Demi Moore kërkon zyrtarisht divorcin nga Ashton Kutcher

18 Nëntor 2011, 11:04Lifestyle TEMA

Pas gjashtë vjetësh, martesa mes aktorëve të njohur Demi Moore dhe Ashton Kutcher është drejt fundit. Kjo është bërë e ditur nga ana e Moore. Me anë të një deklarate për shtyp, ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar zyrtarisht që të divorcohet nga bashkëshorti i saj.

Moore ka thënë se është duke kaluar një moment të vështirë së bashku me fëmijët e vet dhe për këtë arsye ka kërkuar që të ruhet privatësia e saj.

Divorci vjen pas publikimit të një tradhtie të Kutcher me një femër tjetër disa javë më parë. Pavarësisht se u përpoqën ta tejkalonin këtë moment, aktorët duket se nuk ja kanë dalë dhe për këtë arsye kanë vendosur që të divorcohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje