INTERVISTA/ Rama: Pafajësia e Metës tregon se drejtësia nuk funksionon

20 Janar 2012, 17:33Politika TEMA
INTERVISTA/ Rama: Pafajësia e Metës tregon se drejtësia nuk

Një ditë përpara homazheve të përvjetorit të 21 janarit, Edi Rama deklaron për Top Channel se kjo ngjarje duhet të zbardhet e plotë. Rama u shpreh se ekzekutuesit dhe urdhëruesit e atyre që shkaktuan 4 viktima do të vihen deri në fund para drejtësisë. Rama komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën dhe publikimin e videos Prifti-Beqiri. Me zotin Rama bisedoi gazetari Marin Mema.

 

Me rastin e njëvjetorit të 21 janarit do t’i afroheni sërish kryeministrisë, a ka ndonjë lloj frike?

Frika nuk bën pjesë në fjalorin e shqetësimeve apo përgjegjësive tona, ndërkohë që ka një ndjenjë të lartë që homazhi për 4 dëshmorët të jetë një homazh që të shkruajë gjithë dinjitetin e një populli të tërë në përkujtimin e një masakre që nuk do të harrohet. Dhe gjithashtu, të kërkojë zbardhjen e plotë të kësaj masakre dhe ndëshkimin e autorëve e urdhëruesve të vrasjeve.

 

Kur themi “frikë” ka të bëjë më tepër me mungesën e një apeli të qartë ndaj mbështetësve të opozitës për të marrë pjesë. A druheni se mos ky homazh del nga kontrolli? A do të jeni ju në krye të tij?

Nëse i referoheni eksperiencave të shkuara, kur në manifestimet popullore kemi qenë në komunikim me publikun dhe këtë herë jo, kjo vjen për faktin se ne po zhvillojmë një homazh dhe kemi ftuar gjithkënd të jetë pjesë e tij. Por është liria e gjithkujt që ta bëjë ose jo homazhin.

 

21 janari ndodhi si pasojë e videos Meta-Prifti. Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim që ka shpallur të pafajshëm Ilir Metë, a ka rënë argumenti juaj për drejtësinë?

Është forcuar argumenti se ka rënë drejtësia dhe për më tepër sot ne vazhdojmë të gjendemi para provash rrëqethëse të rrëshqitjes së Shqipërisë drejt një regjimi që synon ta kthejë demokracinë në një formalitet dhe jetën e shqiptarëve në një mjedis të kontrolluar nga pushteti.

 

Dje u publikua një video që përfshin Dritan Priftin, cili është qëndrimi apo marrëdhënia e PS me zotin Prifti?

PS është e qartë dhe e prerë në qëndrimin e saj se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë dhe se drejtësia duhet të funksionojë njësoj për të gjithë. Cilido që ka probleme me drejtësinë duhet të ballafaqohet me të. Për sa i takon zotit Prifti, ai është një deputet që ka dalë nga shumica me qëndrime dhe denoncime tronditëse, por nuk është as anëtar dhe as përfaqësues i PS. U them shqiptarëve se kemi hyrë në një proces përbaltjeje e shantazhesh të padenja, me një sfond mafioz, me qëllime mafioze për të garantuar me doemos pushtetin, duke ndërmarrë veprime të paligjshme. Ky proces për mua vetëm sa ka filluar dhe c’ka kemi parë deri tani janë përpjekjet për të përbaltur opozitën dhe për të trysnuar në maksimum shpirtin opozitar të këtij populli, duke dëshpëruar njerëzit me një pamje të errët, që do të vazhdojë dhe do të thellohet. E mbyll përgjigjen duke thënë se të gjithë, duke përfshirë zotin Prifti, si një protagonist i këtyre situatave tronditëse, duhet të bëjnë transparencë dhe t’i ballafaqojnë gjithcka dinë apo disponojnë me drejtësinë.

 

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, në emisionin “Top Story” tha se, FBI do sjellë fakte të reja për 21 janarin. Ju prisni të ketë ende një hetim për këtë ngjarje?

Ne do vijojmë të ngulmojmë për një hetim të thellë, të plotë e të pavarur që të çojë në ndëshkimin ligjor të vrasësve dhe urdhëruesve. Përsa kohë në këtë proces është përfshirë një ekspertizë si ajo e SHBA, jam besimplotë se gjithçka do të shkojë drejt së vërtetës.

 

Ka lindur një debat mes mazhorancës dhe nënkryetarit të KLD-së. Cili është pozicioni i PS për këtë komision hetimor?

Komisioni është një farsë e radhës, si farsat me shumë komisione të tjera që ka ngritur qeveria dhe kryeministri i saj. Ne nuk kemi asnjë lidhje me këto farsa dhe nuk bëhemi pjesë e tyre.

26 komente në “INTERVISTA/ Rama: Pafajësia e Metës tregon se drejtësia nuk funksionon”

  1. Keshtu PO :Dil e folu njerzeve direkt,ndryshe nuk marrin vesh.Nuk jemi popull aq inteligjent ,gjerat i duam troç qarte e pa doreza.Sot ke ku e dalesh e te flasesh direkt apo i direkt me popullin e thjeshte.Ata te japin voten e jo njerzit ne Twiter apo fb se keta pak jane qe votojne,jane ma shume kureshtare ae aq ma teper larg vendit.

    1. Aqifi says:

      Ky eshte ftohur ne b…! Ju desh gjyqi i kokelopes per te kuptuar se “drejtesia nuk funksionon”!!! Gjyqi i kokelopes tregon se drejtesia eshte varrosur dhe ka dale si Zombie!!!

      Po doemos, te rrish ne facebook dhe twitter gjithe diten keto brrockulla do te nxjerresh nga goja…

      1. Aqifi says:

        Dhe per me teper, Tan Prifti ka bere keto dy vjet me shume opozite se gjithe PS-ja bashke. Behu realist or palle se nuk behet opozite me malokun me skorpionsa si Erion Veliaj, por me burra si Tan Prifti…

  2. sherifi says:

    O Z.Rama me llogjiken dhe mentalitetin tuaj ju keni shume te drejte,po une nuk kuptoi nje gje me ju qe ne shqiperi ka nje shprehje te vjeter “derri mbahet vetem me plumb”
    -Ju e dini me mire se kushdo tjeter se kush eshte sali berisha,prandaj i dilni ne balle ketij populli te stermunduar,te sterlodhur,te stergrabitur,te stermasakruar,te stervjedhur,ketij populli me shume halle dhe probleme jetike,udhehiqe se ai ka nevoi me shume se kurdoher tjeter per nje udheheqije deri sa te shporren keta bandite dhe te vihen ne bankon e drejtesise,por jo te kesaj drejtesie te shpifur dhe te politizuar dhe hajdute si kjo e tanishmja qe udhehiqet po nga i njejti bandit si sali berisha.
    vdekje sali berishes dhe liri e domokraci popullit tone te varfer.

  3. Ton says:

    Rrofsh o Edi. Shyqyr qe na the se: Rakia behet nga rrushi!!
    Por ti vete cfare po ben qe t’i kundervihesh keti sistemi?

  4. rroku says:

    Zoti Rama! referuar asaj qe ju shprehni (e drejte kjo) qe te gjithe protagonistet duhet te bejne transparence per keto ngjarje, a mendoni se edhe ju duhet te beni transparence dhe te shprehni pergjegjesite tuaja per to???
    Sigurisht qe ketu nuk mund te argumentoni qe duke akuzuar e hedhur balte jo vetem mbi poziten por dhe sitemin gjyqesor (me shkrime ne tweeter e intervista), ju po beni “Transparence”.
    Per lehtesi, mund ta filloni transparencen qe nga deklaratat “luftenxitese” para demostrates te 21 Janarit te vitit kaluar qe edhe sot po te lexohen te rrenqethin me kushtrimin e hapur per rrezim me dhune te shtetit. Shtuar ketu dhe ato te aleatit Ngjela per derdhje gjaku dhe insinuata per edhe 13 mije te vrare.
    Eshte shume komode te akuzosh duke ndenjur para komputerit e shkruar libra, pa bere asgje tjeter, nderkohe qe pozita po punon (ashtu sa e si mundet).
    Gjithashtu do te benit mire te tregonit pergatitjen dhe manipulimin e vidios “Meta-Prifti” si dhe ato “planet step by step” te marjes pushtetit me “kryengritje popullore” te tipit revolucion proletar.

  5. ibro says:

    Me falni ju jeni gazete vetem per porno pa as njelloje prespektive.

    1. Ton says:

      Hahahaha! I gjori Ibro!! Nga e di ti qe jane vetem per porno? Apo kur kerkon per te pare porno ne Google te del TemA?
      Kujdes se mos rrjep lekuren e dores duke lexuar artikujt ”porno” per Saliun dhe Meten!

  6. luis says:

    Ton je i madh kam qeshe me lot.No coment.

  7. valbona says:

    e mo ibro nuk ke faje se eshte e vetmja gazete qe po ju cjere masken gjithe krimineleve me salen ne krye ,po ora po afron te gjithe ne burge do perfundoni ose do vrisni veten per gjithe te keqijat qe i kini bere ketij populli

  8. ELENA GJIKA says:

    OR Z KING JONG RAMA PRANOE SE KRYEDASMORJA JUA INA RAMA NUK PO E MUND GJYKATEN E LARTE

    1. Ton says:

      Zonja Qika! Prokuroria nuk e mund dot Qikaten e Nalte se vendi yne i dashtun, Shqipnia qiveriset nga Naltmadhnia dhe Qinia Fisnore Vicidoljane pjese e se ciles je edhe ti!!

  9. Ky ramaPalla says:

    Ky ramPallHici pas llogos qe mban I ve PIKEëë ; dhe shkon …ne te s’..! Ase per Lesh…
    Pooooooo mire edvini, po halli qe po veme edhe neeeeeeeee per Lesh!!
    O milet, boll or boll pritet Hiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiçin!! (HIQI, qe thote Dizenjatorja)
    Vetja na shpeton, s’po e merrni vesh, Vetja or Vetja!!
    JO skllever bij sklleverish!….
    , Tung e me mend e nder, kurajo!!!

  10. ELENA GJIKA says:

    ORE TONI ASHTU ESHTE DHE OPOZITA UDHEHIQET NGA I NJE SEMURE MENDOR(PSIKOPAT) I CILESUAR NGA EVROPA I CILI PER KARRIGEN E TIJ E DJEGE TERE SHQIPERINE DHE ORGANIZON PROTESTE TE DHUNSHME ME 300KRIMINEL SA PER PER ATO 4VIKTIMA AI QAN ME LOT KROKODILI QE SA HERE E SHOF KETE MAFIOZ TE QUAJTUR KING JONG RAMA ME VIE TE VJELL

    1. albo says:

      O Elena Gjika, po ca je duke thene, po Azem Hajdarin ku e vrau Enver Hoxha nga varri e? myll gojen mi goc, se ne keto vite kjo qeveri ka bo krime qe nje dite do lahen, mos u be merak, sic vdiq komunizmi qe mendonte se ishte i paprekshem do iki dhe Klani yt Berisha, por degjo kete here sdo shkoni ne Burg per nje kafe, por per AZEMIN QE E VRATE, ATA TE 4ER NE jANAR, GERDECIN DHE MASKARADHIQET QE KANE BE ME SHITJET E ARMEVE. E HARRON MI GOC QE LIDERI JOT I SHTRENJT DERI DJE I BENTE MENGJESIN ENVERIT DHE I LEPINTE KEPUCET, DHE NE 1990 ISHTE AZEMI AI QE DUHET TE ISHTE NE KRYE TE PD DHE JO LIDERI YT, POR TI E DI MIRE SIC E BERI ENVERI NE 45 QE VRAU KUNDERSHTARET ASTHU E BERI DHE LIDERI YT.
      A E DIN ZOTROTE QE TE GJITHA ATO LLOGARITE BANKARE QE KENI HAP NE ZVICER DO TJU DALIN SE SHPEJTI. SPACI DHE BULQIZA DO JU PRESI(E KAM FJALEN PER BURGJET NESE EKZISTOJNE AKOMA) JO PER NDONJE VILE, SE DHE NE TROPOJE LIDERIN TUAJ SE DUAN APO JO? JENI BO ME KEQ SE ENVERI QE KISHTE NE XHEP GJITHCKA, POR TE PAKTEN E DINIM QE ISHTE DIKTATURE DHE ENVERI ISHTE PSIKOPAT, PO LIDERI YT SI DO SHFAJSOHET?

    2. Ton says:

      Znj Gjika! Ndjej keqardhje te madhe qe helmi vrasetar i Qeverise se Gjinise Fisnore ka arritur te penetroje ne rruazat e bardha te gjakut.
      Me fal per shprehjen, por nuk na rruhet shume kush e udheheq opoziten se opozita ne Shqiperi eshte si puna e atij qenit pa dhembe qe niset te te haje k…(me fal per shprehjen) por nuk t’a kafshon dot dhe pastaj perfundon thjesht ne procesin e marrjes ne goje!
      Me fal per fjalorin, se je femer, por e perdor kete fjalor zakonisht me femrat perkrahese te Gjinise Fisnore, se jane me shume burrnesha se sa femra!
      Mjafton te shikosh Memen Jozefine kur ”keshillon” ne Parlament me fjale te pegera!
      Keshtu…e dashur Zonja Gjike, problemi nuk qendron tek Opozita por tek tjetra pa ”O” perpara, tek Pozita!!
      Keta cakej kane marre peng nje vend te tere dhe po e q..ne para dhe mbrapa ose me shkurt ne cdo vërë!!
      Zonja Gjika, kur j’u thote nje shoqe: E dashur Elena, a dalim nje xhiro nga Bulevardi ”Deshmoret e Kombit” dhe ti i thua: Pse jo?…
      Duke ecur nje maskara nxjerr koburen dhe ju shkon nje plumb bytheve…, kush e ka fajin?
      Shoqja juaj qe ju tha hajde dalim apo bythe-pershkruesi qe shkrepi koburen?
      Duke gjykuar nga komenti yt mesiper duhet t’a kete shoqja!!
      Fatkeqesia e Shqiperise jane njerezit e helmuar dhe fatkeqesia me e tmerrshme eshte se s’ka antidote….

      1. Olti says:

        Elena eshte e rrjedhur e se shpetojme dot Ne! Ashtu do i shkoj jeta tu mbrojt Enver Hoxhen a Sali Berishen ndersa Shqiperija rrokulliset poshte e ska rruge kombi Ta shpetoje! Elena jeta e te pushkatuarve Ne bulevard eshte per Ne Po aq e vyer sa jeta e Berishes! Po veshtire Ta kuptoni ju se jeni te abuzuar!

  11. Mos guxo says:

    Ti qe perdor emrin e nderum ElenaGjika Mos guxo ta perdoresh derisa te kuptosh nje gisht me shume se nje fanatic/ xhahil, te lutem fort se na e bjerr shpresen se ky vend bohet! Je per t’ardhe keq per momentin mik, Tung e Hapi gavat. Mos lepi gelboqet e asnjonit, kij kaq dinjitet, se paku se…pa nder as saliu s’ta vershellen, se je Askush!!
    (vec te shtrydh e te hedh ne Pleh!), me t’mira mas sodit mik!!

  12. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI I CMUAR I “PAFAJESISE” SE KUSARIT ILIR META

    – Rruga e vetme e shqiptareve per drejtesi …
    Brukseli… Strasburgu… Haga !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pafajesia e paravendosur dhe e parashpallur e kusarit Ilir Meta nga Sali Berisha, telallet dhe Gjykata e tij e Larte ( e Kusarise ) , percjell jo vetem nje mesazh te cmuar, por edhe nje kushtrim te madh per te gjithe shqiptaret….
    Sa te jete Sali Berisha ne krye te shtetit, ne krye te qeverise, ne krye te cdo hallke reale pushteti, ne krye te kusarise dhe vrastarise ne Shqiperi mos prisni drejtesi!
    Mos humbisni kohe, para e mund!
    Drejtesia ne Shqiperi sot edhte antidrejtesi.
    Ligji sot ne Shqiperi eshte “Ligji jam une ” i Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha.
    Atehere cfare rruge u mbetet shqiptareve per te kerkuar e vendosur drejtesi!?
    Te brakisin gjykatat e sterkorruptuara shqiptare qe komandohen nga Berisha derisa te rivendoset drejtesia, ligji dhe shteti ligjor ne Shqiperi !
    Ti drejtohen Gjykates Evropiane per Drejtesi dhe asaj te Strasburgut…
    Ti drejtohen me prova , me fakte, me deshmi te sakta e kopsitura mire Gjykates Nderkombetare per Drejtesi ne Hage per plagosjen, vrasjen, torturimin dhe zhdukjen pa nam e pa nishan te njerezve te vet. Kjo eshte rruga e vetme per ligj dhe drejtesi !

    1. Ton says:

      Alban!
      jam i gezuar qe te shikoj perseri duke shruajtur, me duket se vajte nje kohe te gjate pa shkruajtu.
      Megjitheate, rruga nuk eshte Haga apo Strasburgu, rruga e vetme eshte REVOLUCIONI!!

  13. Twiter says:

    Twiterrrrrrrrrrrrrrr !!!????
    Mua me bon pershtypje dyndja e ambasadoreve (angleze, amerikan etj) duke u tregu gjoja anti qeveri dhe kerojne drejtesi per 21 janarin. Kjo eshte veçse nje farse qe te mos ndodhin rremuja neser ne 21 janar.
    Ky eshte veçse skenar i Vucitolistit RRUMPALLA. Ai vrau Azem Hajdarin dhe djali i Azemit me nonen kurve e presin per hidherim me kafe (turke) çdo vit ne shtepi. Eshte ma i forte se Enver Hoxha ky vrases. Ky i futi te gjithe ne loje ambasadoret qe te ndalojne urraganin popullor sepse kete here nuk mundet ne asnje menyre te qelloj mbi popullin. Ka frike ky ndyresira. Por mjere ne qe nuk kemi prijes ne Opozite. Shefi i opoziotes rrin ne twiter ne vend qe te binte te gjithe popullin opozira ne Tirane per te zhduk kriminelin dhe Paloket. Nje gje eshte e sigurte se po qe se Edi Rama bon pazare ne 2013 per te marre postin e Kryeministrit me kushte qe RRUMPALLA te shetise i lire sikurse dhe Tosi i Nones en Vjen, atehere ai do e paguaj me plum ballit nga te afermit e deshmoreve te 21 janarit.
    Po te jemi burra le te rrime neser dhe ne vazhdim

  14. Adi says:

    Po more po, drejtësia funksionon nëqoftë se bën siç do ti…

  15. Emir says:

    Në fakt e kam hapë nja dy herë Temen për kuriozitet, e tash e hapi për fotot e vajzave.

  16. alba says:

    edi rames duhet ti jepet mundesia per te udhehequr , e pastaj,te shohim aftesite e tij.me keto gjakprishje qe ikane shkaktuar keta pisa, si ne rafshin personal dhe ne ate te karrieres te tij , vetem te jete i manget ti toleroje . po doli ne krye , te beje nj e spastrim duke filluar qe nga ps e tutje .te reformoje ne menyre te tille drejtesine qe se pari te ndershkohen me te drejte te gjithe krimbat dhe shushunjat qe po i pine gjakun popullit te drejte e fukara, dhe ketu nuk kam parasysh ate popull qe ka sali berishen e kompani ,per shpirt binjak te tij , sepse atyre sipas kokes mire ekane festen, te vere gjerat ne rrugen e duhur per te zgjuar se pari shpesen e njerezve te mire qe te mos mallkojne me veten qe ju ra shansi te jemi shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    150cm ラブドール なぜ男性は賢明なダッチワイフを購入するチャンスに飛びつくのですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje