Një sferë metali misterioze nga hapësira

23 Dhjetor 2011, 11:35Lifestyle TEMA
Një sferë metali misterioze nga hapësira

Është një top misterioz, që duket sikur ka dalë nga ndonjë skenë filmi fantashkencë- dhe askush nuk di të shpjegojë se nga ka ardhur.

Policia ka mbetur e befasuar nga sfera e çuditshme e metalit, e cila ka rënë në një zonë të humbur në veri të Namibisë, Afrikë.

Peshon rreth gjashtë kilogram, ka një diametër 35 centimetër dhe kur ra në tokë krijoi një krater të thellë 28 centimetër dhe të gjerë 4 metër. Megjithatë ai u gjet rreth 20 metra më tutje.

Vendasit thonë se kanë dëgjuar disa shpërthime në ditët përpara se sfera të zbulohej nga vendasit.

NASA dhe Agjencia Hapësinore Europiane do e shqyrtojnë këtë rast.

Drejtori i policisë shkencore thotë se duket një material i sofistikuar, që nuk është i njohur për njerëzimin. Ai shton se zhurma që kanë dëgjuar banorët mund të jetë ose kur sfera ka thyer barrierat e zërit, ose kur është përplasur në tokë.

Megjithatë ekziston mundësia që sfera të jetë pjesë e ndonjë sateliti.

Në internet kanë nisur spekulimet e shumta se ajo është një provë për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

 

6 komente në “Një sferë metali misterioze nga hapësira”

  1. bullshit says:

    Edhe para ca kohesh ne nje katund ne shqiperi ra nje cope e vecante akulli.

    Kur policia shkencore e shikoi vertetuan qe ishte nje lloj m…ti i vecante nga qielli.

    Me vone u vertetua se pilotet shkarkonin WC nga lartesi te medha 11 000 mt
    dhe ne ate lartesi temperaturat qenkan -56 grade C dhe grihej deri sa te binte ne toke.

    I tere fshati mendoi se ishte m.. UFO’je.

    Mir qe nuk e moren per cokollate.

  2. Vlora says:

    po pse mo akoma dyshoni per jashtoksoret……………….

  3. stalinsali says:

    Pu pu pu pu, bresher sa nje kokerr arre, zhaba nga qielli, prifterinj greke homoseksuale, falimentimi i greqise dhe tani popla hekuri nga qielli ?!?!?!? Kataklismo, kataklismo thuaj !
    Fundi i botes po troket !

  4. muco agai says:

    Me ate rast Sala shkoi te ai fshati edhe tha “ky asht nji moment madheshtoooooor per Shqipriiiiiin”

    1. eshf says:

      ahhahahahahahah me ke shkriiii faree haaaaaaaaaaaaahahahaah me verte kshu ka then ?

  5. Tiku says:

    Eshte ndonje nga plumbat qorr qe kane qelluar gardistet ne 21 janar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje