Fjalimi prekës i të shoqes së Aleks Nikës: Sa të kemi frymë duam shpagim

21 Janar 2012, 13:38Politika TEMA

Homazhet e opozitës janë zhvendosur në Akademinë e Arteve ku janë mbajtur fjalimet nga familjarëët dhe drejtuesit e opozitës.

Fillimisht ka folur Preç Zogaj, që ia ka kushtuar fjalimin e tij Aleks Nikës, por edhe të vrarëve të tjerë. “Ato plumba e ndanë ndysh kohën e Shqipërisë. Nuk do ta harroj çastin kur mora lajmin se ishte goditur për vdekje Aleksi. Gjatë rrugës për në spital pata kohë të mendoj përmasat e gjëmës në shtëpinë e tij. Aleksi ishte shtylla e shtëpisë, sot krenaria e Lezhës dhe e gjithë Shqipërisë. Aleksi përfaqësonte protestuesin me vetëdije të ngritur, që lufton para së gjithash për dinjitet. Patën thënë për të kur ishte në koma se kishte ardhur në protestë se i kishin premtuar këtë e atë. Kjo është mendësia e qeverisë se në këtë vend nuk ka liri, nuk ka motive demokratike,” tha Zogaj.

Më pas ai ka ftuar që të flasë të shoqen e Aleks Nikës, e cila ka mbajtur një fjalim prekës.

“Si sot një vit Aleksi erdhi në drekë në shtëpi. Më tha se do të shkonte me dy shokët e tij në demonstratë në Tiranë. Më tha se do të kthehej në darkë. Nuk u kthye më gjallë. Ju të gjithë e dini pse. E kam parë pastaj  në koma. E kam parë  kur e sollën  pa jetë nga spitali. Por ora e kujtimit tim për të ka mbetur te ajo mesditë kur u nis nga shtëpia. Qysh atëherë, Amelia, vajza ime trevjeçare, më ka pyetur shumë herë “ku është   babi”?  I them: “Babi ka ikur në Itali që t’i blejë Amelias rroba të bukura sepse e do shumë”. Por ora e së vërtetës po afron edhe për Amelian.  Ajo po rritet. Një ditë do më duhet t’i tregoj  si e qysh. Asaj dhe  më të voglës, Nertilës. Ndoshta nuk do të jetë nevoja. Do ta kuptojnë vetë çfarë ka ndodhur me babanë e tyre. Dëshiroj t’i falenderoj nga zemra të gjithë ata që na kanë ndenjur pranë në  dhimbjen tonë gjatë këtij viti të tmerrshëm: miq, të afërm, të njohur dhe të panjohur nga Lezha dhe gjithë Shqipëria. Solidariteti i tyre na ka ndihmuar të përballojmë në këmbë tragjedinë që na ra mbi krye. Por  me lejoni të them se dhimbja nuk  ndahet, siç thuhet.  Sëpaku për rastin tonë. Dhimbja ime është një me dhimbjen e prindërve dhe motrave të Aleksit, të axhës  dhe kushërinjve Aleksit. Ne jetojmë me kujtimin e tij, të lidhur me shumë se kurrë në detyrimin për të bërë drejtësi. Drejtësi për Aleksin dhe për ata tre burrat e tjerë që u vranë  bashkë me të.  Kam dëgjuar kryeministrin tuj tregue me gisht të vrarët dhe jo vrasësit, sikur këta kanë zbatuar ligjin! Cilin ligj? Cilin ligj shkeli Aleksi im? Kë popull po dhunonte Aleksi im? Do të shkojmë te varri i Aleksit në njëvjetorin e vrasjes së tij. Do ta kemi me të vështirë se sa ditën kur e varrosem sepse nuk kemi akoma një përgjigje nga drejtësia “kush, pse”. Për ne si familje s’ka pikë dyshimi se kush ishin urdhëruesit dhe autorët e këtij krimi. Ne kemi kërkuar, kërkojmë e do të kërkojmë sa të kemi frymën shpagim në drejtësi. Për këtë jetojmë. Është detyrimi ynë i përjetshëm për të dashurin tonë të paharruar, për mikun dhe shokun tuaj dëshmor.”

 

13 komente në “Fjalimi prekës i të shoqes së Aleks Nikës: Sa të kemi frymë duam shpagim”

  1. Behu e forte ! says:

    Rajmonda !

    Vajzat e tua ngelen jetime qe te jetojne mbesat e Sali Berishes dhe vajza e Jozefines.

    1. labi says:

      Po moter.
      Ke perse i thua ato fjale…
      e shenjte eshte dashuria,
      por me i shenjte per ty,
      mbetet Aleks Nika.Ndaj,
      ke pse ta mbash premtimin e dhene…
      Ti do te plakesh,dhe Aleksi
      do te mbetet i Ri,ne cdo skaj te shtepise.
      Rriti vajzat sic enderonte Ai
      dhe ato do ta cojne edhe me tej emrin e tij
      Kurajo Sojnike.
      Ti e meritoje Aleksin…

  2. LOLA says:

    SHUME PREKESE DAKORT ME TY JAM “BEHU E FORTE”

  3. Shpetimi says:

    Ngushelllime nga zemra. Eshte mjaft e dhimbeshme kur te iken nga jeta njeriu i zemrez ne lulen e jetes. Qendro krenare Zonje e nderuar, behu e forte si malesoret, edukoji femijet ashtu sic donte t’i edukonte Aleksi i ndjer. Sali Berisha dhe Ilir Meta e ka mbushur kupen, ne vend qe te kerkoj falje dhe te dalin vete para drejtesise, i bejne karshillek ketyre herojve qe u vrane padrejtesisht, per te kerkuar te drejtat e tyre. Sali Berisha dhe Ilir Meta nga zullumet qe i kane bere ketij populli mjaft te vuajtur e paqedashes, nuk e kuptojne se per to fjala, “falje” dhe “me falni” nuk ekzizton.

  4. luksenburg says:

    ZITI JU DHENTE FORCE MOJ MOTER.ENVER HOXHA PARA SE TE VRISTE ,TE BENTE GJYGJ.KURSE SALIU ESHTE ME I NXIRE AKOMA.

    1. Argita_B says:

      Enver Hoxha si thua ti, kishte te pakten nje ndryshim rrenjesor me spurdhjakun Berisha, kishte ligjin.
      Ne ate sistem dihej te pakten qe kush ishte kundra sistemit konsiderohej si armik i popullit, kurse tani kjo pseudo demokraci ne letre te njeh te gjitha te drejtatn ndersa ne te vertete ti mohon te gjitha.
      Do vije nje dite pa diskutim qe Sali Berisha do denohet e futet ne burg. Shkeljet qe ka bere, krimet qe ka bere jane te shumta, njerezit qe ka per hasem e sot nuk guxojne ndoshta te ndeshkojne, sa te bjeri nga pushteti do fillojne te zgjohen, pra nuk ka rruge tjeter per veç burgut.

  5. Shefqet Cela says:

    E tmerreshme! familja e Aleks Nikes kerkon “shpagim dhe drejtesi”.
    Sali Berisha eshte dyfish kriminel:
    La jetime qe rriten pa baba, per llogari te kolltukut dhe familjes vet.
    PO LE PASARDHES ME SHUME BORXHE GJAKU! Mos do te jetojne edhe ata me jelek antiplumb, siç po shetit ai si lugat?
    Ne mbreterine e tije u ringjall vetegjyqesija nga vrasja e drejtesise po prej ketij qoftelargu:
    QOFTE I MALLKUAR PER JETE!

  6. olid says:

    Behuni te forta se po ndiej qe ora e fitores po afron kunder ketij rregjimi gjakatar.

  7. vali says:

    Behu e forte zemer ,ke nje detyre shume te madhe ne rritjen e femijeve ,ke detyren e nenes dhe te babait te tyre te shtrenjte,do vi nje dite dhe drejtesiado vihet ne vend,i thone nje fjale qe vonon po nuk haron,dhe kjo drejtesi fo bjere mbi salen,femijeve,niper dhe mbesa cfare i permban pragu i deres.
    Te perqafoj jam dhe une nje nene qe i kuptoj dhimbjen tuaj,vetem kafshet nuk ndjejne gje ne kete bote.

    1. Aleksander says:

      Vali jam dakord ne shumicen e gjerave qe thua me perjashtim te njeres.Te lutem te me kuptosh drejt,sepse siç je ti nene edhe une jam baba i dy vajzave,dhe absolutisht ne te gjithe qe Berishen e urrejme per te zezat qe i ka bere ketij populli,nuk duhet te mendojme per urrejtje deri tek mbesat e nipat ,qe tek e fundit jane edhe ata femije si gjithe femijet e tjere.Ne na duhet nje Shqiperi jo si kjo qe ka bere Berisha ku njerezit jane bere si çakej e hiena per njeri tjetrin. Ne NUK JEMI SI Berisha, Ne mendojme dhe BEJME me mire se keta defiçente qe e quajne veten demokrate,Ne duam nje Shqiperi ku dhe mbesat e nipat e krimineleve qe kemi ne krye,te mos paguajne per fajet e gjysherve e baballareve sepse do te ishte nje LUFTE KLASASH e PA FUND.Sa per gjynahet e ketyre jam 100% dakord qe duhet ti lajne nje me nje dhe nuk duhet te kete asnje meshire per keta,asnje lloj amnistie,t’u sekuestrohet çdo meter toke e çdo qindarke e pa justifikuar jashte rrogave shteterore ,te gjitheve nga i pari e me radhe…

  8. shkoder locja says:

    Dua ta shoh sali protopapen dhe familjen e tij ,sikur Getafin.Mos qofte e larget ajo dite

  9. Tony Montana says:

    te me kishte vrare mua babane ..do beja gjithcka qe tja gjeja anen malokut ..qofte dhe ne menyre kamikaze..ate dhe kelyshet e tij…nqs prisni nga drejtesia eshte e kote pasi shteti shqiptar nuk funksionon fare dhe aq me teper drejtesia qe eshte dicka qesharake..derri do plumb jo lote

  10. tironci says:

    beju e forte .. do vij se zben dita qe krimineli sali berisha do japi llogari per krimet e bera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje