A do të kthehet ndonjëherë në tokë titanoboa?

3 Prill 2012, 11:36Lifestyle TEMA

Një zbulim i bërë së fundmi i ka lënë shkencëtarët gojëhapur. Sipas BBC, 58 milion vjet më parë, një gjarpër gjigand kishte ngritur një mbretëri terrori në Amerikën e Jugut. Titanoboa, siç e quajnë shkencëtarët, peshonte më shumë se një ton dhe ishte 14 metër. Gjigandi mund të gëlltiste një krokodil sikur të ishte një kafshatë.

Por pak vite më parë shkencëtarët nuk e dinin se ekzistonte diçka e tillë. “As në ëndrrat e tua më të egra nuk e imagjinon diçka të tillë,” thotë Carlos Jaramillo, një shkencëtar.

Edhe pse është një i afërm i largët i boas dhe anakondës, ai nuk ishte helmues. Në vend të kësaj prenë e godiste me forcën e trupit, e barabartë me peshën e urës së Bruklinit.

Në vitin 2002 në Kolumbi u zbulua vertebra e këtij gjarpri gjigand. Por u desh kohë derisa të gjendej kafka për të pasur një ide më konkrete. Për fat shkencëtarët zbuluan tre kafka dhe tani e kanë rindërtuar titanoboan.

Ai është ekspozuar në Muzeun e Shkencave Natyrore në Uashington dhe do nisë në vitin 2013 një tur në SHBA.

Shkencëtarët mendojnë se gjarpri u bë kaq gjigand për shkak se ishte shumë nxehtë.

Dr. Jaramillo beson se një ditë ai do të rikthehet. “Me rritjen e temperaturave, ai do rikthehet. Natyrisht do duhen miliona vite për të zhvilluar një specie të re.”

4 komente në “A do të kthehet ndonjëherë në tokë titanoboa?”

  1. beso says:

    shyqyr qe nuk eshte helmues,se ata i kam frike

  2. coku says:

    shyqyr qe nuk jeton sot se do na hante doktorin

  3. adi says:

    me te vertet mendon se do hante doktorin, doktori e ha ate hahahaha

  4. skerdi says:

    14 metra dhe peshon sa ura e Brooklin??? Po dhe tani ka gjarperinj 14 metra,,, mos ka qene 140 metra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje