Guns ‘N Roses, dëbohen fansat me bluzën e Slashit

3 Qershor 2012, 15:14Lifestyle TEMA

Të gjithë fansat e Guns ‘N Roses të cilët duan të shkojnë në një koncert të grupit legjendar të rock-ut të veshur me një bluzë ku është ish-kitaristi i grupit Slash, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo u ka ndodhur fansave në Londër të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në shfaqje nga vokalisti i grupit Axl Rose, i vetmi që ka mbetur nga formacioni origjinal i bandës së fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90.

Bluza e “ndaluar” është ajo ku shihet muzikanti me kaçurrela, Slashi, i cili disa kohë më parë është cilësuar nga Axl Rose si një “kancer që duhet zhdukur”.

Sipas revistës ‘Nme’, rojeve të sigurimit të O2 Arena i është dhënë urdhër të mos lënë të hyjë askënd që ka veshur bluzën e Slash.

“Na është thënë që njerëzve t’u kërkojmë që ta heqin dhe nëse nuk pranojnë të mos i lëmë të hyjnë”, shprehet një nga rojet për revistën.

Në këtë mënyrë në O2 Arena janë parë skena të pakëndshme përzëniesh nga stadiumi dhe gjithashtu janë parë shumë fansa duke ndjekur koncertin gjysmë të zhveshur.

3 komente në “Guns ‘N Roses, dëbohen fansat me bluzën e Slashit”

  1. Obergruppenfuhrer says:

    Guns’n Roses ISHTE nje grup i lavdishem me Slash, Duff McCagan, Dizzy Reed, Matt Sorum, Izzy Stradlin. Axl Rose eshte trap komplet, POR shume i talentuar.

  2. Argita_B says:

    Mendova se Axl Rose ishte transformuar vetem fizikisht, po qenka transformuar dhe psikollogjikisht!
    Harron se nese sot vazhdon te ushtroje profesionin dhe pasionin qe ka, kete e ben se ka njerez qe kane pelqyer e pelqejne muziken e tij, qe paguajne shume shtrenjt disqet, biletat e koncerteve, keshtu qe me ça bluze vishen, ky eshte problemi i tyre!
    Nuk e njoh ligjin anglez, po ne nje salle publike, ku dikush paguan bileten, asnje nuk ka te drejte ti heqi rrobat qe ka veshur me preteksin qe nuk i pelqejne kengetarit.
    Nese do te kishte dy pare mend, sot do ishte me grupin qe krijuan, si Rolling Stones, Bon Jovi, Scorpions…

  3. shabani nga babrruja says:

    pune koqesh.. pale sa miell kane pire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje