INTERVISTA/ Niebel: Ritmet e afrimit me BE-në janë në dorë të Shqipërisë

6 Gusht 2011, 13:57Politika TEMA
INTERVISTA/ Niebel: Ritmet e afrimit me BE-në janë në dorë

 

DW: Zoti Ministër, axhenda e vizitës suaj në Tiranë ka ndërthurrur ekonominë dhe politikën. Jeni takuar me homologun tuaj shqiptar z. Naço, por edhe me drejtuesit politikë, kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama. Çfarë domethënie ka kjo vizitë dhe çfarë rezultatesh prisni prej saj?

Dirk Niebel: Në të gjithë programin e kësaj vizite, takimet, bisedat, jemi përqëndruar në çështje të bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, që kjo e fundit të ketë mundësi të përshpejtojë ritmet e progresit të përafrimit me strukturat dhe vlerat e BE-së. Natyrisht, çështjet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve janë të lidhura ngushtë me situatën politike, me aspektet sociale etj., pra të gjitha lidhen me bashkëpunimin ekonomik për zhvillim. Në këtë kontekst, në bisedat që zhvillova me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama i këshillova që të rihapin sa më parë dialogun politik. Afrimi me BE-në është një proces, ku rëndësi nuk ka vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe përvetësimi i kulturës politike europiane, i vlerave të saj. Dialogu politik është pjesë e këtyre vlerave, i vlerave të komunitetit të BE-së, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet. Në këtë kuptim, dialogu politik e çon Shqipërinë drejt të qenit edhe ajo pjesë e vlerave të këtij komuniteti.

DW: Përderisa bashkëpunimi ekonomik gjermano- shqiptar, në fund të fundit, synon përshpejtimin e ritmeve të përafrimit të Shqipërisë me strukturat e BE-së, a i frenon këto ritme, madje edhe bashkëpunimin dypalësh, mungesa e dialogut politik qeveri- opozitë?

Dirk Niebel: Gjermania bashkëpunon me Shqipërinë, tanimë, prej një kohe të gjatë. Ky bashkëpunim udhëhiqet nga i njëjti qëllim i përbashkët: mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Por ritmet e afrimit me BE-në janë krejtësisht në dorë të Shqipërisë. Pasi, theksoj përsëri, BE-ja nuk është vetëm një komunitet ekonomik, por në rradhë të parë një komunitet vlerash. Dhe për të qenë pjesë e tij,  një ndër kushtet paraprake është bashkëpunimi mes forcave politike, bashkëveprimi mes qeverisë dhe opozitës. Natyrisht, të dyja palët duhet të gjejnë rrugët dhe mënyrat për të bashkëpunuar.

DW: A është kjo vizitë një sinjal inkurajues për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të ecur drejt afrimit me kulturën politike të BE-së?

Dirk Niebel: Tërësia e sfidave që Shqipërisë i është dashur të përballojë që të vazhdojë procesin e përafrimit me BE-në, e kanë sjellë Shqipërinë në një pozicion të tillë, që të dëshmojë për një përparimin të spikatur ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin europian. Natyrisht, ky konstatim mbështetet në startin e fillimit , në atë që Shqipëria doli nga një diktaturë e egër komuniste, nga një situatë që do ta krahasoja me epokën e gurit. Por Brenda 20 viteve Shqipëria bëri progres ekonomik dhe spikati në kontekstin rajonal. Vizita ime në Tiranë është një sinjal inkurakues për thellimin e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjen e investitorëve privatë gjermanë dhe rivendosjen e dialogut politik. Pra, Gjermania ka vullnetin politik të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik përmes projekteve për zhvillim, në sektorë të tillë kyç si energjia apo infrastruktura, projekte që në total deri tani kanë arritur shifrën e 1 miliard eurove. Sa më i madh dhe i suksesshmëm të jetë ky bashkëpunim ekonomik për zhvillim mes dy vendeve , aq më i madh do të jetë interesi i investitorëve privatë gjermanë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria rezulton një vend mjaft tërheqës për investimet e huaja. Klima që nxit investitorët e huaj privatë të vijnë në Shqipëri presupozon transparencë, shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit. Investimet private përbëjnë një fokus të bashkëpunimit të Gjermanisë me Shqipërinë, në të ardhmen.

7 komente në “INTERVISTA/ Niebel: Ritmet e afrimit me BE-në janë në dorë të Shqipërisë”

  1. Brazili says:

    Dyll,dyll o gjermono.Futja kot me kot,fjale te pergjithshme.Edhe kete here si perhere.

    1. Aishja prej Sauku says:

      si mre cuna na afendoi ki Diriki i Nibiles,duke na thane se kemi dal prej “epokes se gurit”.Ah mre gjermono qerata.i zgjut je,ene i bukur je,ma duket se bon ene ti pajese te grupi Bjutifull boj i Gildes se Angjelikes,shoqes se Saliut te Liries,qi e nxjerr suratin naper revista mode.Nuk ma ha qeni shkopin mre mu,s’rreshqet kollaj gjo mu.

  2. Agron Kuli says:

    Keni që nga viti 1943 që tallni prapanicën me popullin Shqipëtarë me mirë ju qartëson ky link që sa po e lexova . http://www.proletari.com/?p=6016

  3. LORA says:

    Kurrsesi nuk e besoj qe deklarimi i z.Niebel eshte tallje me shqiptaret.Kete e vertetojne donacionet
    e projektet gjermane te realizuara ne Shqiperi,me pune e pa zhurme.Mendoj se Ai nuk di te flase dot per lesheline 29-vjecare te emertuar tranzicioni qe nuk po ka fund.Nuk kemi asnje te drejte ta bejme pergjegjes per kete.Une i jam mirenjohse per miresine e tyre ne vendin tim e cila do te perfitohej ne menyre te shumefishte nese politika e cdo krahu do ta orjentonte ekonomine nga korrektesa gjermane e jo sic e ka zhytur ne mafie totale.Kjo politike gangsteresh nuk eshte e denje as ti shohe ne sy,homologet gjermane per nga ofiqi, e jo me te behet partnere me ta.

    1. xhorxhi says:

      Perfekt , LORA eshte shume shume e vertet gjithcka ju shkruani .
      Ajo qe un do shtoja eshte se jane pikerisht kto tipa Lobistesh / Interesash gjerman qe organizojn e dredhin gjithcka ndodh sot ne pol.-in mbar europian .
      BE eshte thjesht nji mashtrim per vende si shqiperia .Ajo u krijua nga Gjermanet po per gjermanet ,te vetmit qe perfituan nga kjo farse mashtruse .

  4. hysni dajaku says:

    ah ngelet tope ju debilat e Europes,qe nuk u ha mortia nuk u ha,,megjith mend kujtoni ju se po i rruhet Saliut nese i afrohet apo largohet bashkimit europian,,ky eshte presioni qe e ben per te qeshur Saliun sa here qe e degjon,,

  5. Claus says:

    Nuk mund te paragjykohen veprimet e anetareve te kabinetit gjerman per ato qe thone ne konferenca e shtypi qe japin ne Shqiperi. Ata nuk mund te hyjne “vrullshem” dhe te shprehin pa doreza mendimet e tyre dhe te kabinetit te Merkelit. Takimi me Ramen ishte veprimi me domethenes i ministrit Niebel, i cili me kete veprim sjell mesazhin qe mendimet e opozites degjohen me vemendje dhe ndoshta i serviren ne tavoline direkt kancelares Merkel. Ministri Niebel nuk erdhi per te thene fjale boshe per ceshtjet e politikes se shpifur shqiptare ne konferenca shtypi dhe mirupafshim. Jo, ai erdhi per te inaguruar dhe pare investimet gjermane ne ato sektore qe per njeriun jane jetike. Ne uje (per te pire) dhe ne energji (per te pare). Ndoshta eshte dukur anakronik, por ne fakt ato i mungojne atij populli.Besoj se nuk ka njeri te me kundershtoje. Pa uje dhe pa drita as politike nuk mund te behet, e lere pastaj te jetohet. Une ja di per nder ministrit per keto investime ne ceshtjet me jetike per njeriun. Njeriu do se pari uje dhe drite, bazen fillestare te jetes, aty fillon dhe baza fillestare e ekonomise, kjo eshte llogjika gjermane. Nuk te erdhi as per llogje dhe as per centrale atomike (si enderrat e e atij te cmendurit). Mesazhi i tij ishte fare i qarte: O qeveri,jepi njeriut se pari uje dhe drite se ato mungojne, per centrale atomike, parlamente te rinj, rruge te kombit e cmendurira te tjera mendohu njehere.
    Po mund ti thuash keshtu nje paranojaku, qe i eshte tekur tani tani ta fuse Shqiperine ne vendet e “zhvilluara”? Ose mund ti teket ndonje dite te bukur te synoje edhe G8, kur je i etur per investime ne drita dhe uje si ne ndonje vend afrikan?
    Ja ky ishte mesazhi i ministrit Niebel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje