Vret veten në chat, nuk e ndihmon kush se janë anonimë

5 Qershor 2012, 11:01Lifestyle TEMA

Një adoleshent nga Nebraska, SHBA, qëlloi veten në kokë duke pozuar me armë ndërsa fliste në një ‘chat room’.

Përdoruesit e shokuar shikonin se si 19 vjeçari Trevor George nxori një pistoletë, e vendosi në kokë dhe tërhoqi këmbëzën.

Pas tre muajsh hetimi, policia ka arritur në përfundimin se nuk ishte vetëvrasje, por një aksident.

Policia tha se në armë nuk mendohej të kishte plumb dhe George kujtoi se po bënte lojë.

Policia shtoi se njerëzit në dhomën e chat-it nuk e njihnin George dhe nuk dinin emrin e tij që të raportonin për ngjarjen ose të kërkonin ndihmë.

Prindërit e djaloshit nuk ishin në shtëpi dhe nuk e morën vesh vdekjen deri kur policia i njoftoi.

George ishte një nxënës shumë i mirë dhe nuk kishte asnjë problem mendor.

1 komente në “Vret veten në chat, nuk e ndihmon kush se janë anonimë”

  1. Obergruppenfuhrer says:

    Ah sikur te ishte jevgu pederast i etiopise turkoFAGGOT anastas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje