta e Akademisë e deri tek godina e SHIK-ut, distanca është afro 200 metra, ndaj nuk mundëm të jepnim asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundej, kundër pak ushtarakëve të shtetit dhe nëpunësve të pafajshëm…
    Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur…”. Zëri i tij vinte duke u shuar.
    Ai shton: “Këtu është vetëm tym dhe flakë…, shoh afër meje dy trupa të shtrirë, të shokëve…, nuk e di se cilët janë… Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë mbrapa, në shpatull…, mezi mbushem me frymë dhe nuk kam fuqi të flas…”.
    (Vijon numrin e ardhshëm

  27. Gazmend Nushi USA says:

    Vetem ti Gjinush nuk ke goje me fole .Hengre me te gjithe pushtetet dhe tani qe ke ngelur me gisht ne goje ,se megjithse je profesor Matematike i bere llogarite keq dhe tani ke ngelur tamam me gisht ne Goje.Mire me Enverinn,mire me Ramizin,Mire me Saliun,Mire me Aleksander Meksin,Mire me Nanon ,mire me Majkon ,mire me Meten dhe mire me dreqin vetem per pak pushtet ,gjithmon me veture ke bytha e me roje dhe vetem per moral nuk mund te flasesh ,se je politikani me i pamoralshem ne parlamentin Shqiptare.Tani qe ta kane pire lengun te gjithe ke rene ne doren e nje aventurieri dhe keshtu per ty pushteti eshte shume larg se ai nuk pjerdh per baben e tije ,qe e ka bere lanet e jo me pastaj per ty .Qe ke po aq vjet sa Sali Berisha ne politike dhe je po prape kryetare i partise tende.Pra ja ke kaluar Berishes ,se ai e ka liruar nja tre here postin duke ja lene Partine njehere Genc Pollos ,njehere Eduart Selamit ,kurse ti nuk ke zbritur kurre nga kali ke dale me malok se Berisha .Po ne fakt dhe ti je fsjhatare jugu dhe juve eshte zorr me ju zbritur nga kali dhe me ate Parti qe ke ti me 2% vota askurkush nuk mund te ndihmohet me ardhur ne pushtet.Ti flit cfar te duash se kujton se ne leksion me studentet qe ta kishin friken ,se te ka prere shpata ne cdo kohe.Po duhet ta kuptojshe njehere e mire qe po u largua Berisha me pare duhet te largohesh ti e gjithe raca e jote ,se juve keni qene me te llastuarit e komunizmit dhe ndersa 80% te gjenraleve te luftes Enver Hoxha i shkoj ne hell dhe i vrau tet ate nuk e preku ,sepse keni qene te devotshem per PP.

  28. Gazmend Nushi USA says:

    Pra eshte i vetmi rast qe i jap te drejte Socialisteve me share dhe me idioti e ka kete te drejte morale per nje mall si ty.

  29. Pelivan Barjamaj.USA says:

    Po ty o enofirauni,a qysh te quajne ndryshe,pse te dogji xhanem,apo do jesh nga krahu i legeneve te tjere.. Shqyej syte,qe te shikosh me mire te vertetat sote dhe mos bene qorrin…Une s’e njoh kete z.Dane,por po i theme,-Te lumte!- Dhe tyja,-Harrem!-.

  30. usa says:

    Per te gjith juve komentatoret ne ket forum the gjith Shqiptaret kudo qe jan. Per ta kuptuar se kush eshte sali berisha do ua them me nje fjali te shkurter.Sali rame Berisha eshte nje njeri qe per te ngelur ne pushtet: e ben edhe me maman e vete:

  31. beni says:

    sa te ket kete legenin ps ne opozit ka per te ndenjur kete dhe disa mbeturina te tjera

  32. LEFTER says:

    GJINUSHIN E KANE THIRRUR PROFESOR NE FRANCE DHE KA QENE KOKER PER ANALIZAT QE BENTE DHE BENE , ESHTE I QARTE KUR FLET DHE E FLET SHQIPEN PA GABIME DHE PA DIALEKTE . DHE TJETRA ; RAMIZI E MORI NE QEVERINE E ASAJE KOHE SE ISHTE KOKER DHE NUK ISHTE KOQE SI TE TJERET QE I KISHIN NGELUR NE DERE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje