Duke mbajtur një nga fjalimet e saj më të rëndësishme, kancelaria gjermane, Angela Merkel tha në Bundestag se Europa po punon për ngritjen e një ‘unioni fiskal’, si një përpjekje për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.
Merkel tha se pasojat e krizës do ndjehen për shumë vite. Ajo deklaroi se një traktat i ri i BE-së është i nevojshëm për të imponuar një disiplinë fiskale.
Të hënën ajo pritet të takohet edhe me presidentin francez, Nikolas Sarkozi, që ka bërë po ashtu thirrje për ndryshime në traktatin e BE-së.
Në fjalimin e saj, Merkel premtoi hapa konkretë drejt një bashkimi fiskal.
“Ne kemi nevojë për disiplinë buxhetore dhe për mekanizma që menaxhojnë me efektivitet krizat. Kështu që na duhet të ndryshojmë traktatet për të krijuar të reja,” tha ajo.
Qeveria gjermane po bën presion për të bërë ndryshime që mundësojnë vendosjen e vetos ndaj buxheteve të vendeve të ndryshme, që thyejnë rregullat e vendosura.
Të enjten, Sarkozi tha se një traktat i ri evropian duhet për të mbrojtur vendin e Europës në botë.
Të premten Sarkozi do të takohet edhe me kryeministrin britanik, David Kameron. Britania është e shqetësuar për ndikimin e Europës me dy shpejtësi. Ajo i druhet faktit se do mbetet jashtë kufijve me vende të tjera më pak të zhvilluara.
Anglia dhe pse eshte jo vetem pjese e historise evropiane po asaj boterore eshte teper euroseptike, keshtu qe ska pse i druhet mbetjes jashte Evrope pasi ajo vet e konsideron veten si ishull, me prane Amerikes se Evropes..
euroseptike?!?!?! nuk besoj se e ke gabim gramatikor ha ha ha euroseptike na kenaqe o argita b
Me vonese por u kujtuat qe pa nje barazim fiskal ska Europe.Vetem sdi se si mund te kete barazim fiskal psh ndermjet Greqise dhe Hollandes apo Sllvakise e Danimarkes e shume shembuj te tjere.
Komuniteti Evropian dhe zona e euros u krijuan me nje miopi te çuditeshme politiko-ekonomike.
Nese fllucka spekullative e epokes se internetit ne vitet 1999 ishte ciklike, kjo e 2007 ishte sistemike.
Amerika me Evopen u be kohe qe duhej te kishin marre masat per ndalimin e hegjemonise se ekonomise kineze ne perendim, pasi Kina ka rreth 15 vjet qe po ben nje dumping kolosal monetar e social ne te njeten kohe, keshtu qe barazia fiskale ne Evrope do te rregulloje kompetivitetin ndermejt ndermarjeve evropiane, po nuk zgjidh dot problemin me te madh, ate te hegjemonise kineze.
Nese sot jemi ne nje krize kaq te thelle, kjo vjen pasi rritja e PNB-se eshte me pak se 1%/vit per pjesen me te madhe te vendeve perendimore, ne nje kohe qe Kina arrin nga 7 deri ne 10%/vit.
Pra fitimet sot jane zhvendosur nga perendimi ne Kine.
Kete Kina e arrin ne nje menyre fare te thjeshte dhe haptazi, mbajtjen e parase yuan ne nje nivel teper te ulet.
Aktualisht Yuan kushton 0.15$ ose 0.11€ ne nje kohe qe realisht ai duhet te kushtoje 0.25$ apo 0.2€.
Pra jo vetem Kina konkuron me dumping social, puntoret nuk kane te njetat te drejta si puntoret evorpiane, pushime vjetore 3 here me pak, ore pune thuajse 1.5 here me teper, po ne te njeten kohe ne menyre artificiale kosto e prodhimit eshte 80-90% me e ulet se sa ne realitet.
Rezervat aktuale monetare apo ne flori te Kines jane rreth 90% te PNB-se, pra nuk ka problem te perballoje nje krize te klienteve te saje me te mire.
Sarkozy dhe Merkel po marrin masa jo te nxjerrin Evropen nga kriza qe ndodhet po vetem po pergatisin zgjedhjet e ardheshme, pra thjesht nje zgjidhje afatshkurter e cila nuk cenon te ardhmen e tyre politike.
Argita B,
Shkrim me shume brume, faleminderit. Mesova shume gjera nga shkrimi yt. Pershendetje.
Argita-B,
Nje shkrim me shume brume, te faleminderit.Mesova shume gjera nga ty. pershendetje.
Disipline buxhetore dhe jo vetem (shteti dhe njerezit e civilizuar kane vendosur ligje per tu zbatuar). Mundesisht sa me shume ndikim-imponim te mentalitetit qe kane qytetaret gjerman dhe anglez ne evropen jugore, pa u druajtur italianet, greket dhe spanjollet se do humbasin temperamentin e tyre mesdhetar, ai ska per te humbur kurre, le te humbas papergjegjesia, eshte e nevojshme nje doze e fort disipline veriore. Ne kete situat te veshtire jepet nje mundesi per tu bere sa me shume evropian.
E vonuar, por me ne fund erdhi e shume pritura zgjidhje. Nuk mundej te ndodhte ndryshe,me shume reforma, me shume kontroll me shume centralizem.Askush te mos trembet,kishte kohe qe shteti ishte larguar nga detyrimet qe per hire te mosnderhyrjes ne ekonomine e tregut ,duke lene te lire iformalitetin e spekullimin.Por per fat te keq , sot ne krizen e papare ndonjehere , te gjithe kane kthyer koken nga shteti, i cili po behet varka e shpetimit,pra te djathte e te majte, bile dhe liberalet qe gjithnje kane kundershtuar .A nuk eshte sistemi ekonomik Gjerman me i sukseshmi aktualisht? Perse duhet te hezitojne akoma ata qe po drejtojne ekonomit ne kolaps ? Nuk behet fjale per imponim te Gjermanise sic duhan ta paraqesin ata politikane nacionalist.Sa per eurobondet ato kane efekt te perkohshem, e jane te pa pranueshme. Sistemi Kapitalist kishte nevoj urgjent per reforma, pasi pas reniesh te sistemit totalitar edhe sistemi kapitalist nuk ishte i perfeksionuar, aq me shume kur bankat kishin mare pamjen e piramidave. Ndaj nuk ka kohe per pritje, nje monelle e perbashket doemos kerkon nje platforme te perbashket.Prandaj paketa ekonomike duhet te shoqeroi paketen ne euro. Nuk mundet qe nje vend qe ka per monelle euron te fuksionoje ndryshe ne tatim apo ne kontrollin e financave. Modeli ekonomik Gjerman eshte i sukseshem pikerisht sepse prania e shtetit eshte me i ndjeshem ne drejtimin ekonomik , duke i mbydhur rrugen keshtu abuzimit me financat.
Agim Anastasi,
Shkrim shume realist. Edhe une jam dakord me ty se kishte ardhur koha qe te benin keto ndryshime sic thua ti me lart. Mendoj se politikanet kishin frike te marrnin masa te menjehereshme sepse kjo fushe ishte e panjohur per ta dhe ne se benin ndonje gabim do te ishte fatale. P.sh. tani speciliste thone se nga Greqia u kerkohet e pamundura : Ajo duhet te uli deficitin ne mes te nje recesjoni te veshtire, te cilin ajo nuk e ka jetuar asnjehere me pare. Asnje vend i botes nuk mund ta beje kete. Tani kerkohet nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca te njejen gje. E gjithe Europa po reshqet ne recesion, edhe Gjermania eshte ne prag, dhe m.gj.ate nga te gjitha vendet kerkohet qe deficitet te ulen.Pershendetje.
Djema,pas luftes se dyte boterore vendet perendimote paten nje ender shume te bukur dhe kjo me qellim qe Europa te mos bente me lufte. Kjo ender u kurorezua me krijimin e BE. Fatkeqesisht njerezit u dehen nga kjo ender dhe thane se duhet qe te bashkojme europen me teper nepermjet bashkimit monetar duke krijuar monedhen unike Euro.
Dhe fatkeqesisht kjo ishte si te thuash PUTHJA E VDEKJES. Bashkimi monetar u vu ne shina nga motive politike fisnike, por nga ana ekonomike deshtoi.
Shume specjaliste thone qe, nje bashkesi monetare te funksjonoje duhet bere integrimi politik
Historia ka treguar se berja e bashkesise monetare perpara se te behej bashkimi politik nuk ka funksjonuar kurre ne histori.
Problem tjeter eshte edhe ndryshimi ne aftesine per konkurence te vendeve europjane, pra Euro ne fakt eshte nje gabim ne konstruksion qysh ne lindje te saj. Ka mendime se ky gabim mund te korigjohej ne se Euro kishte nje KAIZER (mbret). Fatkeqeisht komisjoni europjan qe kemi tani nuk e ben dot punen e mbretit. Shtetet e Eurozones nuk jane akoma gati ti delegojne Brukselit disa te drejta te tyre kombetare.
Gjermania duhet te pranoje se ne Europe kemi nje problem te konkurences dhe qe per kete ajo eshte pergjegjese. Ajo duhet te japi kontributin e saj ne menyre qe te normalizohet konkurenca midis vendeve. Vendet ne jug kane jetuar mbi mundesite e tyre, por Gjermania ka jetuar nen mundesite e saja. Jugu duhet te heqi dore dhe te mos mari me borxhe, gje qe behet e mundur vetem, ne se Gjermania heq dore nga prodhimi i tepricave ( überschüsse). Problemi kryesor eshte deficiti i bilancit te performances dhe jo deficitet e shtetit.
Me qellim qe inflacjoni ne Gjeramni te rritet duhen rritur rrogat perseri.
Shkalla e inflacjonit ne vendet e Europes duhet te barazohet perseeri. Cfare eshte nje bashkesi devize ? Bashkesia e devizes nuk do te thote ne vend te pare qe, vendet te bien dakord qe te kene deficite te ngjashme te bilancit, por kjo do te thote, qe vendet te kene te njejten politike te lekut, qe do te thote qe ne te gjitha vendet te kete nje shkalle te njejte inflacjoni. Ne dhjete vitet e fundit Gjermania kishte nje shkalle inflacjoni 1,1 % dhe Greqia nje shkalle inflacjoni prej 2,5%. Ne se llogaritet per nje vit kjo nuk ka shume influence, por ne dhjete vjet kjo prodhon nje ndryshim prej 25%.
Kam mendimin se per te patur nje politike te njejte fiskale ( taksimin, daljen ne pension, lejet etj.) dhe per te bere nja kontroll me te mire financjar te detyrueshem dhe ndeshkim direkt ne se thyhen normat midis vendeve te Eurozones, BE duhet te ndryshoje shume kontrata qe ka patur me pare midis vendeve anetare.
Ju e dini se ne vitin 2003 Gjermania dhe Franza i shkelen te paret kriteret e Mastrit ( 3% dhe 60% te BIP ) dhe nuk u ndeshkuan gje qe doli se ishte nje gabim fatal.
Pra pikerisht keto korigjime duan te bejne Merkel dhe Sarkozi. Ne fakt asnjeri nuk e di ne se keto masa do kene sukses. Politika tenton qe te gjeje rruge te reja te daljes nga kriza duke ndjekur politiken se hapave te vogla dhe te fitimit te kohes, sepse ajo po hecen ne nje fushe te pa njohur me pare dhe te mbushur me reziqe. Shkurt muhabeti politika tenton te mos beje gabimin qe beri Amerika me lenjen te falimentoje te bankes Lemon Brotheres, qe ishte me t vertete nje gabim FATAL.