Policia na Brazil është duke kërkuar anëtarët e një bande kriminale femrash, shumica e të cilave bionde. Banda ka kryer një seri rrëmbimesh dhe vjedhjesh në San Paolo.
Sipas BBC, banda ka shënjestruar gratë e pasura në qendrat tregtare.
Viktimat ndiqen në makinat e tyre, ku grabiten ose mbahen peng, dhe banda përdor kartat e kreditit që kanë ato për të bërë blerje luksoze.
Policia thotë se banda përbëhet nga vajza të reja, të edukuara dhe të klasës së mesme.
Një drejtues policie tha për BBC se disa janë arsimuar jashtë vendit. Ato janë vajza të bukura, që vishen mirë dhe e mbajnë veten. Disa flasin edhe më shumë se një gjuhë të huaj. Deri më tani kanë grabitur së paku 50 njerëz.