Ky qen është aq frikacak sa ha thonjtë nga sikleti

6 Dhjetor 2011, 20:59Lifestyle TEMA
Ky qen është aq frikacak sa ha thonjtë nga sikleti

Ky qen i racës Border Collie, është cilësuar më frikacaku në Britani. Nuk mjafton fakti se trembet nga macet, nuk del kur është errësirë, por për më tepër ai ha edhe thonjtë e tij. Tani ka mbetur pa shtëpi për shkak se pronarët e tij nuk mund të mbanin një qen kaq frikacak.

Ka aq shumë frikë sa fshihet pas divanit dhe e kap ankthi në rast se mbetet i vetmuar. Ai nis e kafshon thonjtë nëse dëgjon një mace duke mjaullirë, madje edhe nëse ajo është në TV. Mendohet se frika nga të qenit vetëm i ka ardhur kur i vdiq pronari i parë.

Megjithatë kur ka shumë njerëz pranë, ai është shumë i dashur dhe ndjehet i sigurt.

 

2 komente në “Ky qen është aq frikacak sa ha thonjtë nga sikleti”

  1. besi says:

    Sa i ngjaka Lules!

  2. Anduelinda says:

    Sa keq me ardhka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje