E pabesueshme, 85-vjeçarja zë një peshk 400 kg

21 Nëntor 2011, 11:31Lifestyle TEMA

Connie Laurie, 85 vjeç, është vënë në qendër të mediave australiane, pasi ka mundur që të zërë duke peshkuar një peshk që peshonte plot 400 kilogramë.

Dhe të mendosh që 85-vjeçarja ka zënë një peshk të llojit marlin, i cili konsiderohet si peshku më i shpejtë dhe ndër më dinakët. Personazhi i Ernest Heminguejit, “Plaku dhe deti”, tashmë duket se është bërë realitet.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje