Triumfi më i madh në historinë e teknikës i përket atij. Ai ka fituar garën më të ethshme dhe më të gjatë të të gjitha kohërave, garën për hapësirën. Bëhet fjalë për Wernher von Braun. Ai lindi më 23 mars, 100 vjet më parë.
Fisniku gjerman ndërtoi raketat Saturn, që dërguan mes viteve 1969 dhe 1972 astronautët amerikanë në Hënë.
Sovjetikët, deri në atë kohë rivalët më të ashpër, nuk ia dolën. SHBA arriti në këtë mënyrë të gjunjëzojë Bashkimin Sovjetik.
Michael Griffin, ish- drejtor i NASA-s, thotë: “Është e qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do kishin shkuar kurrë në hënë po të mos ishte për ekipin e Wernher von Braun”.
Kapsulat Apollo mund t’i ndërtonte kushdo, por ishin raketat Saturn të Braun që mundësuan uljen në Hënë. Vetëm një skuadër që kishte eksperiencë dhjetëravjeçare në këtë fushë mund të bënte të mundur diçka të tillë. Raketa Saturn ishte 111 metër e lartë.
“Akoma nuk kemi diçka më të mirë,” thotë ish- shefi i NASA-s. “Nëse do kishim sërish atë ekip, tani do ishim në Mars”.
Eksperiencë dhjetravjeçare? Sigurisht që ish- shefi i NASA-s flet për karrierën e hershme të Braun. Ai punoi për të ndërtuar raketën V2, që Hitleri do e hidhte mbi Londër.
Për ndërtimin e tyre në fakt u vranë më shumë njerëz sesa nga goditjet e tyre. 12 mijë njerëz vdiqën gjatë kësaj kohe. Një e vërtetë e hidhur që zotërinjtë e kollarisur të viteve ’60 në SHBA e mbajtën në hije.
Menjëherë pas luftës, ai bashkë me ekipin e tij me mbi 100 persona u largua për në SHBA. Aty bënë realitet thënien e Kenedit se shumë shpejt SHBA-të do dërgonin njeriun e parë në Hënë.
Buzz Aldrin, astronauti që u ul në Hënë më 20 korrik 1969 tha se triumfi amerikan ishte një goditje fatale për Bashkimin Sovjetik.
I lindur në Prusi, djali i një ish- ministri të Republikës së Vajmarit, vdiq në moshën 65 vjeçare.
Si ne shba,ashtu edhe ne bashkimin sovjetik rraketat i bene gjermanet…FAKT !
(Për ndërtimin e tyre në fakt u vranë më shumë njerëz sesa nga goditjet e tyre. 12 mijë njerëz vdiqën gjatë kësaj kohe. Një e vërtetë e hidhur që zotërinjtë e kollarisur të viteve ’60 në SHBA e mbajtën në hije)
Po clidhje ka nje shkenctar qe ben projekte,me puntoret qe zbatojne projektet,nuk eshte faji i Von Braun-it qe Hitleri ishte i cmendur,qe detyronte puntoret te punoin deri ne vdekje!
MBRONI ME LIGJ TALENTET SHIPTARE MOS BRAKTISIN ATDHEUN.
Shkrimi verteton edhe nje here mencurine e Presidenteve te Amerikes te cilet vazhdimisht nuk heqin dore nga ligji i vlersimit te trurit me KI te larte.Pavaresisht ku ndodhet ky person me kapacitet intelekti,Amerika ofron kushte pune dhe jetese per te dhe ne asnje menyre te tregohet indiferente sikunder jane treguar qeveritaret e Shqiperise ndaj kapaciteteve intelektuale te popullit tone.A nuk ka mjaft prej tyre qe japin talentin qe kane neper bote,kur atdheu ka aq nevoje per trurin e afte shqiptar.Jane gjithe ata shqiptare te talentuar ne fushat nga me te ndryshmet qe pasi kane ndruar jete larg Shqiperise,kane lene atje vepra te shquara per banoret dhe per shtein ku jetuan.Edhe astronauti nga Polena e Korces ka lene ne hapesiren kozmike flamurin Amerikan,ja nje shembull konkret i talenteve shqiptare,pa kuituar shume te tjere.Ligor Luarasi
Ke te drejte zoti Luarasi, por dihet se trurin e cmuar e mbron vetem ai qe ka tru dhe per fat te keq, drejtuesit tane kane qene gjithmone dritshkurter.
Mbas viteit 90-te, kam pare disa profesore, specialiste ne fushen e tyre, te pa pune duke shitur banane edhe sot kemi shume te mencur, por qe sguxojne te vijne ne Shqiperi, se e kan pare se perpara se ti duhet mendja e tyre, do ti duhet besnikeria, ndaj partise, gje pa te cilen, nuk mund te besh kariere profesionale.
sa te kemi spillberg jo ne hene do ulemi por edhe ne diell hahahahahaaaaaaaaaaaaaa
edhe une keshtu mendoj.hahahhaaaaa
Une kam pare nje film ne tv gjerman phöenix ku tregohej kjarte se ruset ne lidhje me zhvillimin e raketave ishin shume me pare se amerikanet. Me e bukura eshte se, gjeniu rus ( nuk me kujtohet emri ) ishte internuar nga Stalini ne kampet e perqendrimit te kundershtareve te regjimit ne Siberi.Ky njeri u hoq nga kampi dhe dergoi Gagarinin ne hapsiren kosmike. Sipas planeve te ketij njeriu na hapsiren kosmike eshte stacjoni i vetem rus ku behen kerkime nderkombetare ne hapsire. Fatkeqesishte ky njeri vdiq dhe pas vdekjes se tij Brauni filloi te punonte per amerikanet.Me ka bere sidomos pershtypje respekti me e cilen realizuesit e filmit ( amerikane ) flisnin per kete njeri gjeni ( rusin ).
Quhej Sergej Korolev biles donin ti jepnin çmimin nobel , por ruset derisa ai vdiq nuk e treguan emrin e tij dhe rrjedhimidht nuk e mori kete çmim . Ishte me i mire se gjermani Von Braun .
hajriu,
Ke te drejte. Pershendetje.
brockull,as qe ju afrua von braunit…BROCKULL TOTALE!
Ah more Plaku more Plaku dhe ju te tjeret qe villni vrere dhe mllefe kundra Amerikes, jo po vodhi ket jo po vodhi ate, ju njerezit e drejtesise qe jetoni ne nje llum padrjetesishe do vendosni ballancen. U pika qe sju bie. Ju as nuk mund ta imagjinoni dot se cfare eshte Amerika dhe fuqine qe ka, sidomos grupi juaj i nostalgjikeve Enveriste. Por ndoshta dhe e dini prandaj rrini e villni vrere ne pamundesine tuaj per te bere dicka tjeter. Po pse ore njeri i Perendise mos ta vlersoj Amerikani nje Rus ? Cfare jane keto hipoteza qe ngrini vete ju njerez te vegjel se si ka mundesi qe gjoja ta vleresoj nje Amerikan nje Rus. Nje mentalitet idiotesk anadollakolindorkomunist i nje njeriu qe nuk ka patur asgje dhe sapo ka zbuluar diturine dhe tenton te vendosi ne rregull boten duke anashkaluar faktin qe me perpara duhet te rivendosi ekuilibrin tek vetja e vet. Amerika eshte nje vend i ndertuar nga gjenite qe ne Rusi dergjeshin neper burgje, apo ne vende si Shqiperia margjinalizohen nga figurat kult injorante, dhe ky trend do vazhdoj per shume aresye qe nuk kam kohe te ti shpjegoj ty si mendimtar i madh qe je. Amerika ka qene dhe do jete gjithmone perpara ne teknologji, madje kaq perpara eshte saqe i ngarkon rraqet e veta ne hapesire me rraketa Siouz Ruse qe mos deklaroj se cfare teknologjish propulsioni ka, nje verejtje qe shume shkencetare Ruse ja kane bere administrates se tyre qe ishte ne ekstaze se Amerika per disa vjet nuk do shpiente njerez ne hapesire dhe do paguante Ruset per kete rutine.
Merruni me Shqiperine mos u merrni me Amerike e Rusi se jane tjeter planet.
Edhe mua sme kujtohet emri, por ky ka qene ndihmesi i Werner Fon Braunit, ky person u kap nga ruset, se ndejti ne ate bunker ku punonin bashke, edhe per disa dite, per te hequr te gjitha planet e raketave, ndersa Fon Brauni u nis dhe u dorzua ne München tek amerikanet.
Eshte e vertete qe ruset fale ketij shkencetari, ishin me perpara se amerikanet ne kete fushe, por Fon Brauni kishte idene e dergimit te sondes ne Mars dhe si fillim nuk i interesonte dergimi i sondes ne Hene, por qe e beri me pas, per shkak se e pa se ruset, dolen shume me perpara.
Fatkeqsi qe Fon Brauni vdiq dhe nuk arriti te realizonte endren e tij te femijerise, Marsin.
Por qe te dy kane qene shkencetare te medhenj.
Plaku,une kam lexuar ne disa libra per argumentin.Gjermanet ishin larg ne misilistike(sistemet raketore)dhe ishin nje grup i madh.Lufta midis ruseve dhe amerikaneve per posedimin e kesaj teknologjie nuk do behet asnjehere publike,por shkurt,amerikanet ia dolen te bindin W.von Braun te dorezohej tek ata(sepse edhe ruset i kishin bere oferte),por ndonja 100 vete u dorezuan tek amerikanet.Amerikanet rekuperuan edhe nje ekzemplar te V2,por e permiresuan me vone dhe aty nga vitet’50 e provuan me sukses.Edhe nje inxhinier qe morren ruset(nuk e mbaj mend emrin)qe gjeni edhe ai,ndaj ruset qene te paret qe shkuan ne hapesire.Nejse,ndikonte mjaft edhe teknologjia dhe burimet financiare,qe amerikanet nuk i kursyen.Von Braun,per statistike nuk ishte vetem inxhinier ushtarak,por edhe oficer SS.L.Luarasi thote sesa i vlereson Amerika talentet e shume nga keto;ne fakt gru7pi gjerman ishte i mabjtur si ne kamp perqendrimi dhe nuk ishin kaq te lire sa po themi ne;ata trajtoheshin si rober lufte.Ishte dhe nje tjeter inxhinier gjerman qe shkoi ne Argjentine,dhe diktatura e Peron ne fshehtesi ngriti ne kembe nje projekt ambicioz,perfshire bmb atomike.Mesa di une viktima te shumta ka pasur kur beheshin provat e V2,por edhe raketat Saturn,pasi ka pasur edhe deshtime.Von Braun,ne lidhje me alienet ka thene nje profeci te tille;”Qe ata ekzistojne sot nuk jemi ne grade ta demonstrojme,ndersa ne te ardhmen do jete e pamundur qe te mohohet”.me duket se drejtori i pare i Nasa-s ka qene nazist gjerman,ndoshta jo Von Braun,por nje drejtues ushtarak i projektit.Pershendetje!
beso,
Ti qenke shume me i iformuar se une ne kete fushe. Une vetem kam pare nje film tek tv gjerman phöenix ku fliste per shkencetarin rus Korolev.
Te uroj ty dhe familjes nje fund jave te kendeshme.
Avash o profesora, avash! E bete Ameriken tamam si Shqiperia. Google pak Robert H Goddard dje shikoni qe kur e beri raketen (liquid fueled) pastaj na tregoni perralla me ruse….