Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, thotë se pulat McNuggets ishin çelësi i suksesit të tij kur fitoi medaljen e artë për 100 metra në Pekin në vitin 2008. Tani ai duhet të jetë i lumtur se do i duhen vetëm 20 sekonda për të vrapuar nga pista e stadiumit olimpik në Londër drejt restorantit më të madh McDonald’s.
Ky restorant gjigand, një nga katër të tillë në parkun olimpik, do jetë vetëm 200 metra larg nga stadiumi olimpik dhe do hapet muajin tjetër për gjashtë javë gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.
Ky rrjet është një sponsor i shumëdebatueshëm i Lojërave Olimpike. Gjatë periudhës gjashtëjavore, McDonald’s shpreson të shesë më shumë se 50 mijë hamburger Big Mac dhe 180 mijë racione patate të skuqura.
Restoranti i përkohshëm do ketë vende për 1500 klientë dhe do punësojë 2 mijë njerëz. Në total 12 mijë njerëz kanë aplikuar për punë. Ai është ndërtuar nga materiale të riciklueshme.
Ne nje gazete angleze thuhej qe shume nga aplikuesit per pune ishin greke.Une mendoj qe edhe Shqiperia duhet te hape tregun e punes edhe per fqinjet tane greke.