Policia në Norvegji ka vendosur të përgjysmojë një gjobë për një shofer kamioni për shkak se ishte suedez. Mediat e Oslos raportojnë se Ulf Ander Andersson, 61 vjeç, po ngiste kamionin për punëdhënësin e tij norvegjez, kur u ndalua nga policia, e cila zbuloi se frenat e tij nuk ishin në rregull. Ai u gjobit rreth 1.323 dollarë, por muajin e shkuar mori një letër ku thuhej se shuma e gjobës ishte reduktuar për shkak të kombësisë së tij.
Andersson tha se i falënderonte ata për gjestin, por kjo iu duk e çuditshme.
Dy vendet skandinave kanë të ardhurat për frymë më të lartat në botë.
Norvegjia megjithatë ka të ardhurat më të larta: rreth 52 mijë dollarë krahasuar me 38 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN.
Në letrën e policisë thuhej se ata po e reduktojnë gjobën për shkak të nivelit të të ardhurave
“Aktualisht unë fitoj më shumë se kolegët e mi norvegjezë për shkak se krona suedeze është e dobët dhe unë jetoj në Suedi. Ata duhet ta kuptojnë këtë,” tha Andersson./BBC
Ka dicka qe nuk shkon ketu.Vertet Norvegjia i ka te ardhurat me te larta se ne Suedi por Andersson punon ne Norvegji e me pak fjale ka te njejten rroge sa Norvegjeset.
Tironci Lugano. Ai punon ne Norvegji dhe paguhet me nje page me te larte se sa do merrte ne Suedi, por ai banon ne Suedi ku taksat mbi pagen jan me te ulta se ne Norvegji. Pra ai taksohet ne Suedi dhe jo ne Norvegji. Gjithashtu korona norvegjeze eshte me e forte se korona suedeze (1 me 1,15). Pra ai pasurohet me shume se koleget e tij norvegjeze. Prandaj dhe ai nuk e do kete privilegj. Eh, cfar te thuash, mentalitet skandinavi. Ne e kemi te veshtire te kuptojme kete mentalitet, ndaj dhe jemi aty ku jemi, te fundit ne Europe.
landi-sverige
Pikerisht ndaj duket si bllof qe i paskan ulur gjoben kur duhet te ish e kunderta
gjithsesi pershendetje
Une kujtova se Norwegjia na i kalonte,epo paska pasur te drejte Sali Gamori kryeministri yne,qe thote se Shqiperia eshte ne vend te dyte mbas Gjermanise,pse kaq pak merkan Norvegjezet? le te vine te punojne ne Shqiperi se ka per tu dhene sala 55mije dollare.