Një pensionist në Gjermani është arrestuar pasi hodhi helm në disa çokollata me formën e lepurushit të Pashkëve dhe i la ato që t’i gjenin fëmijët.
Joerg- Werner Lubbe, 68 vjeç, spërkati ëmbëlsirat me helm minjsh, i ripaketoi dhe i vari në pemën e shtëpisë së tij. Ai ishte tërbuar sepse fëmijët ia vidhnin vazhdimisht gjërat që kishte vendosur në pemë si zbukurime për Pashkë.
Një djalosh, Max, 10 vjeç, u shtrua në spital pasi hëngri një çokollatë të tillë. Ai u rrëzua ndërsa ishte në shkollë.
Është një traditë në Gjermani që kopshti të dekorohet me objekte me temë Pashkët.
Pensionisti tha se i vinte keq për këtë, por fëmijët e kishin vjedhur tre herë.
?!