Një jetë të qetë duke numëruar triumfalisht ato që ju ka bërë shqiptarëve për 20 vjet me radhë. Vetëm kaq do tashmë Sali Berisha. Në fakt, këtë nuk e kërkoi për herë të parë, këto ditët e fundit, kur u shfaq i zbehtë dhe i frikësuar para gazetarëve Janosh Bugajski apo Alfred Peza, por e ka kërkuar që më 15 mars 2008. Vetëm dje u detyrua të merrte iniciativën për ta thënë publikisht, madje hapur.
…më qëlloi që mesditën e 15 marsit 2008 të shkoja në QSUT për të raportuar nga aty, në gazetën ku punoja atëherë, gjendjen e të plagosurve dhe numrin e të vdekurve në fabrikën e vdekjes në Gërdec. Pak sa kishte kaluar mesdita, aty mbërriti me urgjencë edhe kreu i qeverisë Sali Berisha. Pasi vizitoi për pak minuta të plagosurit dhe u konsultua me stafin mjekësor, kryeministri doli jashtë dhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Në ato pak fjali që artikuloi, gjysma-gjysma dhe pa lidhje me njëra-tjetrën, Berisha duke u dridhur i tëri, pohoi se ai dhe qeveria e tij do të kujdeseshin për gjithçka në ndihmë të të dëmtuarve dhe familjet e të vrarëve. Në ato momente, ne gazetarët e pyetëm për të na sqaruar diçka rreth ngjarjes, shkaqeve dhe pasojave që erdhën, por nga ai morëm një përgjigje të prerë: “Atje punonte një firmë amerikane e kontraktuar nga ne”. Me kaq i dha fund dhe duke humbur shumë herë ekuilibrin aq sa badigardët u detyruan ta mbanin nga krahët iku drejt makinës që e priste vetëm pak metra më tej. Unë, sinqerisht mendova se gjithçka e kishte nga dhimbja që të vinte nga ngjarja apokaliptike. Shihja të vinin me urgjencë trupa njerëzish gjysmë të djegur, të gjakosur apo edhe kufoma të copëtuara. Shihja edhe qytetarë të shumtë që u solidarizuan vullnetarisht për të dhuruar gjak. Ndjeva keqardhje për fatkeqësinë që ndodhi. Pak orë më vonë u bë publik emri i Mihal Delijorgjit. Mendova mos kryeministrin e kishin keqinformuar kur foli për një firmë amerikane. Ditën tjetër shkova për të raportuar nga krateri i tmerrit. Kam qenë dëshmitar i gjetjes së shumë kufomave të copëtuara. Por ajo që nuk më shlyhet nga kujtesa është momenti kur gjetëm trupin e pajetë të 3 vjeçarit Flavio Deliu. Vala e shpërthimit e kishte hedhur në fillim tutje, teksa ai luante me një biçikletë të vogël para syve të gjyshit të tij Qemal Deliu. Pastaj shpërthimi i dytë e kishte shtyrë në krahun e djathtë të banesës duke ia ngulur kokën dhe trupin e tij në tokë. Shumë makabre si pamje. Tmerruese. Nuk e di nëse mallkova me zë apo me vete, por mbaj mend që u trondita nga pamja. Falë miqësisë me grupin hetimor të kësaj çështjeje, për rreth një muaj qëndrova në Gërdec duke u bërë dëshmitar i mbledhjes së gjithë provave. Ende nuk kisha mundur të nxirrja një konkluzion në mendjen time për atë që kishte ndodhur megjithëse duke cituar ekspertin e armatim-municionit që ndodhej me ne publikova një shkrim ku thuhej se forca e shpërthimit ishte sa një e teta e bombës atomike të Hiroshimës. Duke grumbulluar me profesionalizëm provat, grupi hetimor gjeti aty edhe “thesarin” e asaj dosjeje. Kasafortën e Dritan e Minxollit, drejtuesit të punës në Gërdec. E djegur nga zjarri ajo nuk kishte asnjë mundësi të hapej veçse duke u shqyer. Brenda saj ndodheshin një tufë blloqesh shënimesh, ku njëri me kapakë ngjyrë kafe të zënë i kushtohej i gjithi Vjollcës. Kunatës së kryeministrit Sali. Në çdo fletë kishte vetëm një shënim. Faqja e parë: Vjollcës, 130.000 dollarë; Faqja e dytë: Karburanti i Vjollcës, 700 dollarë; Faqja e tretë: Darka me Vjollcën, 500 dollarë. Nuk e di se edhe në sa faqe te tjera vazhdonin me tej shënimet, por aty nisa të kuptoj tronditjen e madhe të Saliut në Spital. Vetëm pak ditë pas Gërdecit ai faqe gjithë shqiptarëve e mohoi baxhanakun e vet. Berisha kishte frikë nga Gërdeci. Tmerrohej se i biri ishte ngatërruar kokë e këmbë aty. Domosdo, para të mëdha luheshin. Edhe Liria nuk do e linte një rast të tillë të shkonte dëm. Ajo me të motrën kishin marrë pjesën e tyre. Argita nga ana tjetër kishte garantuar procedurat ligjore. Sigurisht duke u vlerësuar edhe ajo financiarisht. Në këtë moment nisa ta kuptoj Berishën. Tronditjen e tij e qartësova gjashtë muaj më vonë me vdekjen e dëshmitarit Kosta Trebicka.
Për thuajse tre vite rrodhën goxha ngjarje dhe pak nga pak Gërdeci u zvenit. Puna e gazetarit më futi në hullinë e saj dhe “gërdecë” të tjerë me përmasa më të vogla ndodhën njëri pas tjetrit, derisa erdhi 21 janari. Plumbi që mora aty më solli ndërmend bisedën me një mikun tim punonjës në një ministri. “Socialistët të hiqnin nga puna po të mos bëje lojën e tyre, kurse Berisha të vret”, më tha ai duke ma argumentuar këtë me Kosta Trebickën apo Aleks Kekën. Ndërsa sot, listës së mikut tim, i shtoj edhe gjykatësin e Vlorës dhe oficerin e SHISH të Durrësit.
Nuk mund ta përshkruaj sesi u ndjeva kur dëgjova Berishën të broçkolliste për çadra kallashnikov, stilolapsa pistoletë, thika me helm apo gurë bulevardi që shpërthenin si granata më 21 janar. Para syve pash atë ditë masakrën me breshëri plumbash që Gardistët Revolucionarë bënë mbi protestuesit, ku fatkeqësisht një e mora edhe unë. E harrova faktin që Berisha mohoi publikisht në një transmetim direkt televiziv plagosjen time. E harrova fare plumbin që kisha marrë. E harrova gjithçka nga 21 janari kur dëgjoja deklaratat delirante të kryeministrit. Komisioni Parlamentar Hetimor i vuri vulën gjithçkaje. Opozita i kërkoi dorëheqje Berishës. Shqiptarët i kërkuan të njëjtën gjë. Po kështu edhe ndërkombëtarët. Nuk bëhej fjalë. Për një vit rresht dëgjuam përralla të tipit: “Në Dajt në një shpellë kam fshehur në një shishe në të cilën kam shënuar datën kur do largohem nga politika. Nuk është as 2017 dhe as 2021 por shumë më larg”. Berisha dukej i vendosur në orgazmën që e kishte përfshirë. Edvin Kristaq Rama më dukej i vogël. Që nga Brukseli ku jetoj ndjeva mëshirë për opozitën dhe kreun e saj. Të gjithë ishim dëshmitarë të përdhunimit të opozitës më 8 maj dhe grabitja ashiqare ditën për diell të mandatit të kryebashkiakut të Tiranës. Gjyqi i zëvendëskryeministrit Meta ishte prova e fundit për Berishën. Ndërkombëtarët e lanë të lirë duke parë se deri ku arrinte kufiri i idiotësive të Berishës. Nga ana tjetër i lanë të kuptojë se i kanë lënë dorë të lirë në gjithçka. Por edhe Berisha tregoi se nuk njihte limit. Kërkesa për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së ishte idiotësia e fundit që bëri. Por dy ditët e fundit gjërat ndryshuan. Ish-ambasadori amerikan John Withers dhe ai aktual Aleksandër Arvizu i thanë: “Stop”. I pari sqaroi publikisht fajësinë e Berishës në Gërdec, ndërsa i dyti 21 janarin madje duke lënë të kuptohet fajësinë e Berishës për vrasjet 4 protestuesve dhe më pas tentativën për të zhdukur provat. Tashmë arrita ta kuptoj fytyrën e Berishës të 15 marsit 2008. Tronditja e tij nuk ishte false. Ishte e vërtetë, por jo nga dhimbja për atë që u kishte shkaktuar të tjerëve, por nga frika për vete dhe familjen e tij. Në të njëjtën mënyrë sqarohet edhe kërkesa për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Shkaku i vërtetë është zëvendësimi i tij me ndonjë militant demokrat, i cili do garantojë mos dënimin e vetë Berishës dhe familjarëve të tij në proceset e pritshme penale. Berisha sot ka zgjedhur Lushnjën për t’u fshehur. E them këtë, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mendon se do shmangë një sulm ndaj kryeministrisë si në 21 janarin e vitit të kaluar. Në fakt asnjë shqiptar nuk ka ndërmend të sulmojë një institucion të vendit të vet. Berishës gjithçka i shkaktohet nga gjendja haluçinante dhe skizofrenia disa vjeçare që e ka rraskapitur në përpjekje për të kontrolluar 100% gjithçka në Shqipëri.
Dje ishte e para herë që e dëgjova fjalën dorëheqje nga goja e Berishës, thënë në vetën e parë. Në fakt u çudita, ashtu si cilido shqiptar që e njeh Berishën mirë, ose që e ka vuajtur atë mbi kurriz këto 20 vite. Po kështu është hera e parë që në një vit të plotë e dëgjoj sërish Berishën që të pranojë se vrasjet e 21 janarit i ka bërë Garda e tij Revolucionare. Plumba rikoshet. Nuk ka çfarë të thotë tjetër. Videot e ekspertuara nga FBI dhe të mbërritura na Prokurorinë e Përgjithshme nga SHBA e gozhduan përfundimisht atë. Askush nuk e priste që zullumi i tij të merrte fund kaq shpejt. Edvin Kristaq Rama për Berishën nuk është më ai familjari rrugaç që nuk ngurron të rrahë edhe të ëmën madje ta nxjerrë edhe të zhveshur jashtë shtëpie natën. Ndryshe nga sa ka folur 14 vjet për Edvin Kristaq Ramën, Berisha dje i harroi të gjitha epitetet familjare dhe personale për të duke e sulmuar vetëm politikisht. Madje nuk e quajti as antieuropian. E çuditshme, por shumë e thjeshtë. Berisha tashmë e ndien që varka e tij po mbytet. Arnat e shumta dhe ideologjitë katërvjeçare nuk i shërbyen aspak për të përfituar ndihmë, por përkundrazi e degjeneruan, aq, saqë edhe mjaft aleatë ndërkombëtarë i distancohen. Berisha ka nevojë për mëshirën e Edvin Kristaq Ramës. Berisha foli për dorëheqje. E pabesueshme, por e vërtetë. Shpreson që me këtë mënyrë t’ia hedhë pë të jetuar i qetë së bashku me pasurinë që iu grabiti shqiptarëve ai dhe familja e tij. Thotë se nëse humb zgjedhjet e 2013-ës do të dorëhiqet. Kjo është gjithçka i ka mbetur në dorë. Kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët që ta lënë në pushtet edhe për një vit e gjysmë. Kërkon që me këtë t’i shpëtojë gjykimit të shqiptarëve të nëpërkëmbur për 20 vjet me radhë. Kërkon të riciklohet për të vjedhur votat sërish në vitin 2013. Kërkon garanci për vete dhe familjen. Por ky 21 janar është dita e fundit e pushtetit të tij për t’ia dorëzuar më pas organeve të drejtësisë. Ju faleminderit zotërinj Withers dhe Arvizu! Ju bëtë atë që ne shqiptarët nuk arritëm të bëjmë dot për 20 vjet me radhë.
*Bruksel, më 20 janar 2012.
Comments are closed.
NJE KERCENIM SERIOZ PER SHQIPERINE
– Urgjenca e ngritjes se nje komisioni hetimor per Sali Berishen
– Nga Alban Dega , Nju Jork
1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.
2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!
3- Ka fakte te shumta, qe i ka pohuar edhe vete kryeminsitri Berisha per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995.
4- Keto fakte i ka rikonfirmuar edhe ish Kryeministri i ish- Jugosllavise ne nje interviste per shtypin serb… Perballe fakteve te tij, vete Berisha u detyrua te pranoje nje fakt te tille, duke u justifikuar se kete kontrabande nafte ai e kishte lejuar dhe urdheruar per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur Ibrahim Rugova dhe shqiptaret e jo Sllobodan Milloshevici e serbet benin ligjin ne Kosove.
5- Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.
6- Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
7 – Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe. Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha deri nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjjes se Republikes se Shqieprise!!!
Ka edhe shume fakte te tjera qe e bejne te domosdoshem thirrjen nga opozita te nje seance te posacme degjimore ne Kuvendin e Shqieprisesi hap i pare dhe fill pas saj krijimin e nje Komisioni hetimor te Kuvendit te Shqiperise lidhur me keto akuza te renda publike kunder Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha,
Ngritja e ketij Komisioni Hetimor nga Kuvendi i Shqiperise eshte ceshtja me urgjente . Pse !?
Cfare fshihet pas ketyre fakteve dhe akuzave teper te renda!?
Nuk behet fjale per ngjarje e masakra te para 65 vjeteve si ajo e Tivarit as te kohes se Baba Qemos, nga te cilat nuk u vjen asnje rrezik e asnje pasoje shqiptareve dhe Shqiperise sot.
Behet fjale per ceshtje jetike te qeverisjes dhe politkberjes ne Shqiperi, qe ndodhen nen akuza teper te renda dhe perfaqesojne nje rrezik serioz per te sotmen dhe ta ardhmen e Shqiperise.
Kete ceshtje e ben edhe me urgjente fakti qe deri sot Kryeministri ne detyre Sali Berisha nuk i ka mohuar. Perkundrazi ai ka pohuar me gojen e vet shkeljen e embargos se naftes ndaj Serbise dhe Millsohevcit. Kjo shkelje perben nje shkelje te rende jo vetem te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise por edhe te ligjeve e se drejtes nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se, qe eshte nenshkruar dhe pranuar nga Shqiperia.
Ngritja e ketij Komisioni Hetimor eshte hapi i pare i Kuvendit Popullor te Shqiperise pas transparences se votave te 28 qershorit te vitit 2009. Eshte ceshtje teper urgjente qe ka te beje me fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise.
Aq me teper qe lideri i pozites, qe si kryeminister Shqiperise duhej te behej kryeqeveritar i te gjithe shqiptareve, eshte duke zbatuar ndaj opozites dhe cilitdo qe mendon apo vepron kunder politikes se tij antishqiptare, politiken e bojkotit, neperkembjes, diskriminimit deri edhe sharjeve te rruges, duke i ndare shqiptaret ne shqiptare te Sales dhe ne shqiptare te njerkes, ne shqiptare blu e ne shqiptare te kuq, ne “shiftare te mire” e ne shqiptare te keqinj.
Sali Berisha ka mbetur e si duket do te vdese si kryetar i PD-se, qe per asnje dite e per asnje cast nuk u ngrit ne nivelin e liderit te te gjithe shqiptareve, as kur qe President e aq me pak sot si kryeminister. Shqiperise nuk i duhen lidere partishe, sepse te tille i ka me teprice.
Shqiperise i duhen lidere te te gjithe shqiptareve. Shqiperise i duhet me shume se kurre burra shteti, qe nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” ne duart e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para se te vdiste ne Lezhen e Kuvendit te burrave jane harruar nga politika driteshkurter shqiptare e sotme.
Askush nuk pret, nuk kerkon as pretendon qe Sali Berisha te jete ose te behet nje Skenderbe… Mision i pamundur per nje zjarrvenes te Shqiperise.
Te gjithe urojme se ai te mos na dale nje Hamza Kastriot, as nje Esat Pashe Toptan, as nje Ahmet Zog, as nje Sinan Hasan apo Rrahman Morine…
SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 28 SHTATOR 2010. ASNJE VEPRIM , ASNJE PERGENJESHTRIM. ASNJE PIPETIME TASH E GATI 1. 5 VJET …. RIBOTOHET ME DISA NDRYSHIME MINIMALE DUKE E PERDITESUAR ME FAKTE TE REJA …. AUTORI
Shkrim i goditur.Fjala jote ne vesh te perendise MAHMUTAJ,por nuk behet fjale vetem per Berishen,por gjithe sistemin katrahure qe ai ndertoi ne keto 20 vjet.Kut ai te bjere nga fiku dite qe sic duket po afron do te shohim shume ngabesniket e tij te vjellin vrer kunder tij,te qena dhe te paqena.Permbysja e Berishes eshte permbysja e nje neodiktature”demokratike” e perkrahur ne heshtje nga fuqite e medha.Me sa duket limoni i shtrydhur nuk i hyn ne pune me as dreqit.
” E DASHURA ME E MADHE ” DENONCON EKZEKUTORIN PUBLIK
– Nga Alban Dega , Nju Jork
“E dashura me e madhe” e tij, teknologjia e shkenca e nxorri lakuriq, cipri cullak, perballe syve te te gjithe shqiptareve qe kane sy te shohin e perballe gjithe Botes, kryeministrin shqiptar Sali Berisha si nje vrases, si nje ekzekutor te shetetasve dhe popullit te vet.
Jo vetem per cdo shqiptar eshte e qarte si drita e diellit qe ai ishte urdheruesi e per pasoje kryeekzekutori i kater shqiptareve te pafajshem e te paarmatosur para dritareve dhe selise se tij.
Shpejtesia, saktesia, provat e mirefillta qe ajo nxjerr ne pah shkaktojne panik ne politiken ku u fut brutalisht vdekja. Paniku i vdekjes qe vinte nga karrikja e tij kap kryeministrtin shqiptar. Ky panik e shtyn ate gjithnje e me thelle ne gabime foshnjarake dhe panik edhe me te madh.
Paniku i vrasjes, paniku i ekzekutimit publik ne nje shesh publik, prone e publikut po e thellon perdite e me shume panikun e kryeministrit perballe drejtesise dhe shtetit ligjor. Paniku i futjes se vdekjes ne politike kthehet ne nje ortek paniku per Sali Berishen, qe po e diskretiton perdite e me shume.
Asnje alibi e tij nuk qendron me shume se disa ore. E para bie alibia e “larjes se hesapeve midis protestuesve”.
E ndjek fill mbrapa alibia “vrasjeje me arme te lehta”.
Te njejtin fat peson alibia e “plumbave qe nuk kishin arritur te depertonin ne anen tjeter”!
Shembet edhe alibia tjeter e “perdorimit te armeve me silenciatore”.
As alibia e “rikoshetes” se plumbave te shtene drejtepersedrejti ne organet jetike te viktimave, ne kafkat apo zemrat e tyre nuk e shpeton kryeministrin ne panik.
Perkundrazi, ajo e rendon perdite e me shume panikun dhe peshen e krimit te rende te urdheruar nga krye- politikani i vdekjes, nga zbatuesi i politikes se vdekjes kunder bashkekombasve te vet tash e te pakten 15 vjet.
Cfare mendon ky cartan se shqiptaret e Bota hane bar !?
Cfare mendon ky ekzekutor publik se shqiptaret e Bota hane plumbat e tij vrastare per djathe Vicidoli, kur ai humbiste lopet dhe i detyronte vellain e e nenen e tij ta gjenin ku thoshte ai e jo ku ishin gjetur realisht, sic e pershkruan aq realisht shkrimtari me popullor shqiptar Patriarku i opozites Dritero Agolli !?
Tashme edhe perkrahesit e tij me te flakte dhe fanatiket e tij me te zjarrte dyshojne per te mos thene nuk kane asnje besim tek asnje alibi e Berishes per ekzekutimet makaber te kater deshmoreve te 21 janarit 2011.
Te gjitha provat e deshmite drejtojne gishtin e tyre akuzues drejt kryeministrit si urdherues te ketyre ekzekutimeve publike ne nje shesh publik.
Askush, as kryeministri dhe telallet e tij nuk mund te mohoje provat e deshmite e gjalla te ” se dashures se tij te madhe” teknologjise. Ajo nuk pyet as per karrike kryeministrash as per poltrona presidentesh.
A nuk e pesoi keqazi pikerisht nga kjo teknologji edhe faraoni i korruptuar i Egjiptit dhe homologu i Berishes per despotizem dhe korrupsion Hosni Mubarak.
” Pa mrekulline e “Facebookut” kurre nuk mund te kishim arritur kete fitore te madhe” deklaroi dje nje nga organizatoret dhe frymezuesit kryesore te revolucionit paqesor egjiptian fill pas doreheqjes se Mubarakut, manaxheri 30 vjecar i Google Wael Ghonim ” Dua te falenderoj themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg qe na dha mjetet ndihmese per te mobilizuar masat e popullit Egjiptian” . theksoi ai per CNN.
Ne saje te teknologjise po dje Zvicra ngriu te gjitha llogarite bankare te tij dhe familjareve te faraonit te korruptuar e represiv egjiptian. I njejti fat i pret edhe faraonet e korrupsionit shqiptar.
Jo vetem teknologjia e populli ne Toke eshte kunder tyre. Kunder tyre eshte edhe vete Zoti ne Qiell…. Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne… Ato po bien…. bien… bien perdite e me fort!
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 12 SHKURT 2011
Fatos na mori malli.
E ndjejme mungesen tende, sidomos ato dite te gjata kur vizitonim bashke burgjet e Shqiperise. Ne ate kohe te kisha per zemer dhe me ndihmoje shume se ishe bere si Drejtori shpirtor i te gjithe atyre qe vuanin denimet atje dhe i ndihmoje per gjithcka.
Fjalet dhe analizat i ke te sakta ne shkrim vetem se kujdes miku im se keta te gardes gjysma i ke edhe ne Belgjik qe nga koha kur me tuta gabi dhe gjithe morra mbronin me nga nje kallash te ndryshkur presidencen. Aty ne Belgjike hyne me ca pasaporta diplomatike me emra te tjere dhe sot jane kane krijuar nje treg te rrezikshem per shume gjera…..ti e di mire kete.
Kujdes miku im se je shume i shtrenjte per tu shitur lire ne tregun e ketyre kopukeve. Te presim me mall ne shqiperine e lire……
shpreh dhimbjen per historine tuaj zoti fatos.
artikullin e ke shkruar shkelqyeshem por fundin e tij e ke prishur pak.
berisha ka bere aq poshtersi sa nuk ka plumb dhe litar ti laje gjynahet e tij.
sa per ameriken ajo eshte teper e vonuar dhe eshte pjese e fajit.
e dua ameriken por me shume dua te verteten dhe sinqeritetin gje qe keto
dy xhentelmenet (w+a)nuk e kane.historite me fbi jane per ne hollivud
se ne shqiperi nuk i ha kush..
Edhe me daljen nga skena te Berishes kam frike se s’ka per te ndryshuar shume situata.Kelyshet e tij jane kudo dhe do bejne gjithçka per ta mbrojtur.Per mua ai duhet bere tabele qitje dhe vetem keshtu do tulaten bythlepiresit e tij.Nuk duhet ti lejojme vetes te gabojme ne nje moment te tille.Me tabele qitje kam parasysh : vendosjen e tij ne nje depo armesh si ajo e Gerdecit dhe ti veme flaken si ne Gerdec.Po shpetoi them ta nxjerrim para kryeministrise dhe ta qellojme me nja 3000 fisheke kallashi nga nje distance 50m-100m.Po shpetoi perseri hallall……..burgun.Vetem keshtu kelyshat do fusin bishtin ne shale e do zhduken per ta lene vetem ne fatin e tij qe e meriton kaq shume.
“DESHMORET E KOMBIT” DHE EKZEKUTORET E KOMBIT !
Shqiptaret e nenes dhe “shiftaret” e njerkes !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Degjuam kryeministrin e kryeparlamentaren, hajnat qeveritare e telallet e paguar te tyre te quajne heronj ekzekutoret e popullit te revoltuar me ose pa uniforme.
Nuk pame asnjerin prej tyre bile as ministrin e Shendetesise te krye- hajnit te kapur ne flagrance Ilir Meta te vizitonte as protestuesit e as ekzekutuesit e tyre ne spital.
Degjuam e pame me syte tane ngazellim, tone triumfatore, “ nga fitorja ne fitorje” kunder armikut te kllases” ne zerat e kryeministrit e bandes se tij vrastare.
Nuk pame e as nuk degjuam per asnje cast trishtim apo pendim per ekzekutimin e qyetereve te vet me urdherat e tyre vrastare. Pse!?
Pame kryeparlamentaren Jozefina Topalli te veshur me te zeza tamam si ish “Pantera e Zeze” e ish- diktatures Nexhmije Hoxha.
E degjuam edhe tu jepte keshilla nenave shqiptare te mbronin femijet e tyre nga Edi Rama.
Nuk degjuam asnje fjale ngushellimi per mbi kater nena te lena veja e mbi dhjete femije shqiptare , perfshi nje bebe disamuajshe te lene jetim nga urdherat per ekzekutimin e prinderve te pafajshem te tyre nga bosi i saj e i Mafias shqiptare te korrupsionit.
Pame kater vellezer shqiptare te nje gjkau e te nje gjuhe te keputen, te shuhen, te fiken nga plumbat e leshuar me urdherin e atij qe ka per detyre paresore mbrojtjen e lirive e te drejtave te tyre njerezore. U mori kryelirine dhe krye te drejten njerezore te tyre , ate te jetes ne emer te karrikes se tij qe e ripergjaku ne syte e mbare Botes.
Degjuam pallavrat e rrenat e tij express se do te zbatonte vetem ligjin me cdo cmim e me cdo kusht.
Pame ashiqare qe zbatoi ligjin e denimit me vdekje dhe te ekzekutimit flagrant pa gjyq e ne syte e gjithe Botes, te ndaluar me ligj ne Shqiperi e krejt Evropen demokratike . Kryeministri ekzekuton qytetaret e lire shqiptare ne rrugen e lirise e demokracise me thirjjet “liri demorkaci” ne goje.
Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per here tye pare ne historine e Shqiperise shkruhen me gjak emrat e kater deshmoreve te rinj te kombit. U vrane nga bunkeret e selise se qeverise me urdherin e kryetarit te Qevezise! U ekzekutuan nga faqja e zeze e Shqiperise!
” Deshmoreve te Kombit ” do tu shtohet nje lapidar, nje monument i deshmoreve te kombit te vrare nga ekzekutoret e kombit, nga turpi i kombit !
SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 23 JANAR 2011
Presioni nderkombtar nuk mund ta rrezoje Berishen nga pushteti.
Vetem protestat e perditshme popullore munden.
Ti shoku Fatos dhe ju te tjeret mos u gezoni para kohe…
Aty do ta keni qelbesiren edhe 21janarin tjeter..
Fatos ke nje puthje te forte nga te gjitha nenat e lenduara prej dores se kriminelit SALI,te urojme nje kthim sa me te shpejte ne shqiperine e lire RROFTE DEMOKRACIA ,RROFTE BREZI I RI ,RROFTE GAZETA TEMA me MERO BAZEN ne krye,po fryne era e LIRISE.
EDHE NJE HERE PERQAFIME NGA LARGE.
Tung Fatos, por … sssssiiiiiiSi eshte Ajo: burre shteti etj etj?!
Derisa I doli ujt’ e Zi ketij vendi!!….
Jam dakord me ata qe thone: dua me shume Te Verteten, Drejten, Nderin!!
Ne Shqiperi 21 janari eshte de facto dita e vendosjes se diktatures me te ashper ne Europe. Eshte e cuditshme, por populli me pro-europian, me pro-amerikan te jete kaq larg demokracive te ketyre vendeve?! Nuk mund te flas per vendet e ish BS sepse ato vende ndjejne me afersi me Mosken se sa me Brukselin, por Shqiperia kaq e hapur me perendimin, ku 1/3 e popullsise jeton jashte vendit, ku ekonomia e saj mbeshtetet pikerisht prej tyre, ka nje rregjim tipik diktatorial?! Ndoshta dhe Birmania nje nga vendet me diktatoriale te botes, diku nga Indokina, do te ndihej me e qete kur me ndryshimet e fundit pozitive atje, do te shihte se ne mes te Europes egziston nje vend pro-perendimor, por me karakteristika te njejta qeverisje me te. Nje njeri, i shperfyturuar si nga pamja e jashtme ashtu dhe nga llogjika, e ka kapur per fyti kete vend per me shume se 20 vjet dhe nuk po e le te marri fryme. Ai e di qe po i vjen ngordhja, por ai nuk largohet nga pushteti as vete dhe as me vota. Ai ka vendosur te qendroje atje, tek ajo karrike, derisa ky popull ta kuptoje se diktatoret shporren vetem me protestat e tyre. Vetem atehere do te besojme se do te jete dita e fundit e tij dhe e diktatures.
Nji pershkrim i mbrekullueshem per ate se kush ka qene dhe eshte Berisha. Ju flm ambasadoreve te SHBA! Urgjent nji komision hetimor per Berishen dhe kasten e tij te korruptuar dhe mafioze. Stop BERISHA!
ZAMIRA HARROJE AMBASADORET & SHBA
AMERIKA ESHTE SI AJO EDUKATORJA QE SHIKON KUSH FEMIJE QAN E USHQEN..
NESER DUHET TE QAJME BILES ME FORT SE NE 21 JANARI
lavdi heronjeve!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shpresojme ti vije fundi ketij perbindeshi qe na zuri prite ne jeten tone.Zemerimi i ketij populli,fyerja,dhunimi e befshin punen e tyre ndaj ketij plehu anti njerezor.Drite per popullin shqipetar,sa me shpejt,se humbem shume kohe.E mallkoj kete njeri alabak ,te zhduket fara e tij dhe e familjes se tij perverse.
Uzurpatori dhe kryeagjenti dhe kryemafiozi shqiptaro-serb Sali Ram Sheqere Liri Berisha, eshte duke menduar per Diten e Tij te Fundit, njelloj si Hitleri ne Bunkerin e Betonuar. Duke patur nuhatjen si te qenit dhe nenndergjegjen si te Djallit, ai eshte duke kuptuar dicka: Situata nuk eshte ne favorin e ti9j, sic mund te ishte me 22 Janar, 2011.
Kandari tani po anon nga populli dhe jo nga mafiozet Sali, Fatos, Ilir, Blend Lugat Fevziu, Henri Kurve Cili, Artan Hoxha (autisti), Frrok Spiun Cupi, Lul Bytha, etj., etj. Te shohim se cfare do te ndodhe me dhe mbas 21 Janarit te vitit 2012. Duket se edhe Z. Arvizu, nuk eshte me me te, e ka leshuar. Dhe po e leshoi, e rremben populli. Dhe populli kete here, duhet te dije si te veproje, dhe jo si me 1997.