Shumë njerëz, ndërrimin e viteve nuk e kanë pritur me shumë gëzim, duke qenë se, sipas disa teorive jo shkencore, 2012-a do të jetë fundi i botës. Më i besueshmi nga këta është profecia e fisit Maja, por edhe disa teori të ngjashme. Por, NASA ka kërkuar që të qetësojë të gjithë njerëzit e shqetësuar për fundin e botës, teksa ka siguruar që kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit. Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi që bota të marrë fund edhe për shumë kohë. Duhet të jemi të qetë? Shkencëtarët thonë që po.
E BUKUR PERGJIGJA E NASA-s !
– “NASA ka kërkuar që të qetësojë të gjithë njerëzit e shqetësuar për fundin e botës, teksa ka siguruar që kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit”.
-Por kure do te ndodhe? Se qe do te ndodhi kjo ,me kete pergjigje i bije qe do te ndodhi nje dite !?
-Me se paku i bie te ndodhi vitin tjeter.
Maksimumi që mund të deklarojë shkenca është që nuk do të ndodhë në një kohë të caktuar, pasi nuk mund të thuhet që nuk ndodh asnjëherë… garanci të nivelit të përhershëm jep vetëm Saliu…
po un qe po e besoja qe ishte fundi i botes por jo fundi i Saliut.
Cdo gje qe lind eshte e padiskutueshme qe e ka dhe nje fund,edhe toka para miliarda vjetesh eshte krijuar si planet dhe qysh me krijimin e saj vete per arsye natyrale kane ndodhur shume ndryshime si p.sh po ti referohemi vendit tone qe ka nje siperfaqe shume te vogel,edhe ne vendin tone toka ka pesuar ndryshime te medha,ka mbytur qytete te tera si durresin,apolonin.butrintin e tje. toka ne hapsire eshte nje planet si shume te tjere,nje yll si miliona yje te tjere dhe eshte krejt normale qe edhe ky yll do te zhduket dhe do krijohen te tjere yje ne hapsire por kjo dite mund te jete edhe miliona apo miliarda vjete se po te percaktoheshin keshtu si pretendoin disa at’here ne hapsire nuk do kishte ekuiliber,si u mendoka keshtu qe neser zhduket toka,pasneser hena dhe me tej marsi apo saturni e tje.toka eshte nje sfer ne hapsire qe per arsue te gravitetit te gjithesise rrotullohet rreth vetes pastaj rreth diellit se komplet si galaktik rrotullohet ne hapsire.
Ja 5 arsyet per te cilat bota mund te marre fund…. Po lexoja ne nje magazine ku një grup shkencëtarësh britanikë po studjon disa nga varjantet shkencore më të mundshme të fundit të jetës në planetin tonë, sepse dihet se, ashtu sikurse jeta e çdo individi është e pashmangshme, e tillë është edhe vdekja e llojit që ai i përket, është e padiskutueshme edhe vdekja e gjithe njerzimit të paktën në formën që paraqitet tani. Ky është një proçes i natyrshëm. Mjafton të kujtojmë se nga katër milliardë lloje të ndryshme të qënieve të gjalla qe kanë jetuar në planetin tonë gjatë tre miliardë e 500 milion vjetësh, kane mbërritur deri në ditët tona vetëm 1% e tyre, të tjerat janë zhdukur. Pse të perjashtohet mundësia që edhe jeta e racës njerëzore tu nënshtrohet këtyre ligjeve të natyrës? Pastaj ,le të kujtojmë APOKALIPSE ka patur afërsisht 65 milionë vjet më parë, ku së bashku me dinozaurët, janë zhdukur nga faqja e Tokës me mijëra lloje qëniesh të tjera të gjalla.
Ja disa nga variantet e APOKALIPSEVE që parashikon ky grup shkencëtarësh:
1 • Ne do të shuhemi sepse…jemi njerëz! Njerëzimi ka kohë që përdor narkotikë për të mbajtur lart moralin dhe gjendjen e tij shpirtërore. Disa prej tyre njerëzit i përdorin cdo ditë, si fjala vjen, kafenë dhe sheqerin. Kjo ndodh megjithëse të gjithë e dinë se stimulantët ndikojnë negativisht në shëndëtin e tyre. Shkencëtaret britanikë mendojnë në fund të fundit se njerëzimi do ti përdorë edhe më gjerë lëndët narkotike,duke siguruar kështu vdekjen e vet, një vdekje e ngadaltë, por shumë e sigurtë.
2 • Vdekja vjen nga gama-rrezatimi. Duke vdekur nga rrezatimi gama, një yll supermasiv sic është Djelli ynë, shpërndan cdo sekondë në kozmos fasha të fuqishme rrezesh gama, te cilat janë në gjendje të zhdukin edhe shtresat e ozonit që mbrojnë planetin tonë dhe të vrasin cdo gjë gjallë në Tokë…
3 • Inversioni gjeomagnetik. Klimatologët kanë kohë që u bien kambanave të alarmit në lidhje me dobësimin e shtresave të ozonit që mbrojnë planetin tonë. Një nga pasojat e ketji procesi mund të jetë inversion (ndërrimi) i vendeve të poleve magnetike të planetit tonë, gjatë të cilit, polet magnetike të globit mund të zhduken dhe neve do të na mbulojnë fashat e fuishme të rrezeve gama. Inversioni magnetik është rregjistruar për herë të fundit 780,000 vjet më parë. Atëhere nuk përfundoj me Apokalips, por kësaj here, nuk ka asnjë garanci që procesi të ndodhe ndryshe…
4 • Cunamet gjigande. Gjeologët kanë frikë se shpërthimi i vullkanit La Palma në ishujt Kanarie të Oqeanit Atlantik, do ta mbushë këtë oqean me lëndë të nxehtë dhe që andej, do të shpërthejnë cuname me lartësi kilometrike, të cilat me shpejtësin e aeroplanëve reaktivë, do të perplasen në brigjet e SHBA-së Evropës dhe Afrikës. Pothuajse gjysma e qyteteve më të mëdha të botës do të mbyten nën ujë dhë kjo do të ndodhë në një moment.
5 • Kolapsi vakumor. Ka një teori, e cila pohon se planeti ynë ndodhet në të ashtuquajturën hapsirë të “vakumit të rremë”, që mund të kalojë në një gjendje energjitike më të ulët dhe për pasojë, atomet e lendes nuk do të qëndrojnë dot të bashkuara dhe Toka, brenda disa minutave do të shpërthejë në miliarda copa të vockëla. Kjo do të ndodhë papritmas dhe nuk do të ketë asnjë sinjal paralajmërues…
Ne, natyrisht, nuk ua heqim dot të drejtën shkenctarëve që të parashikojnë varjantet e ndryshme të “fundit” të jetës në planetin tonë, por edhe ata nuk kanë mundësitë na e heqin neve të drejtën që të mos besojmë në hamendjet dhe hipotezat e tyre dhe së bashku me të gjitha qëniet e gjalla të planetit të vazhdojmë jetën tonë. Për më shumë “vdekja” e planetit nuk dihet se kur do të ndodh, ndërsa ajo e jona sdo të vonojë më shumë se një shekull. pershendetje
e rendesishme eshte cfare thote Sali Efenia per kete pike jo NASA..LOL..nuk e keni marre vesh vertet cfare eshte NASA..NASA merr pjesen me te majme te buxhetit amerikan mbas atij ushtarak dhe vetem bejne dhe flasin budallaliqe te qendrojne ne business…ne nje perplasje te astronauteve me NASA mbi nje stilolaps ball pen qe nuk shkruante ne mungese te gravitetit u kerkua te behej nje kerkin shkencor per te dale me dicka te re ..mbas shume kerkimesh dhe 81 milion dollare shpenzimesh NASA krijoje stilolapsin qe shkruan ne mungese graviteti dhe ne temperatura nen 300 grade C……Ruset shkruajne me laps
kjo tregon se Maja kane qene perdorus te rregullt te Canabis te Lazaratit,dhe kishin parashikuar qe nje dite do dilte nje kolloz si Sali Berisha qe do shpikte sistemin me te avancuar ekonomik dhe politik ne bote duke sfiduar ate te tregut lire anglo-sakson..prandaj Majat e kane perfunduar kalendarin ne 2012..Globi e ka mbaruar misionin e vet mbas daljes ne skene te Sali Ram Berishes , vocit te sheqeres Vucidolit
Maya-t ishin shume te fiksuar nga yjet dhe planetet.Kalendari i tyre ishte gati shume preçiz sa ky qe perdorim ne.Kam lexuar nje liber te Maurice Coterrell,qe ka perkthyer kodin maya,dhe ky thote qe behet fjale per shuarjen,vdekjen apo plasjen e diellit te peste dhe te fundit.Pastaj jep numra 40 milione,si duket flitej per nje permbytje te shkuar dhe numer te perbotshem viktimash.Nejse,kjo teori eshte pak a shume kjo,qe e keqja do vije nga qielli,por behet fjale per version perkthimi,pasi ne dime qe egjiptianet thone keshtu e ashtu,sipas perkthimeve te Chapoillon,imagjino qe une dhe nje lekbibas jemi te dy shqiptare dhe po nuk folem ne gjuhen standarte nuk merremi vesh fare.Keshtu qe kjo teori eshte nje version perkthimi i nje gjuhe misterioze per ne.Nje rast tjeter i supozuar eshte i Zecharia Sitchin,dhe teoria e tij e planetit te 12,qe ka nje orbite 3600 vjeçare.Ky ka arritur ne kete perfundim,nga perkthimi i shkrimeve te vjetra sumere,por vlen akoma handikapi i gjuhes,se vertet ne kuptojme ato qe antiket shkruajne?Ky planeti mund te klete shkaktuar Permbytjen biblike,duke qene se afrohet shume dhe shkakton terheqje gravitacionale.Sipas Sitchin ky eshte Nibiru(ose Marduk)planeti i anunakeve ose oanes,qe kane sjelle(ose krijuar)njeriun ne planetin tone-Natyrisht jane teori fantastike,qe kur ngjasin,te lene te pamend.Ishalla mayat nuk kane dashur te thone ate qe perkthyesit mendojne,se shpesh eshte folur per fundin e botes,por asgje ka ndodhur.
e paske lexuar dhe PlanetiX dhe Kush e sundon boten ?
elona,ka shume teori konspirative,NOW&co. dhe te tjera.Une librin e kam pasur ne shtepi,quhej italisht”Planeti i zotave”,dhe sigurisht logjike ka,se autori nuk ishte vetem vizioner,por edhe njohes i mire i gjuhes dhe folklorit sumer,apo miteve Upanishad indiane,ku flitet per luftera fantastike.Psh edhe vdekja e Sitchin eshte hipoteze e nje konspiracioni.Njeriu eshte kureshtar,dhe mire eshte te diskutoje.E keqja qe sjell shoqeria konsumiste eshte se te mbush plot dhe menjehere,nuk le vend per fantazine e femijeve dhe endrrat.Sipas teorise se Bing bang universi eshte ne ekspansion,dmth jemi duke u perhapur duke shkuar gjekundi,Nje tjeter teori(qe e mbeshteste Fred Hoyle,astronomi qe ka shkruar romanin”Reja e Zeze”)eshte ajo e univesit statik,te palevizshem.Duke qene kureshtar kam lexuar mjaft per Atlantiden,mitin e qyteterimit,por mbi dhjete autore te ndryshem.Ne jo vetem qe nuk dime me siguri se ç’behet lart nesh,por edhe brenda tokes nuk dime me siguri se çfare fshihet.Edgar Cayce,magjiku i madh amerikan thoshte se Atlantis kishte ekzistuar,nga nje seance e famshme hipnoze ne 1929,me duket.Kemi ardhur ne kete bote rastesisht dhe do shkojme rastesisht,ky eshte thelbi.Kam pare dhe nje insert mbi familjet qe sundojne,po ashtu kam lexuar nje liber mbi fatet e tribuve izraelite.Diku permendet qe ne Shqiperi te kene kaluar dhe te lene ndenjtur shume kohe beniamitet,si i thone,fisi i te zgjedhurve te zotit.Mund edhe te kete baze kjo teoria e konspiracionit,qe sjell ne fuqi gjithmone njerez te dizenjuar neper qilare shoqatash sekrete.Nuk di nese ne Shqiperi gjen libra nga keto,se atje kohen e hane me librat e kujtimeve te Kadarejve,Rameve,Blusheve dhe fleterrufete historike te Fevziut.Une do ti jepja Nobelin per sharlatanizem mediatik Fahri balliut,qe periodikisht nxjerr memuare me zonja te zeza,qe qajne me lot te zinj,e shkruar kjo me laps te zi ne flete te zeza nga Fahriu i nxire nga dielli.
Mos do na mbetet Rama pa u bere k/minister nese ndodh nje gje e tille….
ska gje … jemi te lumtur me malokun e vucidolit ..ikim pa pishman genta…me vjen keq per mamin tend qe sdo kete mundesi te shkelyhet shalesh neper mitingjet e saliut per 5 mije leke
Shqiptaret duhet te mendojne largimin e Berishes dhe jo fundin e botes! Ramy, leri marrezirat sepse nuk ka fund te botes!!
B.L , NUK jane marrezira por te verteta, Fundi i botes eshte i pashmangshem por mos ke frike ore burre se nuk do ndodhe ne gjeneratat tona.
Sa i perket berishes , ja ka dhen populli dhe zoti , nuk kem cte bejm, dhe ben mire te mos shkruash kot kunder Berishes ,
Sonte po marr disa te dhena se cfare thojn te krishteret ne lidhje me diten e fundit.
Armagedoni.
Dëshmitë e disa te Kirshtereve.
1 Në librin Apokalipsi 16/16 thuhet ” Dhe i mblodhën në një vend që në hebraisht quhet armagedon.
2) Në librin Mungesa fetare në politikën amerikane thuhet se shtatë kryetarë amerikanë kanë besuar në betejën e Armagedonit
3) Ish kryetari amerikan Regan ka thënë : “Kjo gjeneratë është gjeneratë e cila do ta shohë armagedonin”
4) “… gjithcka do të zhduket për disa vjet … .Do të ndodhë betejë e madhe me përmasa botërore, beteja e Armagedonit apo thjesht Mageddonit.(nga libri “Drama për përfundimin e botës” Arol Robertson dhe “Përfundimi i madh i rruzullit tokësor ” Halins
5) Xhimi Svaxhet thotë” Do të kisha dashur të them do të arrijmë paqe, por jam i bindur se Armagedoni po vjen.Me të vërtetë ai është i pashmangshëm ndërsa do të ndodhë në luginën Mageddon.Mund të nënshkruajmë një marrëveshje për paqe cfarë të duan, por me atë nuk arrihet asgjë.Po vijnë ditë të zeza.(Nga libri Premtimi i vërtetë premtimi i rrejshëm. )
6) Xhiri Fulvil, lideri i sektit radila; krishter thotë: Armagedoni është i vërtetë.Ajo është një e vërtetë shumë e komplikuar, por falenderojmë Zotin që do të ndodhë para fundit të jetës.(Parashikimi dhe Politika)
7) Skofildi ka thënë: Me të vërtetë të krishterët e sinqertë duhet të përshëndesin këtë ngjarje sepse me këtë fillon beteja përfundimtare Armageddon në të cilin Jezusi do të ngrihet nga vranësira, do të shpëtohen dhe nuk do të ndjejnë kurrfarë vuajtjesh sikur të atyre që gjenden nën ta.(Parashikimi dhe Politika)
8) Xheris Halsel, Shkrimtar amerikan thote: “Ne si të krishterë besojmë fuqishëm se historia e njerzimit do të përfundojë me betejën e cila quhet Armageddon.Ajo betejë do të jetë e kurorzuar me kthimin e Jezusit i cili do të gjykojë për të gjithë të gjallët dhe të vdekurit e njëjtë”. .(Parashikimi dhe Politika)
Kjo është vetëm një pjesë e asaj të cilët thonë ithatrët e librit duke besuar në Armagedonin dhe bindja e tyre se kjo do të ndodhë shumë shpejt.Kush dëshiron më gjerësisht të njihet me mendimet e tyre le ti drejtohet librave që i përmendëm më lart.
net, nuk jane kristiane ato qe pretendojne fundin e botes, por jane te depresuar qe nuk kane lidhje me perendine qe krijoje token dhe kete planet. Bota do te vazhdoje te jetoje, prandaj mos dyshoni me siklet.
ndonje thenie te Blendi fevziut nuk paske gjetur..po te jap une nje te Sali Vucidolit…ne vitin 2012 dunjaja do shuhet ,,e une do mbetem perandor..
Koha dhe hapsira nuk kane as fillim as fund!Po ashtu dhe krijimi dhe zhdukja e planeteve nuk maten me vite,por me epoka,dhe epokat maten me miliona dhe miliarda vite.Planetet e sistemit diellor,natyrisht qe mund te kene mvaresi nga jetegjatesia e diellit,gje qe kushdo mund te dalloj nuk ka asnje prishje te ekuilibrit!!!
Subjekti I Fundit te Bote dhe I Dites se Gjykimit eshte nje subjekt me shume interes dhe I trajtuar ne aspekte dhe kendveshtrime te ndyshme. Une po ju sjell me poshte kendveshtrimin e Islamit mbi kete subjekt:
14 Dhjetor 1503 nje mosbesuese solli ne jete nje antiKrisht. Ky Hadith mund te gjendet ne Musnadin e Imam Ahmad. Profeti Muhammad ka thene: Wallahi, Dita e Gjykimit nuk do te vije derisa 30 antikrishte do te shfaqen dhe I fundit prej tyre do te je Genjeshtari me Nje Sy (Dajjal). Hadithi eshte rekorduar nga Imam Bukhari dhe Imam Muslim(Sahih).
Abu Hurairah thote, Se secili prej tyre do te pretendoje qe te jete profet I Allahut.
Deri tani shume profete falls kane ardhur e shkuar, duke filluar nga Musaylama, Kulaiha, Sajja, Saff, Abu Mansur, Rashid Khalifa, Muhammad Ibn Sayeed, Ghulam Ahmad, Doctor York, Jasmir, Mahmoud al Faraj, Mukhtar si dhe njeri I lindur ne France qe nuk eshte askush tjeter pervecse Nostradamosit.
I lindur ne 14 dhjetor te 1503, parashikimet e Nostradamusit ne lidhje me fundin e botes pushtuan te gjithe mediat. Cdo njeri qe ishte I interesuar mbi Nostradamusin, filloi te besoje ne parashikimet e tija si dhe ne parashikimin se bota do te shkaterrohej ne nje date te caktuar te parashikuar prej tij. Myslimane e jo myslimane njelloj, filluan te besojne ne kete parashikim deri ne ate pike saqe keta njerez filluan te parapergatiten per vdekjen e tyre.
Ne jo me larg se 11 vjet me pare ne pritjen e mileniumit te ri njerezit ishin te bindur per ardhjen e fundit te botes. Shume te krishtere shkuan per ne Palestine per te perjetur kete eveniment dhe per te deshmuar ardhjen e Jezusit qe do te inicionte Diten e Gjykimit. Kjo gje ua shkundi Imanin(besimin) e myslimaneve te dobet qe filluan te besojne ne kete date. Vjet u shfaq nje blockbuster movie I titulluar 2012 qe depikton vividisht fundin e botes dhe tani qe jemi futur ne 2012 mund te shohim myslimane dhe jo myslimane qe jane ne panik te plote mbi ardhjen e fundit te botes pikerisht ne kete vit.
Pavaresisht nga ayatet e kuranit ku Allahu thote: “O Muhammad, Ata te pyesin ty per Diten e Gjykimit? Thuaju, Njohuria e kesaj Dite eshte VETEM me Allahun.”
Ne nje ayat tjeter Allahu thote prape: “O Muhammad, Ata te pyesin ty per Diten(oren) e Gjykimit? Thuaju, Kjo nuk eshte dicka qe profetet e Allahut mund tua tregojne atyre!”…. Perse? Sepse asnje profet NUK e di se kur do te ndodhe ky EVENIMENT. Dhe kur keta Profete qe jane me afer me te Plotefuqishmin se cdo njeri normal nuk e dine nje gje te tille, atehere cfare shancesh kemi ne te tjeret qe te kemi nje dije te tille!?
Por pavaresisht nga ayatet e Kuranit, njerezit kane rene ne gracken se njerez si Nostradamusi e dine se kur do te vije dita.
Mbani ne mendje se Profeti yne s.a.w ka thene: Pese gjera jane vetem me Allahun dhe ngelen vetem me Allahun swt dhe ndermjet ketyre 5 gjerave eshte Dita e gjykimit. Gjithashtu mbani mend se asnje Nostradamus, apo Doctor York, apo Musaylama etj nuk e mund ta disponojne kurre nje njohuri te tille. Perse ? Per arsye se kjo njohuri po e perseris eshte VETEM me Allahun.
Pavaresisht ketyre qe thashe me lart, nje gje eshte e sigurte: Dita e Gjykimit eshte Afer.
Allahu thote ne Kuran: “Cfare dini juve per kete Dite ? Ndoshta kjo dite eshte Afer!”
Allahu gjithashtu thote ne Kuran: “Dita e Gjykimit sa vjen e po afrohet me shume!”
Prape ne Kuran Allahu thote: “Dita e Gjykimit po afrohet, dhe hena u nda ne dysh!”
Por pavaresisht nga keto kujtesa konstante te Kuranit, njerezit insistojne ne nje jete te mbushur me mosbesim, dhe te mbushur me mekat.
Profeti yne a.s ka thene se: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur nena do te linde Masterin e saj. Ky hadith gjendet ne permbledhjet e Sahih Muslim. A po ndodh nje gje e tille sot? Cfare shohim ne kete kohe qe jemi ? Shohim se Djali dhe Vajza, te cilet Nena e tyre I ka mbajtur ne bark per 9 muaj, kur keta femije arrijne moshen e maturise, keta femije arrijne deri aty sa ta quajne nenen e tyre Qen. Arrijne deri aty sa te rrahin nenen e tyre. Sa I vertete eshte ky hadith I profetit tone a.s ?
Profeti a.s thote: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur vrasjet do te jene ne nje rritje shume te shpejte. Ky hadith eshte ne perbmledhjet e Imam Bukhari. A nuk po ndodh keshtu sot ?
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur femijet e FORNIKIMIT do te jene ne nje numer shume te madh. Ky Hadith eshte ne permbledhjet e Tabranit. A nuk po ndodh keshtu sot ?
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur Besimi behet menyre per te bere fitim. Njerzit abuzojne me cdo gje qe u eshte besuar per te perfituar ne menyre te jashteligjshme. A nuk po ndodh keshtu sot ? Ky hadith mund te gjendet ne permbledhjet e Tirmidhit.
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur Termetet do te jene ne rritje. Ky hadith eshte ne Bukhari. Sa e vertete eshte kjo profeci e profetit tone a.s?
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur Grate Kengetare, Grate Valletare dhe instrumentat muzikore do te jene ne rritje dhe do te behen shume popullor. Kete hadith e gjeni ne permbledhjet e Tirmidhit.
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur njerezit do te ndjekin Kuranin dhe do te hedhin poshte sunen. Ky hadith gjendet ne permbledhjen e Abu Daud.
Kurani pa sunen nuk mund te egzistoje. Ka njerez sot qe e quajne veten mysliman dhe qe thone se falja nuk eshte obligim fetar. Ata thone se ne Kuran falja (salah) I referohet gares me kuaj dhe perderisa nuk besojne ne sunen(udhezimet dhe shembullin) e profetit atehere rrjedhimisht per keta njerez falja nuk eshte nje obligim.
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur juve do te shihni njerez qe do te rebelohen ndaj nenes se tyre (prinderve) ne menyre te hapur.
Pavaresisht nga keto paralajmerime konstante, pavaresisht nga keto shenja per te cilat jemi vete deshmitare ne perseri ndjekim nje jete mosbindjeje dhe me mekate. Dhe kur njerezve u thuhet Pendohuni sa nuk eshte vone, ata fillojne e tallen sic jane rastet e shumta ne kete forum.
Profeti a.s ka thene: Dita e gjykimit nuk do te vije deri atehere kur Intoksikantet do te jene ne rritje. A nuk po ndodh keshtu sot ?
Profeti a.s ka thene: Mbas ketyre shenjave minore, do te ndodhin shenjat e medha dhe mbas shenjave te medha do te vije dita e gjykimit.
Ju drejtohem te gjitheve: A e dini se do te vije nje dite kur femija do te arrije ti prese koken te jatit? A e dini se do te vije nje dite kur nje nene e dy vajzave do ti marre vajzat dhe do te shkoje naten Clubbing. Kur do ta pyesin se ku eshte burri I saj do tju thote eshte ne pune si taksist? A e dini se do te vije nje dite kur nje femije 11 vjecar do te shkoje ne shtepi dhe do te perdhunoje 2 motrat e tij te vogla, dhe do te thote qe kete e kam mesuar ne shkolle ? A e dini se do te vije nje dite kur njerezit do te kene Imam homoseksual dhe do te falen mbas tij duke e konsideruar nje gje te tille si normale? A e dini se do te vije nje dite kur babai dhe vajza do te jene duke pare nje film bashke, koha do te kaloje dhe ata do te bejne marrdhenie seksuale me njeri tjetrin ?
Profeti a.s ka thene se: do te vije nje kohe qe njerezit do te mekatojne hapur dhe papritur, fytyrat e tyre do te transofrmohen ne majmune dhe derra, dhe te njejtat ndeshkime qe obliteruan njerezit e Lutit (homoseksualet), do te vijne dhe do te obliterojne keta njerez. Toka do te hapet dhe do ti perpije keta njerez, dhe do te vazhdojne te shkojne poshte deri ne diten e gjykimit.
Dita e gjykimit eshte afer, por pavaresisht ne e injorojme dhe e trajtojme si dicka qesharake.
Profeti a.s ka thene: Se per 40 vjet nuk do te kete Iman (besim) asgjekundi ne rruzullin tokesor. Atehere papritur, ne nje dite te Premte, profeti thote se dita e gjykimit do te vije. Ora e gjykimit do te vije aq papritur saqe asnjeri nuk do ta paraperceptoje. Ky moment do te vije aq papritur saqe njeriu qe ne ate moment eshte duke ngrene, nuk do te mund ta sjelle kafshaten qe ka ne dore deri ne goje(do te ndodhe aq papritur).
Allahu do ti jape urdherin engjellit Israfil qe ti fryje Borise qe sinjalizon fillimin e dites se gjykimit. Shikimi e ketij engjelli eshte I ngulur ne fronin e Allahut duke pritur komanden e Tij. Hadithi I Abu Hurairas thote: Se kur Boria e Israfilit do te bjere toka do te dridhet ne menyre te tille qe njerezit do te jene si nje varke ne mes te oqeanit gjate nje stuhie te madhe. Zhurma e kesaj borie eshte aq e tmerrshme saqe nena qe eshte me barre do te abortoje femijen ne vend. Kjo zhurme do te jete aq e tmerrshme saqe femijeve 10 vjec, 15 vjec apo 16 vjec, fytyra do tu behet me rrudha dhe floket do tu zbardhen. Ata do te ngjajne me nje person qe eshte mbi 100 vjet. Perse ? Sepse tashme do te kete ardhur Dita e Gjykimit. Ne kete kohe nena do te harroje se ka femije nga tmerri I kesaj dite. Njerezit do te jene si te dehur por ne realitet nuk do te jene te pire. Hadithi I Abu Hurairas thote se Shejtani dhe ushtria e tij do te fillojne te vrapojne duke kerkuar vend per tu fshehur. Kurani thote: “Ne ate dite nuk ka vend shpetimi per askend!”
Ate dite njerezit do te shikojne lart ne qiell I cili do te kete ngjyren e zeze te vajit te papaster. Qielli do te filloje te plasaritet cope cope. Toka poshte njerezve do te plasaritet po ashtu cope cope. Oqeanet do te kapin flake ate dite dhe do te eksplodojne nga vendet tyre. Imagjinoni nje gje te tille ne mendjet tuaja: Oqeanet do te shperthejne dhe do te marrin flake, yjet do te humbasin shkelqimin e tyre dhe do te fillojne te bien poshte dhe do te jete erresire e plote kudo. Dhe kur kjo erresire do te pushtoje gjithcka, asgje nuk do te mbetet. Cdo gjeje ne univers ne ate moment do ti kete ardhur fundi.
Hadithi I abu Hurairas thote se Engjelli I Vdekjes do ti thote Allahut: O Allah, te gjitha ata qe jane ne qije dhe ne toke kane marre fund pervec atyre qe Ti ke dashur te mbash gjalle. Allahu do te thote: Kush ka ngelur gjalle ? Engjelli I vdekjes do te thote: O Allah, Engjelli Gjibrail, Engjelli Mikail, Engjelli Israfil dhe Engjejt qe mbajne fronin kane ngelur gjalle.
Allahu do te thote: Le ti vije vdekja Gjibrailit, Mikailit, Israfilit dhe Engjejve qe mbajne fronin! Pastaj Allahu do ti drejtohet Engjellit te vdekjes dhe do ti thote: Kush Tjeter ka ngelur ? Engjelli I vdekjes do te thote: Vetem une dhe Ti o Allah kemi ngelur! Allahu do ti thote: Ty une te kam krijuar per nje qellim te caktuar. Kete qellim ti e ke mbushur. Tani, vdekja qofte edhe mbi ty, dhe Engjelli I Vdekjes si cdo gje tjeter do te vdese gjithashtu.
Dhe pastaj I Plotefuqishmi do te mbledh qiejt ne njeren dore dhe boten ne doren tjeter dhe do te thote ne nje menyre madheshtore:
UNE JAM I PLOTEFUQISHMI ALLAH!!! Kujt I perket sot kontrolli I plote? E kujt eshte FUQIA sot ? E kujt eshte MBRETERIA sot ? Une jam Mbreti I Mbreterve! Ku jane diktatoret sot ? Ku jane shtypesit dhe opresoret sot ? Asgje nuk do te pergjigjet! Ai vete do te pergjigjet!
Allahu do te thote: FUQIA eshte me Allahun, Kontrolli I plote eshte me Allahun, I Vetmi, I parrezistueshmi!
Dhe kur kjo gje ndodh narrimi thote se toka do te behet e rrafshet si nje fushe dhe do te shtriqet si te ishte llastik. Allahu do tu jape urdher qiejve qe te leshojne shi dhe ky shi do te bjere per 40 dite derisa niveli I ketij likuidi do te arrije ne 12 cubit. Pastaj Allahu do te jape urdherin qe trupat te formohen dhe ato do te formohen dhe kur te arrijne formen e plote, Allahu do te thote, Gjibrail, Mikail, Israfil dhe ju Engjejt e Fronit, ngjalluni dhe ata do te ngjallen. Me pas Allahu do te thoje: Silli shpirterat!. Shpirtrat e besimtareve do te sillen dhe do te jene ne shkelqim te plote, dhe shpirtrat e mosbesuesve do te jene te erret e te turbullt. Pastaj Allahu do te jape urdherin dhe shpirtrat do te vendosen ne borine e Israfilit. Pastaj Allahu do ti jape urdher Israfilit qe ti fryje borise prape dhe te gjithe shpirtrat do te shperndahen si blete shurmuese dhe dote futen ne trupat e tyre perkates dhe te gjithe do te zgjohen ne ate moment. Njerezit do te jene lakuriq dhe te pa bere sunet, do te jene zbathur dhe do te shikojne perpara. Hadithi thote: Ai/Ajo qe ka bere wudu(larja perpara faljes) ne menyre perfekte, ate dite ne fushen e gjykimit do te rrezatoje drite. Do te kete drite ne duart e tij/saj, drita do tja mbuloje fytyren dhe koken dhe drita do ta rrethoje kete njeri nga te kater anet. Ata qe kane bere Haxhin ne ate dite do te jene ne fushen e gjykimit duke brohoritur “Labbayk Allahuma Labbayk (O Allah jemi ne sherbimin tend, duke perdorur te njejten shprehje qe kane perdorur gjate Haxhit). Drita do I rrethoje keta njerez nga te kater anet. Me pas do te vijne luftetaret e Islamit, disa duke mbajtur te brendshmet e tyre (intestine), disa duke mbajtur gjymtyret e tyre. Gjaku do t’ju rrjedhe nga plaget qe kane marre ne bote, dhe ketij gjaku do ti vije era parfum. Drita do ti rrethoje keta njerez nga te kater anet. Ata qe therrasin adhanin do te jene ne fushen e gjykimit duke thirrur adhanin dhe drita do ti rrethoje nga te kater anet.
Me pas do vijne mekataret dhe mosbesuesit. Mekatet do ti varen ne qafe dhe gjarperinj dhe akrepe do ti kafshojne ne menyre konstante dhe ne ato momente do keta njerez do te detyrohen qe te veshin kepucet e Ferrit. Fornikuesit, do te jene ne fushen e gjykimit, dhe do ti kene pjeset private ne fytyren e tyre dhe gjak e qelb do te dale prej tyre, dhe te gjithe njerezit rreth tyre do ta dijne se ky/kjo person ka qene fornikues ne bote. Ata qe merren me thashetheme dhe lendojne njerezit me ane the gjuhes se tyre, ne ate dite fytyrat e tyre do te jene te transformuar ne majmune. Ai qe ka konsumuar gjera haram ne ate dite fytyra e tij/saj do te transformohet ne derr. Ne ate dite ai qe konsumon interes do te hece me fytyre ne toke. Njeriu me dy fytyra ate dite do te kete dy fytyra fizike. Ne nje narrim tjeter thuhet se ky njeri do te kete dy gjuhe prej zjarri. Opresoret, shtypesit do te jene ne fushen e gjykimit ate dite. Keta opresore do te jene ne nje erresire te tille saqe nuk do te arrijne te shohin duart e tyre. Dhe ai/ajo qe u jep probleme komshijve do te qendroje ne fushen e gjykimit pa krahe.
Njerez te ndryshem ne baze te mekateve te tyre do te ngrihen ate dite me tiparet e mekateve te tyre ne fushen e gjykimit. Ata do te vazhdojne te qendrojne ne kete menyre per 70 vjet. Ne nje nga narrimet thuhet se pergjate kesaj kohe do te kete njerez qe do tu dalin djerse deri ne gjunj, ca te tjereve deri ne bel, ca te tjereve deri ne gryke, dhe do te kete njerez qe do te mbulohen nga djerset koke e kembe. Ate dite njerezit do te jene ne horror te plote, do te bertasin dhe te ulurijne me te madhe nga terrori. Lotet do tu mbarojne dhe nga syte do tu dale gjak. Ai person qe ka se ku ti veje kembet ne ate dite, do te konsiderohet si nje njeri me shume fat. Perse ? Sepse ne ate dite njerezit do te jene ngjeshur me njeri tjetrin si sardele te paketuara. Kjo gjendje do te vazhdojne per 70 vjet. Dielli do te jete siper kokes. A mund ta imagjinoni dot fushen e gjykimit ne ate dite ?
Profeti a.s ka thene: Kur njerezit do te jene ne gjendje te tille, pa asnje shprese per plote 70 vjet, do te shkojne drejt Adamit dhe do ti thone: O Adam, nderhy tek Allahu per ne. Adami do te thote: Une nuk e di se cfare do te ndodhe me mua, Allahu eshte e zemruar si kurre ndonjehere, shkoni tek Nuh. Nuh do tju jape te njejten pergjigje dhe do te thote shkoni tek Ibrahim. Edhe ai do te thote te njejten gje dhe do te thote shkoni tek Musa. Musa do tju jape te njejten pergjijgje dhe do tju thote shkoni tek Isa (Jezusi). Jezusi do tju thote te njejten gje dhe do tju thote te shkojne te Muhamedi s.a.a.s. Ne ate moment I gjithe njerezimi do te arrije te kuptoje statusin e vertete te Profetit Muhamma s.a.a.s. Ai do te shkoje ne drejtim te Allahut dhe do ti lutet dhe nderhyrja e tij do te pranohet nga Allahu. Allahu me pas do te zbrese ne fushen e gjykimit dhe gjykimi do te filloje.
Abu Hurairah citon nje hadith ku thuhet: Se ne ato caste do te ndodhe nje eksplozion I fuqishem dhe njerezit do te shikojne siper tyre. Cfare do te shohin ? Qielli I Pare do te behet cope cope dhe engjejt e ketij qielli do te zbresin ne nje numer me te madh se njerezit dhe xhinet. Nje eksplozion I dyte do te ndodhe dhe engjejt e qiellit te dyte do te zbresin ne nje numer me te madh se se engjejt e qiellit te pare, njerezit dhe xhinet te marre bashke. Keshtu me rradhe do te ndodhe derisa engjejt e qiellit te 7 do te zbresin. Keta engjej do ti rrethojen njerezit nga te gjitha anet. Keta engjej do te jene me te forte, me te medhej dhe e gjithe fusha e gjykimit do te ndricohet prej tyre.
Profeti a.s ka thene: Do te jene 8 engjej qe do te mbajne fronin e Allahut ate dite. Nje engjell qe mban fronin, I ka kembet ne token me te ulet dhe shpatullat ne qiellin me te larte dhe froni I Allahut eshte mbi shpinen e tij. Distanca nga lobi I veshit te ketij engjelli tek qafa e tij eshte 70 vjet. Ne kohen presente jane 4 engjej qe mbajne fronin e Allahut. Ne diten e gjykimit ata do te jene 8 pasi Allahu do te jete I zemeruar si kurre ndonjehere. Atehere Allahu do te zbrese ne meyre te tille qe I shkon vetem Atij. Dhe kur Allahu te zbrese Ai do ti thote Xhibrailit: Sill Xhehnemin/Ferrin dhe Ferri do te sillet aty afer njerezve. Do te jene 70 mije kamzhike perreth zjarrith dhe 70 mije engjej duke mbajtur secilin kamzhik, dhe duke terhequr Ferrin. Perse ? Sepse ate dite Ferri do te jete duke turfulluar dhe ne nje zemerim te plote ndaj njerezve dje xhineve. Ky Ferr eshte I rrethuar nga mure. Cdo murk a distancen qe nje njeri do e mbulonte per 40 vjet. Nxehtesia e ferrit eshte e tille saqe per 1000 vjet eshte ndezur derisa ka marre ngjyre te kuqe, me pas eshte ndezur edhe per 1000 vjet te tjere dhe ka marre ngjyre te bardhe nga intensiteti I nxehtesise. Dhe me pas eshte intensifikuar edhe per 1000 vjet te tjere derisa ngjyra e tij eshte kthyer nga e bardhe ne te zeze. Dhe pikerisht ne ate moment Zjarri I ferrit do te kete ngjyre te zeze dhe Allahu do te hedhe Henen dhe Diellit cope cope ne kete zjarr. Dhe kur zjarri I ferrit do te shikoje njerezit dhe xhinet do te afrohet akoma me teper ne drejtim te tyre. Te gjithe njerezit, profetet do te biejn ne gjunj nga frika. Derisa profeti Ibrahim do te thote: O Allahu une jam shoku I jot, te lutem me shpeto. Te gjithe njerezit do te shikojne me bisht te syrit duke ne terror te plote, se mos zjarri I perpin nga vendi. Allahu ne ate moment do ti thote ferrit, FOL! Dhe Ferri do te flase dhe do te thote: Betohem se nuk ka zot tjeter pervec Teje o Allah. Une zjarri I ferrit do te hakmerrem sot ne ata njerez te cileve ti u ke dhene te gjithe ato te mira dhe kur erdhi koha qe te bejne detyren e tyre dhe te te luten vetem Ty, ata rebeluan dhe nuk tu binden.
Me pas nje qafe prej zjarri do te dale nga Ferri. Do te kete dy sy dhe nje goje dhe do te thote: Une jam ngarkuar per te marre tre lloj njerezish: Te paret Arrogantet, dhe do ti marre keta njerez nje nga nje sic merr zogu kokrrat e grurit. Se dyti ata qe kane abuzuar Profetet e Allahut. Dhe se treti te gjithe ata njerez qe bejne piktura dhe skulptura zoterash per tju lutur dhe keta njerez zjarri do ti marre nje nga nje sic merr zogu kokrrat e grurit.
Tani fillon Gjykimi!
Allahu do te thote: Silli te gjithe kafshet! Pse ? Sepse gjeja e pare qe do te gjykohet ne fushen e gjykimit do te jene kafshet dhe Allahu do te thote: Silli Kafshet per gjykim. Dhe kur te gjithe kafshet do te sillen perpara Allahut ato do te bijen ne suxhud(te perulura me koken poshte ne toke), dhe Allahu do tu thote: Sot nuk eshte koha per perulje! Kjo eshte dita e gjykimit. Drejtesia ne kete dite do te jete aq absolute saqe ne rast se nje milingone ka opresuar nje milingone tjeter diku nen nje gure te humbur te xhungles, Allahu do ti kerkoje llogari, dhe do ti kerkoje te paguaje cmimin e mekatit ne ate dite. Dhe ndersa kjo gje po ndodh ne sheshin e gjykimit, njerezit do te jene duke u ndeshkuar. Disa prej tyre dote jene duke u mbytur ne djersen e tyre, ata qe perdornin intoksikante do ti kene intoksikantet te varur ne qafen e tyre, ne disa njerez pjeset e tyre private do ti kene ne fytyre dhe prej tyre do te dale gjak dhe qelb, disa njerez do te kene gjarperinj te varur ne qafat e tyre qe do ti pickojne pa reshtur, disa njerez do te kene dy gjuhe, ca te tjere do te kene 2 fytyra fizike, disa do te jene me trupa te ndare ne dysh, disa do te jene transformuar ne milingona dhe njerezit e tjere do ti shkelin me kembe. Terrori do te jete I pranishem kudo ne ate dite. Do te degjohen ulerima dhe lotet do te mbarojne. Gjaku do te rrjedhe ate dite. Dhe mbasi Allahu te kete mbaruar me kafshet, Allahu do te filloje te gjykoje Profetet dhe ata qe transmetuan mesazhin e Tij. Allahu do te thote: Sillni Tableten e Ruajtur dhe Tableta e Ruajtur do te sillet perpara Allahut. Allahu do ti drejtohet duke I thene: Ku eshte Zaburi ? Ku eshte Taurati ? Ku eshte Ingjilli ? Ku eshte Kurani ? Tableta do te pergjigjet: O Allah, Xhibraili I ka kopjuar nga une! Allahu do te therrase Xhibrilin, dhe Xhibrili do te sillet ne fushen e gjykimit duke u dridhur perpara Allahut. Allahu do ti thote atij, Tableta e Ruajtur me ka informuar se ti ke marre kopje prej saj. A eshte kjo e vertete? Gjibrili do te jete duke u dridhur dhe do te pergjigjet: O Allah ajo ka thene te verteten. Allahu do ti thote: Me thuaj, cfare ke bere ti me keto libra? Gjibrili do te pergjigjet: O Allah, Zaburin ja dhash Daudit, Tauratin Muses, Ingjillin Jezusit dhe Kuranin Muhamedit a.s. Me pas Allahu do te thote me sillni profetin Nuh dhe Nuh do te sillet perpara Allahut ne fushen e gjykimit. Ai do te jete duke u dridhur. Ne rast se kjo do te jete kondita e profeteve te Allahut imagjinoni konditen tone si njerez te thjeshte. Dhe Allahu do ti drejtohet atij duke I thene: Gjibril me ka informuar se ti je nje nga profetet. A ka thene te drejten? Po o Allah do te pergjigjet Nuh. Cfare ke bere ti si profet ? Dhe Nuh do te pergjigjet: O Allah, nate e dite I kam ftuar ne rrugen Tende, O Allah ata nuk me degjuan dhe devijuan duke u larguar. Allahu do te thote: Me sillni njerezit e Nuh dhe Njerezit e Nuh do te sillen perpara ne fushen e gjykimit. Allahu do ti pyese: Profeti im pretendon se ai e ka transmetuar mesazhin Tim tek ju, a ka thene te verteten ai ? Dhe njerezit e Nuh do te pergjigjen: O Allah ai ka thene nje Genjeshter!
Dhe me pas, mbasi Allahu do te kete mbaruar me te deguarit e Tij, Ai do te filloje gjykimin e secilit prej nesh nje nga nje. Ne ate dite njerezit do te ndahen ne dy grupe: Njerezit e se djathtes, rekorded e te cileve do tu jepen ne doren e djathte, dhe njerezit e te majtes, rekorded e te cileve do tu jepen ne doren e majte. Njerezit do te jene njerez te dores se djathte, ne rast se keta njerez bene nje jete ne Bindje te plote ndaj Allahut, duke zbatuar komandat e Tij dhe duke ndjekur Sunen e profeteve te tij. Ndersa ata te dores se majte do te jene njerezit e Zjarrit. Kush jane keta njerez? Keta do te jene njerezit e mosbindjes, qe bene nje jete mekatare. Allahu do ti gjykoje keta njerez dhe ata per te cilet Ai ka marre vendimin qe te shkojne ne Zjarr, do te shkojne ne Zjarrin e Ferrit. Allahu do te thoje: Lidhuani duart dhe kembet me zingjire dhe hidhini ne Zjarr!
Abdullah ibn Abass thote: Zingjiret do te futen nga mbrapa dhe do te penetrojne pjesen e tyre private te prapme dhe do tu dalin perpara, dhe do te mbeshtillen nga te tera anet dhe do te zvarriten ne drejtim te zjarrit te ferrit. Ne ate moment engjelli I ndeshkimit qe do te marre nje njeri te tille “nen administrim” do te kete nje fytyre te Zeze, do te kete dhembe te mprehte. Allahu ia ka hequr meshiren nga qenia e tij. Perse? Ne menyre qe te mos kete asnje meshire ndaj atyre qe jane denuar qe te perfundojne ne zjarr. Ky engjell si resultat nuk ndjen asnje lloj meshire per keta njerez. Ky engjell do tu thote ketyre njerezve te zjarrit: A nuk erdhen te derguarit e Allahut tek juve per tu paralajmeruar ? A jeni juve ata qe nuk besuan? A jeni juve ata qe nuk kishin kohe per Allahun ? Dhe ai do ti hedhe me vrull ata ne zjarr.
Ate dite do te jete nje URE, me e mrehte se thika, dhe me e holle se qimja e flokut. Ne te dy anet e kesaj URE do te jene engjejt duke mbajtur çengele prej zjarri. DIsa njerez do ta kalojne kete URE si nje flash drite, ca te tjere do ta kalojne sa hap e mbyll syte, ca te tjere do te jene duke rreshqitur dhe do te kalojne me shume veshtiresi por megjithate do te arrijne te kalojne, ndersa te tjeret do te bien ne zjarrin e ferrit. Dhe ata qe arrijne te kalojne do te shohin Parajsen. Ne ate moment do te jete koha per profetin Muhammad s.a.a.s I cili do te hape dyert e Parajses dhe njerezit do te futen ne mijera e ne milione. Ndersa te gjithe te tjeret do te jene ne Zjarrin e Ferrit!
Une lutem qe Allahu te na veje ne rrangun e njerezve qe do ta marrin rekordin e tyre ne doren e djathte dhe I lutem te Plotefuqishmit te na fale mekatet dhe te me fale mua. Pse ? Sepse ketij subjekti kaq te rendesishem nuk I eshte bere drejtesia e duhur, trajtimi I duhur. Lutem qe Allahu te veje bekimin e Tij ne fjalet e mia ne menyre qe te kene efektin e paralajmerit dhe si rezultat I ndyshimit te menyres se jeteses e sa me shume njerezve qe I lexojne keto fjale….AMIN
AMIN !!
AMIN, Insh AllaH jemi ne mesin e te shpetuarve Insh AllaH
Flm shum per kete mundin tand,Insh Allah na dhuron Allahu Xhennetin…
te gjithe ju hamendesoni se si mund te permbyset bota…
po a e keni pyetur veten tuaj qe secili prej jush mund te vdesi diten e neserme ?
dhe ju nuk keni asgje ne dore…
ca pergjigje i jepni dhe ka kuptim kjo per ju ???
po ku mos mu ba kijameti se sjeni tuj pa njerzit shka jan tuj ba tuj kan djemt mi nguc qikat pi ngucin pleqt qikat jan gju pesh njerzit po elle zoti ska faj se elle pak kan me dal lakuriq kret sjan tuj pa vetin shka jan tuj ba jan gju pesh kret tri e tvjetr i rall o qe e fal namazin haj qe e fal namazin po thojn zhdo sen per ta ah ata qe po dishen kret sen sjan tuj than per ta po mamir se zoto qe din smunet kerkush me dit po elle mu ba kijamet mir bahet se po e lypim njerzit e kesaj bote po elle mos bani hajgare se ka munsi mu kan e vertet me 21.12.2012 dhjetor po bini sezhde allahut se ma mir per ne o elle qe desim ta bajm vetin per qenet