Gjykata ndalon 29 vjeçaren të bëjë seks

4 Shkurt 2012, 19:45Lifestyle TEMA

Një gjykatës ka vendosur që të ndalojë një grua 29 vjeçare që të bëjë seks. Gruaja, autiste me nivel të ulët inteligjence, u ndalua të bëjë seks për shkak se ajo nuk e kupton plotësisht se mund të thotë jo ndaj një veprimi të tillë.

Gjykatësi britanik tha se vajza nuk ka kapacitetin mendor për të bërë seks konsensual kështu që e mori vendimin në të mirë të saj. Kjo do të thotë se gjithkush që tenton të bëjë seks me të do të akuzohet për përdhunim.

Vendimi natyrisht ka hasur në shumë kundërshti.

 

5 komente në “Gjykata ndalon 29 vjeçaren të bëjë seks”

  1. Nadia Shabani says:

    Mire ka bere qe e ka ndaluar. Sot te jesh ne rregull nga trute e kokes dhe te nxjerrin prostitute me zor jo te mos jesh ne rregull. Te gjithe do te abuzonin me te. Ka shtet atje jo llafe rruge si ketu tek ne qe vritet gruaja ne mes te rruges dhe vasesit gjithmone ikin ne drejtim te “paditur”!

  2. Gazi says:

    Me vjen per tu habitur qe nje gjyqtar ka dhen nje vendim te till!!!

    Nese kjo kryen marrdhenie seksuale, ku ta di personi se kjo nuk eshte e lejuar!!!

    Pse nuk ja ka shkruajtur ne balle ai gjykates qe edhe njerezit ta din e mos ti afrohen!!!

    Mendoj se eshte vendim i gabuar dhe mjer ata meshkuj qe do shkojn me kete vajze.

    Tani duhet te vazhdojm ti pyesim vajzat a jeni te lejuara te kryeni marrdheni seksuale apo jo. Me duket shume mendim injorance!!!!!!

    1. aljeda says:

      Autistet jane te dallueshem, sepse nuk kemi te bejme me njerez normale por,me njerez qe kane probleme te zhvillimit te karakterizuara nga nje nderveprim social dhe nje komunikim anormal te dukshem, e shoqeruar kjo me sjellje te kufizuara dhe perseritese. Pra ne gjuhen popullore degjon rendom te quhen njerez me te ‘meta’ ose ‘budallenj’ apo ‘handikapat’, pavaresisht se kjo nuk ka lidhje me kete diagnoze specifike, ideja eshte qe te tjeret duke pare se me ke individ kane te bejne, nuk duhet te abuzojne.

      1. Gazi says:

        Prsh Aljeda,

        Jam shume dakord me mendimin tend por, mos harro se ke shume njerez (kuptohet meshkuj) te kategorise se kesaj vajze!

        Pra, nese keta arrin te kryejn marrdhenie seksuale, cfare vendimi do mare ai gjukates!?

        Une mendoj se nese kjo (vajze) eshte me te meta mendore, duhet te transferohet ne Mental Health Centre, ku eshte ne kontroll 24/7 (mendimi im)

        Klm

        1. Elira says:

          Une kam nje nip qe eshte autik. Eshte shume e veshtire qe femije te tille te futem neper spitale per te semure mendore. Jo vetem sepse nuk jane te semure mendore, por edhe pse numri i tyre eshte shtuar tej mase dhe shtetet perendimore nuk po dijne si ta perballojne kete fenomen. Nqs familja vendos ta fusi nje femije te tille ne spital per njerez me te meta mendore shtetror, atehere me ligj shteti (amerikan) heq te drejten e prinderise ndaj ketij femije. Shumica e femijeve autike jane funksionale deri ne nje fare pike, hane, flene, qeshin lozin, shohin filma…KUSH ESHTE AI PRIND QE DO TE HEQI DORE NGA FEMIJA I TIJ? Problemi nuk qendron vetem tek vajzat, por edhe tek djemte autike qe cilet behen shume “pasionante” ne moshen e adolishences dhe arrijne edhe te perdhunojne duke mos ditur dallimin midis konsensusit dhe kundershtimit. Vendimi i gjykatesit nuk me duket as i drejte e as i padrejte. Kjo vajze vertet mund te shfrytezohet nga meshkujt, por me cfare te drejte i heq ti dikujt lirine njerezore te te berit dashuri? Shume e nderlikuar si ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje