Policia në SHBA ka arrestuar 190 persona në një operacion gjigand kundër pornografisë së fëmijëve.
Sipas BBC, operacioni “Orion” bëri të mundur edhe shpëtimin e 18 fëmijëve.
Arrestimet janë bërë kryesisht në SHBA, por ka pasur edhe arrestime në Spanjë, Argjentinë, Filipine dhe Britani të Madhe.
Mes të arrestuarve ishte edhe një dado 35 vjeçare në Luiziana, që dyshohet se përdorte një fëmijë shtatë vjeç për të bërë pornografi.
Tetë persona janë arrestuar në Los Anxhelos, përfshi dhe njërin që kishte takuar viktimën e tij 12 vjeçare në internet.
Nuk janë dhënë detaje për arrestimet jashtë vendit. Por Departamenti i Drejtësisë ka listuar edhe Serbinë, Suedinë dhe Hollandën si vende ku është zhvilluar operacioni. Prokurori i Përgjithshëm tha se ky grup i rrezikshëm shiste imazhe seksuale edhe të fëmijëve poshtë pesë vjeç.
Duhet te kete nje qendrim sa me te ashper ndaj ketyre bishave, mjere ata qe u bejne te tilla gjera femijeve. Shpresoj qe se shpejti te shtrihet edhe ne Shqiperi.
Mateu 18:6 Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit.