Anija fantazmë e tsunamit shfaqet në brigjet e Kanadasë

24 Mars 2012, 19:15Lifestyle TEMA
Anija fantazmë e tsunamit shfaqet në brigjet e Kanadasë

Për 8 mijë kilometra ka udhëtuar ajo pa kapiten e pa ekuipazh. Ka kaluar oqeanin më të madh në botë dhe është shfaqur në brigjet e Kanadasë. Bëhet fjalë për një anije peshkimi, që ishte zhdukur në Japoni pas tsunamit të marsit të shkuar.

Anija 45 metroshe është në gjendje të mjerueshme, por është e aftë që të lundrojë. Brenda nuk i ka hyrë ujë.  Autoritetet në Kanada po e monitorojnë anijen për të parë mos bëhet pengesë.

Tsunami i vitit të shkuar ka gjeneruar plot 25 milion ton mbeturina. Mendohet se dy milion ton janë ende duke lundruar në oqean.

SHBA pret që ato të shfaqen në brigjet e vendit në vitin 2014.

5 komente në “Anija fantazmë e tsunamit shfaqet në brigjet e Kanadasë”

    1. tirona ime says:

      kto foto,jane lifestyle,,,,,,,fillojne shqiptaret,tu fut salen apo edin.Edepsez popull

  1. goni says:

    Ajo anije eshte shqiperia qe ka rrjepur dhe braktisur sali krimineli.

  2. USA says:

    ne fund te 2013 do shifen mbeturinat ne bregun shqiptar..atehere do kete vertet rritje ekonomike se do shitet shume scrap i mbledhur ne bregdet

  3. hahaha says:

    nje zot e di se sa ndotje radiocioni perhapi tsunami ne ajer dhe uje ne te gjithe boten ndersa kerrma sali berisha vajti dhe vleresoi qeverine japoneze per “masat” qe mori te parandlone perhapjen e ndotjeve radioaktive ne nje kohe qe shume inxhiniere japoneze e kishin kundershtuar ndertimin e atij reaktorit buze oqeanit pikerisht per rreziqet e nje termeti ose tsunami!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje